Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Putin e shkarkoi këtë mëngjes: ministri rus kryen vetëvrasje

    Putin e shkarkoi këtë mëngjes: ministri rus kryen vetëvrasje

    Dëshpërimi izraelit me Gazën e pamposhtur, edhe pse nën gjenocid

    Dëshpërimi izraelit me Gazën e pamposhtur, edhe pse nën gjenocid

    Izrael: zvarrë për t’u bërë ushtar!

    Izrael: zvarrë për t’u bërë ushtar!

    Anëtarët e NATO-s me shërbim të detyrueshëm ushtarak?

    Anëtarët e NATO-s me shërbim të detyrueshëm ushtarak?

    Debat mbi nikabin në vendin me shumicë muslimane

    Debat mbi nikabin në vendin me shumicë muslimane

    Reagimi i parë i Trump-it për partinë e re nga Musk

    Reagimi i parë i Trump-it për partinë e re nga Musk

    “Oh my God!”: një tragjedi amerikan në Ditën e Pavarësisë

    “Oh my God!”: një tragjedi amerikan në Ditën e Pavarësisë

    Financial Times: Plani “Aurora” për të zhvendosur palestinezët nga Gaza

    Financial Times: Plani “Aurora” për të zhvendosur palestinezët nga Gaza

    Gjermanët drejt “lënies” së birrës?!

    Gjermanët drejt “lënies” së birrës?!

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Si po rrezikon ta kthejë Shqipërinë në një “Liban” përplasja mes Teheranit dhe muxhahidinëve në Tiranë

by te Sheshi
12/11/2017
in Kryesore, Politikë
Reading Time: 4 mins read
A A
Si po rrezikon ta kthejë Shqipërinë në një “Liban” përplasja mes Teheranit dhe muxhahidinëve në Tiranë

Ballkani dhe Lindja e Mesme, prej më shumë se një shekulli janë dy rajone kyçe të lëvizjeve të fuqive të mëdha botërore. Ata janë të ndërlidhura me njëra-tjetrën sa gjithmonë një krizë që ndodh në Lindje të Mesme pasqyrohet në Ballkan dhe anasjelltas. Jo më kot, Moska edhe qendrën e Nishit, që është një pikë rëndese e operacioneve në Siri, e ka në zemër të Ballkanit.

Me ardhjen në Shqipëri që prej vitit 2015 të një grupi personash iranianë, që janë në ekzil që prej marrjes së pushtetit nga grupi aktual i “mullahëve shiia”, dashje pa dashje vendi ynë u kthye në një qendër e luftës së brendshme të politikës së Iranit, një vend shumë i rëndësishëm i Lindjes së Mesme me mbi 90 milionë banorë edhe një nga prodhuesit e rëndësishëm të naftës dhe gazit në botë.

Grupi i “muxhahidinëve munafekinë” është një lëvizje politike nga të parat në Iran dhe janë praktikisht janë pasardhësit e Mohammad Mosadeh, kryeministrit të parë dhe të vetëm në vend, i zgjedhur me votim universal demokratik.

Në vitin 1953, CIA largoi Mosadeh-un me një puç ushtarak dhe solli Shahun, një monark që u largua në vitin 1979 me anë të revolucionit “laraman”. Mosadeh donte të shtetëzonte puset dhe rafinerinë e naftës që zotëroheshin nga shumëkombëshet amerikane dhe britanike të naftës.

Dy forcat politike që nxitën protestat kundër Shahut ishin “Muxhahidinët e Popullit” dhe grupimi politik i Ajatollah Khomeneit, një klerik shiia që ndodhej në ekzil. Por me përmbysjen e Shahut, këto forca u përplasën për mënyrën e pushtetit.

Në fund fitoi Khomenei i cili vendosi që të zhdukte përfundimisht lëvizjen e muxhahidinëve. U vranë dhe u burgosën pjesa më e madhe e grupimit, ndërkohë një pjesë e udhëheqjes u largua në Irak. Me ndërhyrjen e amerikanëve. Sadam Huseini i strehoi ata duke ndërtuar një qytezë që u quajt “Liberty Camp” në Ashraf.

Por pas rrëzimit të Sadamit, në Irak erdhi në fuqi një qeveri shiite, aleate shumë e ngushtë e Iranit. Njerëzit kryesor të qeverisë irakene kanë jetuar në Iran gjatë kohës së Sadamit. Ata sollën në Irak “Gardën Revolucionare”, një grupim paramilitar shumë i fuqishëm në Iran që udhëhiqet nga gjenerali i tmerrshëm Qazim Sulejmani. Ky formacion nisi bombardimin dhe sulmet e përditshme.

Çdo ditë pranë kampit u instaluan altoparlante gjigande ku lexoheshin non stop në gjuhën farsi kërcënime se do të zhdukeshin të gjithë muxhahidinët. Por edhe tortura të tjera. Njëjtë si në kampet e përqëndrimit të Hitlerit. Në sulmet me raketa, të ngjashme me ato që rebelët Huothi lëshuan në Riad, vdiqen qindra pjesëtarë të opozitës iraniane.

Më pas, SHBA vendosi që të largojë nga Iraku muxhahidinët, të cilët i zhvendosi tek ne, në Shqipëri. Pas ardhjes së këtij grupimi në Shqipëri, Irani, që ka marrëdhënie diplomatike me Tiranën zëvendësoi totalisht ambasadën me njerëz të shërbimit sekret, ekspertë në luftën kundër “muxhahidinëve munafikinë”.

