Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Al-Sharaa prezantoi emblemën e re të Sirisë: ç’simbolizon shqiponja e artë?

    Al-Sharaa prezantoi emblemën e re të Sirisë: ç’simbolizon shqiponja e artë?

    Kështu sfidohet Trump nga Putin

    Kështu sfidohet Trump nga Putin

    Virus i rrallë por vdekjeprurës

    Virus i rrallë por vdekjeprurës

    Associated Press: Ja si qëllohen palestinezët në vendet e ndihmës

    Associated Press: Ja si qëllohen palestinezët në vendet e ndihmës

    Gaza: një thes miell, më e çmuar se jeta!

    Gaza: një thes miell, më e çmuar se jeta!

    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një  kryebashkiak japonez

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një kryebashkiak japonez

    Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

    Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

    A do ta aneksojë Izraeli Bregun Perëndimor?

    A do ta aneksojë Izraeli Bregun Perëndimor?

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Si ndodhi që telegrami që nxiti Hitlerin të vriste veten gati u harrua në një kasafortë në Karolina

by te Sheshi
11/07/2015
in Kujtesë, Të tjera
Reading Time: 5 mins read
A A
Si ndodhi që telegrami që nxiti Hitlerin të vriste veten gati u harrua në një kasafortë në Karolina

Eshtë një nga dokumentet më kyçe nga momentet më drithëruese të luftës më të tmerrshme.

Një telegram tradhtie nga numri dy i nazistëve, Hermann Gering për askënd tjetër, por për vetë Fyhrerin. Një mesazh që së bashku me avancimin e trupave aleate, ndihmoi ta çonte Hitlerin drejt gëlltitjes së cianurit e më pas të qëllonte veten brenda bunkerit të tij në Berlin.

Pavarësisht ndikimit të tij në Luftën e Dytë Botërore, sidoqoftë, memorandum përfundoi në sigurinë e një kasaforte në Karolinën e Jugut, gati i harruar për më shumë se një dekadë.

Pak ditë më parë, telegram u shit në ankand për 55 mijë dollarë. Jo keq për një copë letër mbledhur rastësisht në errësirën e bunkerit.

Por këtu sjellim historinë sesi një telegram nazist që ndryshoi kursin e historisë, për të humbur më pas vetëm ngaqë një ushtar amerikan nuk dinte asnjë fjalë gjermanisht.

Ishte 23 prilli i vitit 1945, pothuajse një vit pasi trupat amerikane zbarkuan në Normandi. Amerikanët e kishin kaluar Rinin në fillim të marsit, por trupat sovjetike tashmë e mbanin të rrethuar Hitlerin dhe shumë nga këshilltarët e tij më të lartë.

Por jo Hermann Geringun. Luftëtari i akullt i Luftës së Parë Botërore, Geringu kishte ndihmuar Hitlerin të vinte në pushtet në vitin 1933 dhe qëndroi në krah të tij, ndërsa Rajhu i Tretë zgjerohej furishëm. Kaq i afërt ishte ai për Hitlerin sa që në korrik 1941, Fyhreri nxori një dekret sekret që deklaronte se nëse ai kapej rob apo vritej, Geringu duhej të merrte pushtetin.

E ndërsa lufta vijonte, sidoqoftë, Hitleri u bë dyshues për numrin dy të tij. Dhe kur sovjetikët përparuan gati dy blloqe larg nga bunkeri i Hitlerit, Geringu nuk dukej gjëkundi. Ai ndodhej gati 500 milje në jug në Alpet Bavareze.

Nga një bazë naziste në qytetin malor të Berchtesgaden, Geringu i dërgoi një telegram Hitlerit pak pas mesnate:

Fyhreim Im:

Gjenerali Koller sot më informoi në bazë të komunikimeve që kishte pasur me kolonel gjeneral Jodl dhe gjeneralin Christian, sipas të cilëve ju më jeni referuar për disa vendime dhe vunë në dukje se unë, në rast se negociatat do të bëhen të domosdoshme, do të isha në një pozicion më të lehtë sesa ju në Berlin. Këto pikëpamje ishin aq surprizë dhe serioze për mua saqë u ndjeva i detyruar që të marr si të mirëqenë se në rast se deri në orën 22. 00 nuk kam asnjë përgjigje, kjo do të thotë se ju keni humbur lirinë e veprimit. Unë atëherë do të marr kushtet e dekretit tuaj si të përmbushura dhe do të veproj për mirëqenien e Kombit dhe të Atdheut. Ju e dini cfarë ndjej unë për ju në këto orë më të vështira të jetës sime dhe nuk mund t’jua shpreh me fjalë. Zoti ju mbrojttë ju dhe t’ju mundësojë të vini këtu pavarësisht gjithçkaje sa më shpejt të jetë e mundur.

