Polonia vijon të këmbëngulë që Gjermania duhet t’i paguajë dëmet e luftës.
“Francezët janë paguar, hebrenjtë janë paguar, shumë vende të tjera janë paguar për humbjet e pësuara gjatë Luftës së Dytë Botëror, por polakët nuk janë paguar”, tha Jaroslaw Kaczynski, lider i partisë kryesore në qeverinë e Polonisë.
“Kjo nuk është vetëm për fonde materiale, kjo është për statusin tonë, nderin tonë”, shtoi ai.
Në vitin 1953 qeveria e atëhershme komuniste e Varshavës nënshkroi një marrëveshje për të mos bërë kërkesa në të ardhmen për pagesat e dëmeve të luftës nga Gjermania.
Por sot, qeveria aktuale nacionaliste dhe konservatore e Polonisë pretendon se marrëveshja është bërë nën diktatin e Bashkimit Sovjetik, e për këtë arsye nuk është e vlefshme. /tesheshi.com/