Presidenti kinez Xi Jinping planifikon të vizitojë Korenë e Veriut vitin e ardhshëm pasi mori një ftesë nga Kim Jong-un.
Kjo do të jetë vizita e parë e presidenti të Kinës në atë vend që nga viti 2005 kur u vizitua nga Hu Jintao.
Ndërsa Xi e ka vizituar Korenë e Veriut në 2008, por si një zëvendëspresident kinez.
Xi i tha homologut të Koresë së Jugut Moon Jae-in në një takim dypalësh në Samitin e APEC-it (Asia Pacific Economic Cooperation) në Papua të Guinea e Re, që ai do të “gjejë kohën” për të vizituar Korenë e Veriut vitin e ardhshëm.
Ai shtoi se Kina do të vazhdojë të luajë një rol konstruktiv në ndërtimin e paqes në Gadishullin Korean. /tesheshi.com/