Besniku juaj, Hermann Goering

Sipas një autobiografie të Albert Speer, kryearkitekti i Hitlerit që më pas u bë ministër i Armatimit dhe prodhimit luftarak, njerëzit afër Hitlerit e përdorën telegramin për të mjegulluar mendjen, tashmë të brishtë, të Hitlerit kundër Geringut:

. . . kishte një nxitim në bunker. Një telegram kishte arritur nga Geringu, që Borman e solli me shpejtësi tek Hitleri. Unë e shoqërova atë, kryesisht për shkak të kuriozitetit. Në telegram, Geringu praktikisht i kërkonte Hitlerit që, sipas kushteve të dekretit të trashëgimisë, ai duhet të merrte lidershipin e të gjithë Rajhut, nëse Hitleri qëndronte i bllokuar në fortesën e Berlinit. Por, Borman pretendoi se Geringu kishte nisur një grusht shteti, ndoshta kjo ishte përpjekja e fundit e Borman për të bindur Hitlerin të largohej drejt Berchtesgaden dhe të merrte kontrollin atje. Në fillim, Hitleri reagoi ndaj lajmit me apatinë e njëjtë që kishte shfaqur gjatë gjithë ditës. Por, teoria e Borman u mbështet nga nja mesazh tjetër përmes radios nga Geringu. Unë futa në xhep një kopje e cila në konfuzionin e përgjithshëm kishte mbetur e pavënë re në bunker. Aty lexonte:

Për ministrin e Rajhut, von Ribbentrop

I kërkova Fyhrerit të më dërgojë instruksione deri në orën 10 të datës 23 prill. Nëse pas kësaj kohe, është e dukshme që Fyhreri nuk ka mundësi të ushtrojë lirinë  e veprimit për të drejtuar punët e Rajhut, dekreti i tij i 29 korrikut 1941 bëhet efektiv, sipas të cilit unë jam trashëgimtar i detyrës së tij, si zëvendës që jam. Nëse pas mesnatës së 23 prillit 1945, nuk merrni lajme as nga Fyhreri direkt e as nga unë, duhet të vini menjëherë këtu tek unë në rrugë ajrore.

(Nënshkruar) Goering, Marshall i Rajhut

Këtu kishte material të ri për Bormanin. “Geringu është i angazhuar në tradhti!:” tha ai me nxitim. “Ai që tani po dërgon telegrame për anëtarët e Qeverisë ku njofton se në bazë të pushtetit, do të marrë përsipër postin tuaj në 12 të kësaj natë, Fyhreri im”.

Edhe pse Hitleri mbeti i qetë kur mberriti telegrami i parë, tani fitoi loja e Borman. Hitleri menjëherë e zhveshi Geringun nga e drejta e trashëgimisë, Borman vetë hartoi mesazhin radiofonik, dhe e akuzoi atë për tradhti ndaj Hitlerit dhe të nacional-socializmit.

Mesazhi vijonte duke thënë se Hitleri do ta kursente nga dënimi i mëtejshëm nëse marshalli do të dorëhiqej menjëherë nga të gjitha detyrat e tij për arsye shëndetësore.

Bormann kishte arritur më në fund të nxirrte Hitlerin nga letargjia e tij. Një shpërthim tërbimi pasoi ku përziheshin ndjenja të hidhërimit, dëshpërimit, vetëmëshirimit dhe mungesës së shpresës. Me një fytyrë të skuqur dhe me sytë e ngulur, Hitleri parakalonte sikur të kishte harruar fare praninë e enturazhit të tij.

