Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Al-Sharaa prezantoi emblemën e re të Sirisë: ç’simbolizon shqiponja e artë?

    Al-Sharaa prezantoi emblemën e re të Sirisë: ç’simbolizon shqiponja e artë?

    Kështu sfidohet Trump nga Putin

    Kështu sfidohet Trump nga Putin

    Virus i rrallë por vdekjeprurës

    Virus i rrallë por vdekjeprurës

    Associated Press: Ja si qëllohen palestinezët në vendet e ndihmës

    Associated Press: Ja si qëllohen palestinezët në vendet e ndihmës

    Gaza: një thes miell, më e çmuar se jeta!

    Gaza: një thes miell, më e çmuar se jeta!

    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një  kryebashkiak japonez

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një kryebashkiak japonez

    Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

    Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

    A do ta aneksojë Izraeli Bregun Perëndimor?

    A do ta aneksojë Izraeli Bregun Perëndimor?

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Si të jesh një autokrat i suksesshëm? Ç’na rrëfen Kate Winslet në filmin e saj të ri “Regjimi”

Një dramë satirike që do të shfaqet së shpejti në Amerikë dhe Britaninë e Madhe

by te Sheshi
26/03/2024
in Kryesore, Kulturë
Reading Time: 4 mins read
A A
Si të jesh një autokrat i suksesshëm? Ç’na rrëfen Kate Winslet në filmin e saj të ri “Regjimi”

“The Economist”

Udhëheqësja tekanjoze e një vendi të paidentifikuar në Evropën Qendrore, Elena Vernham, lëviz nëpër pallatin e saj brenda një dhome oksigjenimi të lëvizshme. Ajo bisedon me kufomën e balsamosur të babait të saj. Me interpretimin e saj në këtë rol, Kate Winslet, të kujton personazhin emblematik Veruca Salt, vajzën e llastuar në filmin e famshëm “Charlie and the Chocolate Factory”.

Zbavitjet, dashuritë por edhe aneksimet territoriale të Elenës përshkruhen në filmin e ri “The Regime” (Regjimi), një dramë satirike që do të shfaqet së shpejti në Amerikë dhe Britaninë e Madhe. Është një shfaqje televizive, e cila nxjerr në pah disa nga tiparet me shqetësuese të autokracive.

Elena dhe vendi i saj shfaqen në një ndërthurje dinake të njerëzve dhe vendeve reale. Filmi i bën jehonë Rumanisë komuniste nën Nikolae Ceausescu që pati një fat tragjik, por edhe të grushtit të shtetit të dështuar në Bashkimin Sovjetik në vitin 1991, kur televizioni shtetëror transmetoi ndërkohë operën “Liqeni i Mjellmave” (në film transmetohet opera “Berberi i Seviljes”).

Modeli i flokëve me gërsheta i Elenës nxit krahasimet me Yulia Tymoshenkon, ish-kryeministren karizmatike të Ukrainës. Por ndikimi kryesor vjen nga Rusia e Vladimir Putinit. Filmi nis fillon me mbërritjen në pallat të ushtarakut harbut Herbert Zubak (luajtur nga Matthias Schoenaerts).

Për shkak të rolit të tij në një masakër, të cilën askush nuk e lë që ta harrojë, pseudonimi i tij është “Kasapi”. Ky është edhe mesazhi i parë i filmit: Herbert promovohet në detyrë pikërisht për shkak të kësaj njolle në karrierë. Ashtu si gjithë autokratët e tjerë, Elena e di se njerëzit e kompromentuar janë më të kontrollueshëm.

Regjime si i saji mbështeten tek shantazhi i ndërsjelltë, ku çdo oborrtar ka mëkatet e veta dhe ku një njeri i ndershëm është tërësisht i padobishëm për sistemin. Të gjithë duhet t’i kenë duart e tyre të zhytura në gjak. Më pas, mos harroni dhomën portative të oksigjenit.

Hipokondria e Elenës – që tmerrohet nga sporet – motivon udhëheqës germofobë (që kanë shumë frikë mbikrobet), që janë tejet të fiksuar për shëndetin e tyre, por që nga ana tjetër lënë tërësisht pas dore qytetarët e tyre. Por tekat e saj janë gjithashtu ushtrime të pushtetit autokrat.

Nëse ajo thotë se sporet e dëmshme e përshkojnë pallatin e saj, kjo me siguri ndodh. Të gjithë duartrokasin kur ajo këndon edhe pse me një intonim të tmerrshëm, ashtu siç rusët duartrokasin Putinin sa herë që ai luan në hokej mbi akull. Synimi nuk është të bësh askënd të besojë tek fantazi dhe gënjeshtra të tilla, por t’i detyrosh nënshtetasit t’i përtypin ato, duke nënvizuar kësisoj fuqinë e autokratit. Ju nuk duhet të besoni mohimin e Kremlinit mbi vrasjen e Alexei Navalny në një gulag rus. Nëse do ta bënit, do të zbehej mesazhi frikësues i vrasjes. Qëllimi është të shtohet fyerja intelektuale ndaj lëndimit vdekjeprurës.

