Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Videoja e parë e Oçalanit nga viti 1999, deklamimi: Lufta jonë mbarroi!

    Videoja e parë e Oçalanit nga viti 1999, deklamimi: Lufta jonë mbarroi!

    Pse luftëtarët palestinezë veshin mantele në fushën e betejës?

    Pse luftëtarët palestinezë veshin mantele në fushën e betejës?

    Një shpatë amerikane mbi këtë grua dinjitoze: mbiemrin e ka Albanese…

    Një shpatë amerikane mbi këtë grua dinjitoze: mbiemrin e ka Albanese…

    Thyerja e të gjitha rekordeve nga muslimani i politikës amerikane

    Thyerja e të gjitha rekordeve nga muslimani i politikës amerikane

    E ardhmja e Gazës në duart e Gjirit

    E ardhmja e Gazës në duart e Gjirit

    Strategjia e “kohëve të këqija” në BE

    Strategjia e “kohëve të këqija” në BE

    Bin Salman, qokë diplomatike Iranit pas sulmeve izraelito-amerikane

    Bin Salman, qokë diplomatike Iranit pas sulmeve izraelito-amerikane

    Një tjetër projekt kontravers amerikano-izraelit ndaj Gazës: por dështojnë dhe nuk e kuptojnë pse

    Një tjetër projekt kontravers amerikano-izraelit ndaj Gazës: por dështojnë dhe nuk e kuptojnë pse

    Mbyllet kalimi më i madh kufitar midis Maqedonisë dhe Kosovës

    Mbyllet kalimi më i madh kufitar midis Maqedonisë dhe Kosovës

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Si i shpenzojnë të ardhurat njësitë e qeverisjes vendore dhe a kanë ato autonomi financiare?

by te Sheshi
03/10/2017
in Ekonomi, Kryesore
Reading Time: 4 mins read
A A
Si i shpenzojnë të ardhurat njësitë e qeverisjes vendore dhe a kanë ato autonomi financiare?

Nga Ornela Memushi

Fuqizimi i qeverisjes vendore dhe i procesit të decentralizimit, me qëllim që të sigurohet një ekasitet më i lartë i vetë qeverisë vendore dhe rritje e autonomisë financiare dhe funksionale është vizioni i qeverisë që ndjek parimet dhe standardet e përcaktuara në Kartën Evropiane të Vetëqeverisjes Vendore dhe parimet e Hapësirës Administrative Evropiane për Qeverisjen Vendore (strategjia ndërsektoriale për decentralizimin dhe qeverisjen vendore).

Forcimi i financave vendore dhe rritja e autonomisë fiskale është një ndër qëllimet strategjike të reformës administrative territoriale. Si janë përdorur financat vendore në disa nga bashkitë kryesore të vendit? Sipas të dhënave të fundit të publikuara në portalin www.financatvendore.al  që i përkasin tremujorit të parë të vitit 2017, janë marrë në konsideratë disa nga llojet e të ardhurave dhe shpenzimeve që zënë peshën më të madhe në financat e njësive të qeverisjes vendore.  Në shqyrtim janë marrë 10 njësi të qeverisjes vendore (Berat, Dibër, Durrës, Elbasan, Fier, Gjirokastër, Korçë, Shkodër, Tiranë, Vlorë) dhe krahasimet për të ardhurat dhe shpenzimet janë bërë për tremujorët e parë të viteve 2015, 2016, dhe 2017.

Nga të dhënat e paraqitura edhe në grafikët përkatës, vihet re se Bashkia e Tiranës ka financat më të konsoliduara. Të ardhurat nga taksat dhe tarifat vendore për këtë bashki, pothuajse janë 3-fishuar nga viti 2015 në vitin 2017, përkatësisht nga 809.4 mln lekë në 2.367 miliard lekë.

Bashkia Durrës zë vendin e dytë për këtë tregues e cila për dy vitet e para është pothuajse në të njëjtat nivele ndërsa në vitin 2017 vihet re një rritje e lehtë e të ardhurave nga taksat dhe tarifat vendore  nga 158 mln lekë në 212 mln lekë. Ndërsa Bashkia e Dibrës ka performancën më të dobët në mbledhjen e taksave dhe tarifave vendore ku në tremujorin e parë të vitit 2017, ka mbledhur rreth 26% më pak të ardhura krahasuar me po të njëjtën periudhë të vitit 2015 (përkatësisht 8.818 mln lekë dhe 11.58 mln lekë).

Përsa i përket fondeve të dhëna nga buxheti i qeverisë në formën e transfertave të kushtëzuara dhe të pakushtëzuara, vihet re se Bashkia e Tiranës është përfituesi kryesor i këtyre fondeve pasi është edhe bashkia e cila mban 1/3 e popullsisë së vendit. Të ardhurat nga transfertat e kushtëzuara dhe të pakushtëzuara janë rritur pothuajse 40% nga  tremujori i parë i vitit 2015 në po të njëjtën periudhë të vitit 2017, përkatësisht nga 1 miliardë lekë në 1.4 miliardë lekë. Në vend të dytë është Bashkia e Elbasanit për të cilën qeveria është treguar bujare me fondet e dhëna nga buxheti i shtetit, përkatësisht 515 mln lekë në vitin 2015, 574 mln lekë në vitin 2016 dhe 733 mln lekë në vitin 2017. Në vend të fundit është Bashkia Gjirokastër nga 9 bashkitë e tjera përsa i përket të ardhurave të siguruara nga buxheti i shtetit. Megjithatë, kjo bashki ka një rritje të madhe me rreth 82% për fondet e dhëna nga buxheti i shtetit, rritje kjo nga viti 2015 në vitin 2017 përkatësisht me 82.4 mln lekë dhe 149.6 mln lekë.

Nga të dhënat e grafikut të mëposhtëm duket qartë se të ardhurat totale më të larta i ka Bashkia Tiranë, e ndjekur nga Bashkia Elbasan, Durrës dhe Fier, ndërsa Bashkia Gjirokastër ka të ardhurat më të ulëta.

Si i shpenzojnë të ardhurat njësitë e qeverisjes vendore?

Nga të dhënat e paraqitura edhe në grafik, vihet re se shpenzimet më të mëdha janë shpenzime personeli, ndërsa shpenzimet kapitale janë më të ulëta, por kjo gjë justifikohet me faktin se në shqyrtim është marrë vetëm tremujori i parë i vitit dhe jo viti i plotë. Bashkia e Tiranës ka shpenzimet më të mëdha krahasuar me 9 bashkitë e tjera, kjo falë edhe autonomisë financiare të kësaj bashkie. Investimet në Bashkinë e Tiranës kanë ardhur duke u rritur nga viti në vit pasi shpenzimet kapitale në vitin 2015 ishin 229.4 mln lekë, në vitin 2016 ishin 405.4 mln lekë ndërsa në vitin 2017 arritën 452.2 mln lekë (gjithmonë vetëm për temujorin e parë të vitit), pra pothuajse janë 2-fishuar nga viti 2015 në vitin 2017. Bashkia e Fierit është bashkia me rritjen më të madhe të investimeve nga tremujori i parë i vitit 2015 në po të njëjtën periudhë të vitit 2017, përkatësisht nga 59 mln lekë në 390 mln lekë, pra 5.5 herë më shumë investime. Ndërsa bashkitë me investimet më të ulëta janë Bashkia Dibër dhe Bashkia Gjirokastër, ku vlen të përmendet se në tremujorin e parë të vitit 2016, shpenzimet kapitale në këto bashki janë 0.