Tërbimi i Hitlerit u shndërrua shpejt në depression.

“Mirë, në rregull”, tha ai, sipas Speer. “Lëreni Geringun të negociojë dorëzimin. Nëse lufta është e humbur gjithsesi, nuk ka rëndësi kush e negocion”.

Një javë më pas, Hitleri dhe mikesha e tij, Eva Braun, vranë veten.

Tetë ditë pas vetëvrasjes së Hitlerit, në 8 Maj 1945, bota shpërtheu në festime për Fitoren në atë që njihet si Dita e Europës.

Por, pak pas vetëvrasjes së Hitlerit, bunkeri i tij në Berlin u pushtua nga ushtarët sovjetikë.

Më shumë se një muaj më vonë, trupat amerikane po patrullonin në rrënojat e mbushura me ujë, të strehës naziste kur kapiteni i ushtrisë amerikane, Benjamin M. Bradin hyri në bunker. Vendi ishte i errët dhe i dëmtuar nga bombardimet dhe i përmbytur.  Ai ndezi çakmakun, mori një dorë me dokumente të papastër si suvenire nga tryeza e dikujt, dhe u kthye në dritën e diellit.

bunkeri i hitlerit

bunkeri i hitlerit

Në fund të luftës, Bradin i solli dokumentet në shtëpi në Karolinën e Jugut. Dukshëm jo i vetëdijshëm për përmbajtjen e tyre, ai i vendosi në kasafortën e bankës lokale, ku qëndruan deri në 1958.

Ky ishte moment kur djali i Bradin, Xhejmsi, ia tregoi dokumentet profesorit të tij të historisë në Citadel, kolegji ushtarak në Charleston.

Robert Rieke, një gjermanishtfolës e shqyrtoi telegramin dhe menjëherë kuptoi rëndësinë e tij. Ai e këshilloi Xhejms Bradin të shkruante diplomën mbi këto dokumente.

Por, djali nuk e vlerësoi sa duhet dokumentin dhe e dorëzoi bashkë me punën e diplomës, duke mos përfituar asnjë para nga dalja e tij në ankand.

Përgatiti: Juli Prifti

Related Posts

Një “mister” i bregdetit italian si alarm mjedisor
Kryesore

Një “mister” i bregdetit italian si alarm mjedisor

03/07/2025
Si ndikon inteligjenca artificiale në mendjen njerëzore
Kryesore

Si ndikon inteligjenca artificiale në mendjen njerëzore

02/07/2025
Me sytë nga qielli: a është kjo puna juaj e ëndrrave?
Sociale & Shoqëri

Me sytë nga qielli: a është kjo puna juaj e ëndrrave?

02/07/2025
Next Post
Dokumenti: dogana e maqedonase kërkon pajisje për përgjim

Dokumenti: dogana e maqedonase kërkon pajisje për përgjim

Polici i vë një gjobë (false) fëmijës së vogël, ja se si reagon ai: fotoja ka bërë xhiron e botës

Polici i vë një gjobë (false) fëmijës së vogël, ja se si reagon ai: fotoja ka bërë xhiron e botës

Bosnje, ceremoni përkujtimore për 20-vjetorin e masakrës së Srebrenicës

Bosnje, ceremoni përkujtimore për 20-vjetorin e masakrës së Srebrenicës

TË FUNDIT

  • Të fundit
Paralajmërimi që Obama e kishte dhënë Biden-it

Paralajmërimi që Obama e kishte dhënë Biden-it

04/07/2025
Rasti i Korfuzit: Greqia, si leksion për Shqipërinë!

Rasti i Korfuzit: Greqia, si leksion për Shqipërinë!

04/07/2025
Rruga e vetme e OBSH-së kundër alkoolit, duhanit dhe pijeve me sheqer

Rruga e vetme e OBSH-së kundër alkoolit, duhanit dhe pijeve me sheqer

04/07/2025
Danimarka, drejt një vendimi që BE nuk e ka marrë kurrë më parë

Danimarka, drejt një vendimi që BE nuk e ka marrë kurrë më parë

04/07/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Nga Edmond Arizaj: “Sindromi Leart Vasili” dhe shoqëria shqiptare

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni