Tre filxhanë kafe në ditë, ndihmojnë të jetojnë më gjatë njerëzit me sëmundje kronike të veshkave.
Një studim i zhvilluar me më shumë se 2,300 pacientë për 12 vjet, doli në përfundim se ata që konsumonin kafe më shumë, kanë ulur rrezikun e tyre për vdekje me një të katërtën.
Një ose dy filxhanë gjithashtu, i shtuan pjesëmarrësit, gjasat për mbijetesë me 12% dhe 22% respektivisht, krahasuar me ata që kurrë nuk e preknin kafenë.
Studiuesit portugezë besojnë se rezultatet e tyre, sugjerojnë këshillimin e pacientëve me sëmundje të veshkave kronike, të konsumojnë kafe më shumë.
Pra, për shëndet të mirë dhe jetë të gjatë, filloni ditën tuaj me kafe dhe mbarojeni atë duke pirë kafe./tesheshi.com/