Përbërësit:
Proshutë në feta
Gjizë të ëmbël
Majdanoz
Fije qepe
Kripë, piper
Vaj ulliri
Uthull balsamike
Rukola
Përgatitja: Nëse keni përbërësit, realizimi i kësaj pjate është shumë i thjeshtë. Mjafton që të bëni bashkë në një enë të gjithë përbërësit përveç proshutës dhe rukolës, t’i përzjeni mirë dhe të mbushni me të fetat e proshutës. Mbështillini si në fotografi dhe pritini në copa më të vogla. Shtrojini në një pjatë ku keni vendosur gjethe rukole. /tesheshi.com/