Portali informativ shtetëror Parstoday dhe disa portale të tjera botojnë në një shqipe të shkruar shumë mirë artikuj të shumtë kundër opozitarëve të regjimit aktual. Mirëpo dashej pa dashje, edhe mediat shqiptare kanë hyrë në brendësi të përplasjes politike ndërmjet regjimit aktual në Iran që kërkon të ruajë pushteti dhe muxhahidinëve që duan të jenë në pushtet.

Disa media botuan një intervistë të një iraniane që jeton në Londër, e cila i sulmoi muxhahidinët si një “sekt i mbyllur dhe i egër”. Anne Singleton dha një intervistë në Tema TV, e cila shkaktoi një irritim të muxhahidinëve, pasi gjuha ndaj tyre ishte mjaft e ashpër: I quante një :sekt që shkel të drejtat e njeriut dhe nuk lejon familjarët të vijnë në Shqipëri”. Farid Toutonchi, një inxhinier ndërtimi, i larguar nga Irani prej 30 vjetësh pasi është përfaqësues i hershëm i lëvizjes, shkroi një shkrim ku e cilësonte Anne Singleton, si një “spiune të Teheranit që synon të ulë reputacionin e muxhahidinëve”.

Më pas, bashkëshorti i Anës, Massoud Khodabandeh, botoi një shkrim në një tjetër portal ku sulmonte rëndë qeveritarët shqiptarë dhe ata amerikanë për strehimin e muxhahidinëve.

Po pse Teherani harxhon kaq energji dhe para për të sulmuar muxhahidinët?

Sipas gjasave, ky grup opozitar ka mbështetës në vendin e tij; dhe, në portalin NCRI që gjithashtu publikon në gjuhën shqipe ka video nga vende të ndryshme në Iran ku tregohen akte apo edhe episode kundërshtimi të regjimit.

Megjithatë këto janë çështje të brendshme që nuk i takojnë medias shqiptare që të përfshihet në to, pasi iranianët janë një komb që në histori kanë pasur marrëdhënie të mira me shqiptarët.

Por e keqja e kësaj lufte politie brenda llojit e importuar nga Irani në Shqipëri ka sjellë që kjo të ketë efekt në përplasjen politike mes partive shqiptare. Kjo pasi shërbimet sekrete iraniane, por edhe partnerët e tyre në rajon dhe më gjerë, si dhe shërbimet e SHBA e NATO-s po luftojnë me njëri tjetrin në Shqipëri duke e kthyer vendin në një Liban modern. Të paktën deri tani vetëm me fjalë.

Në Liban është përqëndruar përplasja ndërmjet interesave të Iranit  e Sirisë që mbështet shiia-t, Arabisë Saudite që mbështet sunnitët, por edhe Izraelit që synon ta destabilizojë botën arabe, si dhe fuqitë e mëdha që kanë interest e tyre e ka mbajtur këtë vend gjithmonë në shkatërrim dhe konflikt të përhershëm.

Në Tiranë, këto lojra sekrete u futën aq thellë sa destabilizuan edhe spiunazhin shqiptar, ku si pasojë dha dorëheqjen dhe kreu i shërbimit sekret.

Teherani po jep para që të sulmojë qeverinë dhe Edi Ramën që ka pranuar muxhahidinët. Këto para po shpërndahen në media dhe qarqe politike. Nga ana tjetër, perëndimorët bëjnë të kundërtën. /tesheshi.com/

Related Posts

Dëshpërimi izraelit me Gazën e pamposhtur, edhe pse nën gjenocid
Kryesore

Dëshpërimi izraelit me Gazën e pamposhtur, edhe pse nën gjenocid

07/07/2025
Mesazhet: një Athinë ndryshe nga Korça
Politikë

Mesazhet: një Athinë ndryshe nga Korça

07/07/2025
A është Turqia superfuqia e re e teknologjisë ushtarake?
Analizë

A është Turqia superfuqia e re e teknologjisë ushtarake?

07/07/2025
Next Post
Pas aktivizimit të nenit kushtetues: Rajoy viziton për herë të parë Katalonjën

Pas aktivizimit të nenit kushtetues: Rajoy viziton për herë të parë Katalonjën

“Ofendimi” i Putin për ndërhyrjen ruse: zmbrapset Trump, mbështet agjencitë amerikane

"Ofendimi" i Putin për ndërhyrjen ruse: zmbrapset Trump, mbështet agjencitë amerikane

Receta gjermane me limon e karafil që pastron arteriet

Receta gjermane me limon e karafil që pastron arteriet

TË FUNDIT

  • Të fundit
Putin e shkarkoi këtë mëngjes: ministri rus kryen vetëvrasje

Putin e shkarkoi këtë mëngjes: ministri rus kryen vetëvrasje

07/07/2025
Dëshpërimi izraelit me Gazën e pamposhtur, edhe pse nën gjenocid

Dëshpërimi izraelit me Gazën e pamposhtur, edhe pse nën gjenocid

07/07/2025
Mesazhet: një Athinë ndryshe nga Korça

Mesazhet: një Athinë ndryshe nga Korça

07/07/2025
A është Turqia superfuqia e re e teknologjisë ushtarake?

A është Turqia superfuqia e re e teknologjisë ushtarake?

07/07/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Nga Edmond Arizaj: “Sindromi Leart Vasili” dhe shoqëria shqiptare

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni