Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Çdo 15 minuta, një fëmijë vritet ose gjymtohet në Lindjen e Mesme

    Çdo 15 minuta, një fëmijë vritet ose gjymtohet në Lindjen e Mesme

    Ne në Europë po përcëllohemi, por ç’po ndodh në Amerikën Latine?

    Ne në Europë po përcëllohemi, por ç’po ndodh në Amerikën Latine?

    Al-Sharaa prezantoi emblemën e re të Sirisë: ç’simbolizon shqiponja e artë?

    Al-Sharaa prezantoi emblemën e re të Sirisë: ç’simbolizon shqiponja e artë?

    Kështu sfidohet Trump nga Putin

    Kështu sfidohet Trump nga Putin

    Virus i rrallë por vdekjeprurës

    Virus i rrallë por vdekjeprurës

    Associated Press: Ja si qëllohen palestinezët në vendet e ndihmës

    Associated Press: Ja si qëllohen palestinezët në vendet e ndihmës

    Gaza: një thes miell, më e çmuar se jeta!

    Gaza: një thes miell, më e çmuar se jeta!

    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një  kryebashkiak japonez

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një kryebashkiak japonez

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Si lindi retorika anti-sorosiane në Tiranë

by te Sheshi
03/02/2017
in Kryesore, Politikë
Reading Time: 4 mins read
A A
Si lindi retorika anti-sorosiane në Tiranë
11
SHARES

Epiteti “sorosian” që kryeprokuroi Adriatik Llalla përdori për ambasadorin amerikan Donald Lu ngre shumë pikpyetje për mënyrën se si llogjikon politika e Tiranës në raport me amerikën. Një sqarim si hyri ky term në politikën shqiptare dhe pse po abuzohet me Sorosin fill pas zgjedhjes së Trump si president….

George Soros është një sipërmarrës amerikan i sukseshshëm dhe i njohur në të gjithë botën. Forbes e rendit atë në vendin e 19-të në listën e miliarderëve me një pasuri 25.2 billion dollarë. Përveç biznesit, Soros ka hapur fondacione anekënd botës për të mbështetur zhvillimin e demokracisë, shoqërinë civile, media, etj.. Ai njihet si mbështetës i së majtës në Amerikë dhe humbja e Hillary Clinton u cilësua edhe si një humbje e tij pasi kishte financuar fushatën. Soros e përshkruan vetën si “një lojtar si gjithë të tjerët”.

Por mesa duket fitorja e Trump ndaj Klintonit ka nisur të nxjerrë në edhe në Shqipëri frymën anti-Soros, dhe po rritet çdo ditë edhe pse duket si një lojë e pakuptimtë.  Soros është sot 86 vjeç dhe i sëmurë, me shumë gjasa as nuk e di çfarë po ndodh në Shqipëri, ku prej më shumë se 20 vitesh ai financon Fondacionin Shoqëria e Hapur për Shqipërinë, një organizatë jofitimprurëse, e pavarur, jo qeveritare, jo politike pjesë e rrjetit të Open Society Foundations (OSF) . Fondacioni synon të mbështesë ndërtimin e një demokracie të fuqishme dhe tolerante, qeveritë e të cilave u përgjigjen qytetarëve të tyre. Në këtë kuadër ky fondacion ka mbështetur edhe Reformën në Drejtësi që ka nisur zbatimin në Shqipëri.

Po pse shqetësohen disa qarqe politike në Shqipëri për Sorosin dhe pse e akuzojnë ambasadorin amerikan Donald Lu si përfaqësues i linjës soriane?

I pari shqiptar që krijoi një teori konspiracioni rreth ndikimit të Sorosit në politikën shqiptare; sikur çfarë donte ai bëhej dhe çfarë urdhërash jepte filantropisti zbatonin disa politikanë në Tiranë, ishte Altin Goxhaj, një i ashtuquajtur aktivist i shoqërisë civile, por i lidhur fort me të djathtën shqiptare. Goxhajn nuk e mori njeri seriozisht dhe dukeshin lajthitje teoritë e tij për fajësimin e një amerikani që financon OJQ në gjithë botën, për çfarë ndodhte në politikën e Tiranës. Goxhaj bënte sorosian çdo kundërshtar të së djathtës dhe cilësonte si soriste çdo lëvizje që nuk i shkonte përshtat asaj.

“Trimërimi” nga zgjedhja  e Trump-it

Por çfarë po ndodh tani? Pas fitores së Trump-it në SHBA kanë nisur të bëhen qesharakë si Goxhaj edhe disa zyrtarë të lartë apo politikanë, që duhet të ishin seriozë për detyrat që mbajnë. I fundit ishte Adriatik Llalla, i cili i cilësoi “shantazhe tipike sorosiane” qëndrimet e ambasadorit amerikan për rolin e tij kundër Reformës në Drejtësi.

