Tilapia është një lloj peshku që rritet në Brazil dhe po përdoret çdo ditë e më shumë për të shëruar plagët e njerëzve.
Mjekët e kanë përdorur këtë lloj peshku për të kuruar djegiet e lëkurës nga zjarri.
Lëkura e peshkut sterilizohet, ruhet në frigoriferë dhe shitet e tillë si ilaç për shërimin e plagëve.
Trupi i peshkut parandalon rrezikun e infeksionit dhe ndihmon shërimin e kolagjenit.
Për më tepër, është shumë më i lirë se trajtimet që blihen për të kuruar djegiet. Kjo metodë vazhdon të testohet dhe doktorët shpresojnë që të përhapet edhe në shtete të tjera./tesheshi.com/