Është koha e gështenjave. Qoftë të pjekura apo të ziera, aroma e tyre është e pa rezistueshme, posaçërisht kur kërkojmë diçka që të na ngrohë.
Si fillim bëni një çarje në gjatësinë e gështenjës me një thikë dhe më pas i hidhni në një enë me ujë të ftohtë. Shtojini kripë dhe lërini që të qëndrojnë gjysmë ore në ujë e më pas nisni ta ngrohni atë.
Fusni në furrë në 200 gradë celsius rreth 15 minuta.
Pasi t’i nxirrni nga furra, mbulojini me leckë kuzhine për 15 minuta.
Kokrrat e gështenjës kanë vlerë të lartë ushqyese e dietike. Ato përmbajnë rreth 40 për qind niseshte, kur janë të freskëta./tesheshi.com/