Elena u flet nënshtetasve të saj nëpër fjalime televizive, duke i quajtur ata “të dashurit e mi”.

Siç bëjnë zakonisht autokratët, edhe ajo pretendon se ka një lidhje mistike me njerëzit e vendit të saj. Kur në fakt i përbuz dhe i urren takimet me ta. Sigurisht shqetësohet për besnikërinë e tyre, siç priren të bëjnë sundimtarët kur asfiksohet debati normal.

“Ata duan të shohin Amerikën të goditur me një grusht dhëmbëve!”- thotë në film një aparatçik për bashkatdhetarët e tij. Ashtu si në shumë vende të vogla, Elena luhatet midis joshjes dhe zemërimit për ndërhyrjen e amerikanëve. Ajo përpiqet që të vërë kundër njëri-tjetrit Uashingtonin dhe Pekinin.

Por edhe pse ajo e denoncon Amerikën, ajo kënaqet me kulturën e saj pop, duke parë mbrëmjeve serialin e famshëm “Friends”. Përveç sulmeve verbale ndaj Perëndimit, Elena përdor dy taktika autokratike. Ajo trumbeton me të madhe një goditje të fortë ndaj korrupsionit (pavarësisht se vetë ka fshehur shumë para në parajsat fiskale) dhe anekson një pjesë territori të një vendi fqinj.

Sanksionet ndaj këtij regjimi, nënkuptojnë se një zyrtar i lartë është i pakënaqur pse nuk mundet ta përdorë më vilën e tij në Miami. Ndërsa rrethanat përkeqësohen, miqtë duhet të llogarisin se kur duhet të arratisen nga vendi, një dilemë kjo shumë e njohur për xhelatët, nga Kajro në Karakas.

Në aspektin artistik, filmi ka të metat e tij. Ai rreket më kot t’ju nxitë të merakoseni për personazhet e tij, edhe pse nga ana tjetër i fshikullon. Dialogu nuk është aq zbavitës sa tek seriali “Succession”. Por në një mënyrë autokratike, ai godet në shenjë mbi të gjitha në përshkrimin e mënyrës se si ky lloj pushteti, është në vetvete një lloj performance e deformuar.

“A mund të jetë gjithçka thjesht një teatër?”- pyet veten një zyrtar i lartë kur një oligark poshtërohet publikisht prej Elenës. Megjithatë në regjime të tilla, teatri është mënyra bazike e krijimit të shtetit. Nuk është vetëm fakti që “pamjet” kanë më shumë rëndësi sesa thelbi i ngjarjeve.

Autokrati zëvendëson konkurrencën politike me ritualin dhe spektaklin (siç ishin zgjedhjet farsë në Rusi). Politika në këto vende është një karikaturë e demokracisë, një pantomimë satirike, në të cilën të gjithë janë të përfshirë në një shaka të madhe. Pra në një autokraci, politika është shpesh një shfaqje absurde, por me pasoja tragjike. /tesheshi.com/

Related Posts

Al-Sharaa prezantoi emblemën e re të Sirisë: ç’simbolizon shqiponja e artë?
Kryesore

Al-Sharaa prezantoi emblemën e re të Sirisë: ç’simbolizon shqiponja e artë?

04/07/2025
Hamasi shqyrton një armëpushim, por lufta vazhdon: a do të ketë një marrëveshje?
Diplomaci

Hamasi shqyrton një armëpushim, por lufta vazhdon: a do të ketë një marrëveshje?

03/07/2025
Ishte 3 korriku 1971…dita e fundit për këtë gjeni në mbrapshti
Kulturë

Ishte 3 korriku 1971…dita e fundit për këtë gjeni në mbrapshti

03/07/2025
Next Post
Gjermani: një musliman shembullor çon në gjyq një gazetar idiot

Gjermani: një musliman shembullor çon në gjyq një gazetar idiot

Shembja e një ure në SHBA: ç’ndodh një ditë më pas?

Shembja e një ure në SHBA: ç’ndodh një ditë më pas?

Shkarkim/emërimet e reja të Zelensky-t

Shkarkim/emërimet e reja të Zelensky-t

TË FUNDIT

  • Të fundit
Nga Suezi në Hormuz: kur një ngushticë destabilizon ekonominë globale

Nga Suezi në Hormuz: kur një ngushticë destabilizon ekonominë globale

04/07/2025
Al-Sharaa prezantoi emblemën e re të Sirisë: ç’simbolizon shqiponja e artë?

Al-Sharaa prezantoi emblemën e re të Sirisë: ç’simbolizon shqiponja e artë?

04/07/2025
Kështu sfidohet Trump nga Putin

Kështu sfidohet Trump nga Putin

04/07/2025
Virus i rrallë por vdekjeprurës

Virus i rrallë por vdekjeprurës

04/07/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Nga Edmond Arizaj: “Sindromi Leart Vasili” dhe shoqëria shqiptare

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni