Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Kolonët izraelitë rrahin për vdekje qytetarin amerikan

    Kolonët izraelitë rrahin për vdekje qytetarin amerikan

    Si dhe pse Izraeli vret edhe mjekët

    Si dhe pse Izraeli vret edhe mjekët

    Kush janë të dënuarit për Srebrenicën?

    Kush janë të dënuarit për Srebrenicën?

    Pamje historike: kur komunistët dorëzojnë armët…

    Pamje historike: kur komunistët dorëzojnë armët…

    Srebrenica: 30 vjet nga një gjenocid mu në zemër të Evropës dhe Gaza

    Srebrenica: 30 vjet nga një gjenocid mu në zemër të Evropës dhe Gaza

    Albanese, “flakë për flakë” me SHBA

    Albanese, “flakë për flakë” me SHBA

    Sot, tre dekada nga Gaza e djeshme në Ballkan

    Sot, tre dekada nga Gaza e djeshme në Ballkan

    Një nëndetëse bërthamore amerikane, në një qytet evropian për herë të parë në histori

    Një nëndetëse bërthamore amerikane, në një qytet evropian për herë të parë në histori

    Videoja e parë e Oçalanit nga viti 1999, deklamimi: Lufta jonë mbarroi!

    Videoja e parë e Oçalanit nga viti 1999, deklamimi: Lufta jonë mbarroi!

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Si të rrisësh peshq dhe perime bashkë: Bledar Zhejani, krijuesi shqiptar i sistemit ekologjik më të avancuar bujqësor

by te Sheshi
26/09/2017
in Ekonomi, Kryesore, Sociale & Shoqëri
Reading Time: 4 mins read
A A
Si të rrisësh peshq dhe perime bashkë: Bledar Zhejani, krijuesi shqiptar i sistemit ekologjik më të avancuar bujqësor

Nga Ylli Pata

Jemi në komunën Bushat, Shkodër, duke udhëtuar mes fshatrat fushorë me rrugë të shtruara, por të ngushta. Ndihet aroma e bagëtive, ndërsa pemët e shegëve janë përkulur nën peshën e frutave të bukur të vjeshtës. Në sfond dëgjohet zëri i hoxhës që thërret ezanin, faljen e drekës për besimtarët myslimanë të kësaj zone.

Në këtë fshat mund të gjesh gjithçka që ka një fshat shqiptar, por edhe diçka që nuk ta pret mendja kurrë: një teknologji moderne, inovatore që futet për herë të parë në Shqipëri, teknologjinë Aquaponics, një kombinim i rritjes së gjallesave ujore me bimë të ndryshme.

Jemi nisur për  tek shtëpia e Bledar Zhejanit, po ashtu një besimtar mysliman, i cili bashkë me gruan dhe nënën e tij po na pret tek porta e shtëpisë.

Bledari ka udhëtuar nga Tirana, ku punon në një shtëpi botuese për librat mjekësorë, për të pritur grupin e gazetarëve që zyra e UNDP-së (programi i zhvillimit të Kombeve të Bashkuara) në Tiranë ka ftuar për të parë  disa biznese të reja të hapura në kuadër të një projekti të këtij organizmi me mbështetjen financiare të qeverisë zvicerane. Projekti i vetpunësimit të të rinjve ka ndihmuar deri më tani në hapjen e 83 bizneseve të reja dhe Bledari është një nga përfituesit me një vlerë 500 mijë lekë të reja.

Ideja e tij inovatore ka tërhequr vëmendjen e jurisë që do të bënte përzgjedhjen që në fazën e parë të konkurimit.

Në oborrin e shtëpisë së tij janë ndërtuar disa vaska peshku të mëdha prej betoni dhe pranë tyre një serë perimesh. Mbi çatinë që mbulon vaskat ndodhen panelet diellore, bateritë që mbajnë energjinë për një kohë më të gjatë dhe ngrohin direkt ujin e pusit që ndodhet pak më tej.

Me një buzëqeshje që nuk i hiqet asnjë moment nga fytyra, Bledari na tregon se çfarë po bën në gjithë këtë projekt, i cili kërkon dhe pak kohë që të vihet në funksionim. Ai na fton të shkojmë sërish pas disa muajsh që të shohim peshqit dhe bimët.

Ushqimit organik që çdokush mund ta ketë në shtëpi

Bledari shpjegon se Aquaponics është një sistem ekologjik i avancuar që merret me rritjen e gjallesave ujore si peshku, karkalecat e detit, etj., (Aquaculture) në simbiozë me rritjen e perimeve/frutave në ujë si sallata, domate, luleshtrylle, etj., (Hydroponics) në mënyrë natyrale PA përdorimin e pesticideve apo hormoneve dhe të integruar me teknologjinë bashkëkohore për të reduktuar në minimum punën dhe për të automatizuar proçeset.

“Disa nga avantazhet më të rëndësishme të këtij sistemi sipas tij janë: reduktim i punës dhe i sëmundjeve në maksimum sepse nuk përdorë tokën; reduktim i konsumimit të ujit në maksimum sepse reciklohet; përdorim i hapësirës në maksimum, bimët mbillen më afër si dhe vertikalisht; mund të bëhet edhe në ballkonin e shtëpisë apo në ambjente të mbyllura; rritje të sasisë së prodhimit për njësi kohe; rritje të cilësisë së produkteve; është eco-friendly, nuk prodhohen mbetje të dëmshme për mjedisin; po ashtu është human-friendly, nuk përdoren hormone dhe pesticide; redukton dioksidin e karbonit  dhe prodhon oksigjen; dhe së fundmi është shkencë natyrore dhe teknologji për edukimin e fëmijëve dhe të rriturve”.