Zëri “shpenzime personeli” ka një peshë të madhe në totalin e shpenzimeve në të gjitha bashkitë i cili ka ardhur në rritje nga viti në vit. Sigurisht që Bashkia Tiranë ka numrin më të lartë të të punësuarve dhe rrjedhimisht edhe shpenzimet më të larta për këtë zë ku në tremujorin e parë të 2017 shpenzimet arrijnë në shifrën 963.2 mln lekë nga 772.7 mln lekë në vitin 2016 dhe 610.8 mln lekë në vitin 2015.

Vlen të theksohet se Bashkia Elbasan është e vetmja bashki e cila shpenzon më shumë për “transferta të brendshme dhe ndaj buxhetve familjare” që përkthehet në dhënien e më shumë ndihmave ekonomike ndaj familjeve të varfra (në krahasim me të ardhurat totale që kjo bashki disponon) se sa 9 bashkitë e tjera. Në vitin 2015, ky zë shpenzimi ishte 349.9 , në vitin 2016 ishte 322.6 mln lekë dhe në vitin 2017 është 385.7 mln lekë. Ndërsa Bashkia Gjirokastër është më “kursimtarja” kundrejt qytetarëve të saj, pavarësisht gjendjes ekonomike të tyre duke dhënë më pak ndihma ekonomike se çdo bashki tjetër.

Si përfundim, mund të themi se përveç Bashkisë Tiranë e cila pjesën më të madhe të të ardhurave e realizon nga të ardhurat e veta, bashkitë e tjera varen nga të ardhurat e buxhetit të shtetit në formën e transfertave të kushtëzuara dhe të pakushtëzuara. Nga analiza e mësipërme, arrihet në përfundimin se ende bashkitë e tjera nuk mund të kenë autonomi financiare dhe financa të konsoliduara përjashtuar këtu vetëm Bashkinë e Tiranës.  /tesheshi.com/

Related Posts

Pse luftëtarët palestinezë veshin mantele në fushën e betejës?
Kryesore

Pse luftëtarët palestinezë veshin mantele në fushën e betejës?

10/07/2025
Të pathënat e Al Pacino-s
Kryesore

Të pathënat e Al Pacino-s

10/07/2025
Strategjia e “kohëve të këqija” në BE
Europa

Strategjia e “kohëve të këqija” në BE

10/07/2025
Next Post
Arkitekturë: kupolat e xhamive nuk u ndërtuan për një ditë

Arkitekturë: kupolat e xhamive nuk u ndërtuan për një ditë

Incidenti “demokrat” në Burrel, Patozi drejton gishtin nga Basha

Kritikët e Bashës publikojnë platformën për ringritjen e PD: çfarë kërkojnë dhe kush e mbështet…

Ministria e Kulturës e Kosovës zhvendoset në Prizren, ja arsyetimi i ministrit Kujtim Gashi

Ministria e Kulturës e Kosovës zhvendoset në Prizren, ja arsyetimi i ministrit Kujtim Gashi

TË FUNDIT

  • Të fundit
Infeksioni i rrezikshëm bakterial kërcënon përsëri Evropën

Infeksioni i rrezikshëm bakterial kërcënon përsëri Evropën

10/07/2025
Te fqinji me Shqipërinë: turistë të tërbuar nga 1000 euro për tre pjata

Te fqinji me Shqipërinë: turistë të tërbuar nga 1000 euro për tre pjata

10/07/2025
Videoja e parë e Oçalanit nga viti 1999, deklamimi: Lufta jonë mbarroi!

Videoja e parë e Oçalanit nga viti 1999, deklamimi: Lufta jonë mbarroi!

10/07/2025
Pse luftëtarët palestinezë veshin mantele në fushën e betejës?

Pse luftëtarët palestinezë veshin mantele në fushën e betejës?

10/07/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Roald A. Hysa: Logo “hallall” dhe “turizmi hallall”

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • Get Xanax Online
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo
  • Safely Buy Diazepam or Valium Online
  • Tramadol hydrochloride Online

Na ndiqni