Qoftet janë një gatim mjaft i përhapur në të gjithë botën, por sot po ju sjellim recetën e qofteve turke. Kjo recetë është mjaft e ngjashme me mënyrën sesi i gatuajnë dhe amvisat shqiptare.
Përbërësit:
750 g mish të bluar
2 qepë
2 feta bukë pa kore
1 vezë
1 tufë majdanoz
1 lugë e kafeje kumin
2 lugë kafeje kripë
Gjalpë për skuqje
Përgatitja:
Njomeni bukën në ujë dhe kullojeni, më pas thërrmojeni në tepsi. Shtoni përbërësit e tjerë dhe të gjithë bashkë përziejini mirë. Formoni topthat në madhësinë e dëshiruar dhe skuqini nga të gjitha anët në gjalpin e nxehur, derisa të marrin ngjyrë të gështenjtë. Shërbeni qoftet me perime të freskëta, pure patatesh apo me shtojca të tjera sipas dëshirës./tesheshi.com/