Bledari ka studiuar për radiologji mjekësore në Padova në Itali, por kontakti me këtë lloj biznesi atje dhe pas ka lexuar për përdorimin e kësaj teknologjie në disa vende të zhvilluara,  i nxiti idenë që ta sjellë edhe në vendin tonë.

Në një gjuhë më të thjeshtuar për ata që nuk kanë njohuri të mjaftueshme nga e gjithë kjo teknologji ai sqaron se pasi ndërtohet akuariumi me peshq, peshqit prodhojnë amoniak dhe amoniaku në ndërveprim me bakteret që gjenden në mënyrë natyrale në vaskën e peshqeve nga mbetjet ushqimore, kthehet në nitrat.

“Ne e dimë që nitrati është ushqim për bimët. Ne e dimë nga bujqësia që kjo lëndë blihet në farmaci për t’i rritur bimët më shumë dhe më të shëndetshme. Por në këtë mënyrë kjo lëndë prodhohet në mënyrë natyrale duke i rritur bimët në mënyrë 100 për qind organike.  Bimët do të kenë rrënjët në ujë dhe pjesën tjetër lart mbi akuarium që të marrë ajër. Peshqit dhe bimët do të jetojnë bashkë.  Peshku prodhon ushqimin për bimët, bimët thithin ushqimin e  nevojshëm dhe uji rikthehet i pastruar tek peshqit”, sqaron Bledari.

Ai ka vendosur të rrisë disa lloje bimësh kryesisht perimet e tavolinës si sallata, domate, speca, kastraveca, etj..

Por jo vetëm kaq. Bledari mendon që të tentojnë për një bimë shumë të shtrenjtë siç është shafrani, që përdoret në mjekësi dhe në kuzhinë.

Gjithashtu ai beson se këtë biznes inovator ta shpërndajë tek fermat e tjera shqiptare dhe pse jo të ndërtojë edhe sisteme të vogla për përdorim vetjak në shtëpi.

 “Ideja ime është ta bëj një sistem komercial dhe të arrijmë të bëjmë dhe sisteme të vogla që të ofrojmë shërbime për ata që duan ta provojnë në shtëpinë e tyre, për qëllime familjare, për familjen, plus miqtë, komshinjtë apo dhe në një sipërfaqe më të madhe për të shitur”, thotë ai.

Bledar Zhejani është shumë entuziast në atë që po bën dhe beson se kjo teknologji do të jetë e ardhmja e prodhimit të ushqimit bio dhe njëkohësisht edhe e rritjes së peshqëve. Bashkëshortja dhe nëna e tij janë po ashtu optimiste dhe e ndihmojnë në këtë sipërmarrje.  Entuziazmi i tij është ngjitës. Dëshira për të ngrënë perime bio në një botë të mbushur me pesticide dhe hormone injektoi tek shumica prej nesh idenë e çmendur të blerjes së një akuarimi me peshq dhe rritjes së sallatës brenda shtëpisë sonë. /tesheshi.com/

Related Posts

A do ta marrë Francesca Albanese çmimin Nobel?
Individualitet

A do ta marrë Francesca Albanese çmimin Nobel?

12/07/2025
Si dhe pse Izraeli vret edhe mjekët
Kryesore

Si dhe pse Izraeli vret edhe mjekët

11/07/2025
Srebrenica: 30 vjet nga një gjenocid mu në zemër të Evropës dhe Gaza
Ballkani

Srebrenica: 30 vjet nga një gjenocid mu në zemër të Evropës dhe Gaza

11/07/2025
Next Post
Gripi australian drejt Europës, mediat britanike japin alarmin: ja pasojat…

Gripi australian drejt Europës, mediat britanike japin alarmin: ja pasojat…

Hapat e thjeshtë për të kuptuar nëse u kanë hakuar laptopin

Hapat e thjeshtë për të kuptuar nëse u kanë hakuar laptopin

Autoritetet kurde: votuan 72% në referendum, rezultatet vetëm pas 3 ditësh

Autoritetet kurde: votuan 72% në referendum, rezultatet vetëm pas 3 ditësh

TË FUNDIT

  • Të fundit
Hetimi i rrëzimit të Air India: ç’u tha nga pilotët pak para katastrofës?

Hetimi i rrëzimit të Air India: ç’u tha nga pilotët pak para katastrofës?

12/07/2025
Kolonët izraelitë rrahin për vdekje qytetarin amerikan

Kolonët izraelitë rrahin për vdekje qytetarin amerikan

12/07/2025
A do ta marrë Francesca Albanese çmimin Nobel?

A do ta marrë Francesca Albanese çmimin Nobel?

12/07/2025
Trump i kthen shpinën Putinit: sa do të zgjasë?

Trump i kthen shpinën Putinit: sa do të zgjasë?

12/07/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Roald A. Hysa: Logo “hallall” dhe “turizmi hallall”

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • Get Xanax Online
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo
  • Safely Buy Diazepam or Valium Online
  • Tramadol hydrochloride Online

Na ndiqni