Konsumi i ushqimeve me sa më pak yndyrna ruan shëndetin e trurit, veç të mirave të tjera që sjell.
Ky është përfundimi i arritur pas një studimi nga Qendra Mjekësore e Groningenit në Holandë. Sipas studimit, një dietë me më pak kalori ul inflamacionin tek qelizat e trurit të quajtura microglia.
Studimi është realizuar tek disa minj.
Drejtuesi i grupit të hulumtuesve Bart Ehen deklaroi se “u konstatua se inflamacionet te truri i minjve ndaleshin kur ata u ushqyen me dietë me pak kalori”.
Sipas studimit, zvogëlimi i kalorive gjatë ushqimit është më efektiv edhe se ushtrimet për shëndetin e trurit.
Ky studim shihet me mjaft rëndësi dhe jep disa indikacione edhe për njerëzit./tesheshi.com/