Por ka dhe disa media pranë së djathtës,  apo zyrtarë që i frikësohen Reformës në Drejtësi, për të cilën ka investuar fort jo vetëm SHBA po dhe Brukseli, që po rreken të kapen pas fillit të kësaj teorie për të sulmuar ambasadorin Lu.

Fabula e tyre pak a shumë mund të përkthehet kështu: Donald Lu është i paguar nga Sorosi dhe bën lojën e tij; ai nuk përfaqëson politikën e Trump-it dhe Shtëpisë së Bardhë.

Edhe për më të painformuarin në çështje të politikës së jashtme kjo teori s’ka vend ku të mbështetet. Çdo ambasador i Amerikës nëpër botë paguhet nga Departamenti i Shtetit dhe mbështet dhe përcjell vetëm mesazhet dhe qëndrimet e DASH-it.

 Problemi qëndron me politikën tonë që pret prej ambasadorëve amerikanë që të sillen sipas oreksit të tyre të ditës dhe mos t’u bien në qafë duke kërkuar kaq shumë reforma, luftë anti-korrupsion, etj..

 E djathta, e në veçanti ish-kryeministri Sali Berisha, është ankuar për të paktën tre ambasadorët e fundit që ka sjellë DASH në Tiranë, që nga Withers, Arvizu e deri tek Lu. Të gjithë të emëruar nga DASH, jo nga Sorosi, i cili me shumë gjasa nuk i qan zemra se po mërzitet një kryeprokuror në Shqipërinë e vogël në cepin e Europës.

Një shembull nga Maqedonia

Por shpresat që fabula e anti-soroistëve shqiptarë të gjej terren ose të ndikojë në ndonjë shkarkim të mundshëm të Lu-së nga Trump janë pothuajse zero.

Me të njëjtën metodë, Gruevski në Maqedoni akuzoi ambasadorin amerikan Baily si i ndikuar nga Sorosi. Por edhe pse kërkesa për shkarkimin e tij erdhi nga 6 kongresmenë amerikanë Trump ka kthyer përgjigje negative duke i dhënë besim diplomatit.

“Departamenti i Shtetit ka besim të plotë tek ambasada dhe ambasadori ynë në Maqedoni. Si mike e Maqedonisë, SHBA i nxit me forcë të gjitha palët që të respektojnë shtetin ligjor, proceset demokratike dhe angazhimet ndërkombëtare të Maqedonisë. Ne duam të shohim një Maqedoni të fortë në rrugën e  saj drejt anëtarësimit në familjen euro-atlantike”, tha zëdhënësi i DASH-it, Mark Toner. /tesheshi.com/

Related Posts

Spastrimi i Bashkisë së Vlorës: pse është entuziazmuar kjo figurë e PS-së?
Politikë

Spastrimi i Bashkisë së Vlorës: pse është entuziazmuar kjo figurë e PS-së?

05/07/2025
Kostoja e çmendur njerëzore e monetare e luftërave amerikane në Lindjen e Mesme dhe Afganistan
Kryesore

Kostoja e çmendur njerëzore e monetare e luftërave amerikane në Lindjen e Mesme dhe Afganistan

05/07/2025
Paralajmërimi që Obama e kishte dhënë Biden-it
Kryesore

Paralajmërimi që Obama e kishte dhënë Biden-it

04/07/2025
Next Post
Ikën nga kjo botë Dritëro Agolli, patriarku i letrave shqipe dhe i së majtës shqiptare

Ikën nga kjo botë Dritëro Agolli, patriarku i letrave shqipe dhe i së majtës shqiptare

Qumësht dhe hudhër, përzierja që lufton disa sëmundje

Qumësht dhe hudhër, përzierja që lufton disa sëmundje

E gjithë FNSH-ja në Delvinë për Balilin, Meta paralajmëron konferencë

E gjithë FNSH-ja në Delvinë për Balilin, Meta paralajmëron konferencë

TË FUNDIT

  • Të fundit
Spastrimi i Bashkisë së Vlorës: pse është entuziazmuar kjo figurë e PS-së?

Spastrimi i Bashkisë së Vlorës: pse është entuziazmuar kjo figurë e PS-së?

05/07/2025
Çdo 15 minuta, një fëmijë vritet ose gjymtohet në Lindjen e Mesme

Çdo 15 minuta, një fëmijë vritet ose gjymtohet në Lindjen e Mesme

05/07/2025
Turqi: zjarre në perëndim, borë në verilindje

Turqi: zjarre në perëndim, borë në verilindje

05/07/2025
Kostoja e çmendur njerëzore e monetare e luftërave amerikane në Lindjen e Mesme dhe Afganistan

Kostoja e çmendur njerëzore e monetare e luftërave amerikane në Lindjen e Mesme dhe Afganistan

05/07/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Nga Edmond Arizaj: “Sindromi Leart Vasili” dhe shoqëria shqiptare

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni