Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një  kryebashkiak japonez

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një kryebashkiak japonez

    Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

    Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

    A do ta aneksojë Izraeli Bregun Perëndimor?

    A do ta aneksojë Izraeli Bregun Perëndimor?

    Klima që i kushton Evropës miliarda euro

    Klima që i kushton Evropës miliarda euro

    Pendesa e Elon Musk

    Pendesa e Elon Musk

    Viktimat e një qytetërimi me rrënjë dhune

    Viktimat e një qytetërimi me rrënjë dhune

    Qershori, “muaji i zi” izraelit në Gaza

    Qershori, “muaji i zi” izraelit në Gaza

    Gjykata e Beogradit liron gjeneralin serb për krimet në Srebrenicë

    Gjykata e Beogradit liron gjeneralin serb për krimet në Srebrenicë

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Si të bëni pazar në Stamboll si një profesionist

by te Sheshi
23/09/2015
in Ekonomi, Kryesore, Sociale & Shoqëri
Reading Time: 4 mins read
A A
Si të bëni pazar në Stamboll si një profesionist

Nga Izlem Arsıya

Stambolli është konsideruar për shekuj një qendër tregtie, si dhe një parajsë për gjurmuesit e pazarbërjes. Të mësosh të hahesh në pazar është hapi i parë për të marrë një çmim më të mirë nga dyqanxhinjtë. 

Stambolli ka qenë për shekuj me radhë një qendër për tregti. Mallra dhe shërbime nga e gjithë bota mblidhen në qytet për t’u shpërndarë në pjesë të tjera të Turqisë, si dhe në Europë. Kësisoj, është e pashmangshme që kultura e bërjes pazar t’i ketë rrënjët të ngulura thellë në shpirtin e qytetit.

Bërja pazar është e njohur për blerësit e përditshëm si një mënyrë e negociimit të çmimit të një artikulli a të një shërbimi përmes një diskutimi. Ky lloj negocimi është një akt i zakonshëm në Stamboll mes turistëve dhe dyqanxhinjve vendas, si dhe banorëve të qytetit. Ndonëse domethënia e fjalës ka një kuptim të qartë, vetë akti i bërjes pazar nuk mund të jetë aq i lehtë për një person që kërkon një ulje çmimi. Të hahesh në pazar është diçka universale, por ka ca fraza dhe veprime të veçanta, të përdorura posaçërisht në Stamboll, që mund t’ju ndihmojnë të bleni artikuj për një çmim më të mirë.

Kapalicarsi

Kur vjen puna te të bërit pazar, hapi i parë është ta përgatisni veten për negociata. Ashtu si gjithçka tjetër në këtë qytet historik, edhe akti i bërjes pazar është thellësisht i ndikuar nga kultura otomane. Jini të përgatitur për të shkëmbyer përshëndetje miqësore me poseduesit, si edhe të pini çaj apo kafe turke. Kujtoni se do të ketë sjellje të çmimit lart e poshtë, e mbase dyqanxhiu ka për të harxhuar shumë kohë duke ju treguar me një zë miqësor mbi cilësinë e produkteve dhe se si janë bërë ato. Eshtë e udhës ta kini parasysh se këto janë teknika për t’ju blerë mendjen, kështu që mbajtja e një fytyre pa shprehje gjatë këtyre bisedave mund t’ju ndihmojë në negociatën përfundimtare.

Pas kësaj, hapi i ardhshëm dhe më i rëndësishëm është të bërit e detyrës suaj të shtëpisë. Më parë se të nisni kërkimin për çmime më të ulëta për artikuj apo shërbime, silluni nëpër qytet për të krahasuar çmimet dhe cilësinë. Shkoni të paktën në ca dyqane përpara se të bleni artikujt, për t’u siguruar se po bëni pazarin më të mirë, ndërsa kjo do t’ju bëjë të kuptoni para se t’i hyni një lloj negociate se sa po paguajnë vendasit. I bërë siç duhet, ky hap i parë mund t’ju japë dorë ndërsa përfshiheni në ujdinë e fundit monetare për artikuj apo shërbime; çka mbetet është diçka fare e kollajtë.

KAPALICARSI VE BOGAZ'DAKI YALILAR BASTA OLMAK UZERE KORUMA ALTINDA BULUNAN VE TICARETHANEYE DONUSEN YERLERDEN VERGI ALINMASI ICIN DUGMEYE BASILDI. DUZENLEMENIN TORBA YASA TEKLIFINE EKLENMESI ICIN CALISMA YAPILIYOR.

