Martin Schapendonk është një bloger i ri, i cili ka postuar një teknikë të re revolucionare të heqjes së letrës së ngjitshme, pa krijuar përthyerjen e bezdisshme që hasim të gjithë.
Edhe ju me siguri si pjesa e tjetër e botës, kur doni të përdorni një letër me ngjitëse, e kapni atë nga fundi dhe e tërhiqni deri sa pjesa e fundit me ngjitëse të shkëputet nga blloku. E pra, jeni duke bërë një gabim.
Duke e kapur letrën nga njëra anë e pjesës së ngjitur dhe ta tërhiqni, nuk do të keni përthyerjen që në shumë raste e bën letrën të mos qëndrojë e ngjitur./tesheshi.com/