Reçeli i ftoit ka një shije të ndryshme nga çdo reçel pasi është pak i thartë dhe ka një aromë të ngjashme me trëndafilin.
Përbërësit:
1 kg ftonj
700 gr sheqer
lëngun e një limoni
3 feta limon
1 lugë çaji vanilje.
Përgatitja:
Lajmë ftonjtë mirë e mirë dhe i presim në copa të vogla me gjithë lëkurë. Ndërkohë që i presim i hedhim në një tas të madh me ujë dhe me disa feta limoni brenda që të mos nxihen.
Kur të kemi mbaruar me prerjen e tyre,i heqim nga uji me limon i hedhim në një tenxhere me dy gota ujë të ftohtë. I ziejmë në zjarr mesatar derisa fruti të jetë zbutur plotësisht për 20-30 minuta.
Në këtë moment i kalojmë në mikser për ti bërë pure dhe i rivendosim në një tenxhere të pastër ku shtojmë sheqerin,vaniljen dhe e lemë të gatuhet në zjarr të ulët për 40 minuta duke e trazuar herë pas here me një lugë druri.
Kur përbërja të jetë homogjene shtojmë lëngun e limonit dhe e gatuajmë për 5 minuta të tjera.
Ulim zjarrin në minimum dhe e hedhim reçelin siç është në zjarr e sipër në kavanoza qelqi të sterilizuar më parë, i mbyllim menjëherë dhe i kthejmë përmbys.
Duke u krijuar boshllëku brenda kavanozëve do të bëjë që reçeli të ruhet më gjatë konkretisht gjer në një vit. Ngjyra e tij do të ndryshojë duke marrë nuanca të së kuqes.
Shënim:
Për të sterilizuar kavanozat i vendosim në një tas të madh dhe i hedhim ujë të nxehtë sipër.
I shpëlajmë i thajmë mirë dhe i vendosim në një furrë të ngrohur paraprakisht në 100 gradë për 10 minuta./tesheshi.com/