Rregulli i parë i të bërit pazar është të mos e tregoni kurrë se sa e doni vërtet një artikull. Përpiquni të mos e shfaqni emocionin se keni gjetur gjënë e duhur, sepse nëse shitësi mendon se artikulli nuk ju intereson, ka për të qenë më e lehtë për një zbritje çmimi. Ndërsa pyesni se sa është një artikull, silluni të shkujdesur. Zini me duar dhe ca artikuj të tjerë që mund ta shpërqendrojnë shitësin, e pyesni dhe për çmimin e tyre. Nëse nuk e dini nëse është e pranueshme të negocioni për një artikull, thjesht thoni se është shumë i shtrenjtë dhe prisni që dyqanxhiu të japë një çmim më të ulët. Mos ngurroni të largoheni apo të dilni nga dyqani; zakonisht shitësit do t’ju vinë pas, e do t’ju përgjërohen të ktheheni për artikullin me një çmim të ulur.

Çmimi i vendosur në artikuj në zonat e njohura se tërheqin turistë është rëndom 30-40 për qind më i lartë se vlera e tyre. Ndërsa negocioni, gjithmonë ofroni pak më shumë se gjysma e çmimit në etiketë. Shitësi i rrit çmimet duke e ditur se ju do të donit t’i ulte, kështu që mos u shkurajoni nëse ata qeshin me ofertën tuaj apo ngjajnë të ofenduar. Kujtoni se ata janë mjeshtra për këtë gjë, dhe indinjata e tyre është thjesht shfaqje në të shumtën e kohës.

download

Pazarllëku është një lojë që luhet nga të dyja palët. I thoni të zotit të dyqanit se do të hidhni sytë përreth dhe se çmimet e tij janë shumë mbi çmimin normal të kërkuar. Ky është momenti kur hyn në punë kryerja siç duhet e detyrës suaj të shtëpisë. Mos druani t’i tregoni shitësit emrat e dyqaneve dhe zonave në qytet që kanë çmime më të ulëta. Le ta marrë vesh ai se nuk ua ha qeni shkopin në blerje dhe se e dini çmimin normal për artikullin apo shërbimin. Po ashtu kujtoni se blerja e një numri artikujsh nënkupton gati gjithmonë ulje çmimi, kështu që ju mund të doni të merrni dhe ca gjëra të tjera aty.

Zgjedhja e momentit të volitshëm është çelësi; largimi apo dalja nga dyqani në kohën e duhur është pjesa vendimtare e pazarllëkut. Po qe se e bëni dyqanxhiun të besojë se është gati të humbasë një klient e një shitje, ai do të hidhet nxitimthi për t’ju tërhequr rishtas në lojë. Jini të vendosur dhe mos shfaqni ngurrim në lënien pas të artikullit. Dyqanxhinjtë vendas e kanë për zemër një sfidë për së mbari, dhe pas një negociate të mirë, të dyja palët kanë për të qenë të lumtura me pazarin!

Përktheu: Bujar M. Hoxha – tesheshi.com           

Related Posts

Hamasi shqyrton një armëpushim, por lufta vazhdon: a do të ketë një marrëveshje?
Diplomaci

Hamasi shqyrton një armëpushim, por lufta vazhdon: a do të ketë një marrëveshje?

03/07/2025
Papa me Emine Erdogan: Turqia, e rëndësishme për të krishterët!
Sociale & Shoqëri

Papa me Emine Erdogan: Turqia, e rëndësishme për të krishterët!

03/07/2025
Një “mister” i bregdetit italian si alarm mjedisor
Kryesore

Një “mister” i bregdetit italian si alarm mjedisor

03/07/2025
Next Post
Huliganët serb shfaqen në Shqipëri: vulosin simbolet e tyre në qendër të Tiranës

Huliganët serb shfaqen në Shqipëri: vulosin simbolet e tyre në qendër të Tiranës

Andromaqi Harito, ish-mësuesja e Bllokut: Enveri nuk vinte në takim me prindër, Nexhmija po

HRW denoncon shembjen e shtëpive në kufi me Gazën: u zhvendosën pa paralajmërim 3200 familje

HRW denoncon shembjen e shtëpive në kufi me Gazën: u zhvendosën pa paralajmërim 3200 familje

TË FUNDIT

  • Të fundit
Ngjan e pabesueshme: Diogo Jota nuk jeton më….

Ngjan e pabesueshme: Diogo Jota nuk jeton më….

03/07/2025
Hamasi shqyrton një armëpushim, por lufta vazhdon: a do të ketë një marrëveshje?

Hamasi shqyrton një armëpushim, por lufta vazhdon: a do të ketë një marrëveshje?

03/07/2025
Ishte 3 korriku 1971…dita e fundit për këtë gjeni në mbrapshti

Ishte 3 korriku 1971…dita e fundit për këtë gjeni në mbrapshti

03/07/2025
Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

03/07/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Nga Edmond Arizaj: “Sindromi Leart Vasili” dhe shoqëria shqiptare

Nga Fitim Zekthi: Kriza e PD-së, si krizë kulturore

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni