Opinioni publik shpreh revoltë dhe kundërshtim ndaj thirrjeve të kreut të opozitës për luftë, për çarje gomash, thyerje xhamash e tërheqje zvarrë. Edhe militantët e PD-së në faqen e tij i bëjnë thirrje që të mbledhë mendjen liderit të tyre….
Treguesi i parë i opinionit publik sot janë bërë rrjetet sociale, ato të cilët sot Lulzim Basha bënte thirrje që të ndiqen duke braktis mediat tradicionale. Por në rrjetet sociale, ku Basha pretendon se ka mbështetësit e tij, rrallë gjendet sot një komentues që të ketë mbështetur thirrjet për luftë që bëri kryetari i opozitës nga çadra e protestës në shesh. Madje ata i kujtojnë vitin e mbrapshtë ’97 ku shqiptarët u vranë mes njëri-tjetrit pas krizës piramidale dhe për koicidencë ishte prapë e djathta me në krye Sali Berishën që e çoi vendin në anarki.
Sa herë ka ndonjë ngjarje të madhe, ndonjë emision politik, apo ndonjë lëvizje politike, njerëzit vërshojnë të komentojnë në facebook, në profilet e tyre apo në faqet e mediave online, si dhe në faqet zyrtare të politikanëve.
Pasi Lulzim Basha tha sot në shesh se; “Doni luftë, luftë do të ketë. Shpojuani gomat e makinës, thyejuani xhamat, atyre që ju ndëshkojnë pa të drejtë. Kush luan me popullin t’i bëjë llogaritë mirë, se ndryshe vala popullore do t’i fshijë nga zyrat. Kjo është një lëvizje popullore pa kthim, nuk është një manifestim partiak”, shqiptarët e kanë cilësuar tëçmendur dhe një kthim pas në kohë këtë retorikë.
Komentuesit në faqen zyrtare të Lulzim Bashës në facebook e kundërshtonin këtë thirrje dhe pse kishte disa militantë që i shprehnin adhurimin, fryma e përgjithshme ishte kundër.
Ja disa komente që i morëm nga faqja e Bashës:
-Parti demokratike me kryetar Gangster!!! Te lumte! Vazhdo shpoji gomat e Bodes, Berishave, Rulit Topallit…forca Basha!!!
– Ypppp Lyli shume shpejt ke me hap krahun e me dal prej lojes kshtu si ja ke nis,o Lyl mos e kruj mutin me krande se ke me gjet te zezen tande
-po me fal zoti basha po sot nuk jam fare dakord me kyt fjalim,nuk kena nevoj ma per shkaterrim te vendit e per dhun, un partin socialiste nuk e besoj se jan mafioza, po besoj europen edhe ameriken edhe un si demokrat du qe partija demokratike te rendittet ne krah te perendimit se per kyt gja kena votu partin demokratike
– ta sos durimi ty e sali berishes e klanit tuj z,basha po jo ne popullit nuk jemi dakord hiq me kyt gjuh qe flet ti
– ne nuk jemi dakord fare me kyt fjalim me bani shm pershtypje, kesaj i thojn me pas besim te ju se europa e amerika e ka gabim, jo more zoteri e kemi votu partine demokratike per me dal nga komunizmi e me ken afer europes e amerikes, e ju partia demokratike i keni shpall luft perendimit te jeni te sigurt se as ne demokratet nuk jena dakord me kyt parti demokratike, flm europes edhe ameikers qe po na i hap syt mir,
-te ke kapurpadurimi ty l.basha, po qa esht ky fjalim lufte, po ju doni destabilizmin e vendit e tani po e kpt i gjith populli ku paske frik srz nga vetingu e gjykimi, ta dini ju politikanet shqiptar se ne e kemi hup besimin te ju, e ne kena besim vetem qa thot europa edhe amerika. ne populli jemi pro vetingut edhe mos e vononi shmm
Për të parë se si ishte sensibiliteti në faqet më të frekuentuara online lexuam komentet në faqen JOQ, ku nga më shumë se 370 komente, 99 përqind e tyre shprehnin revoltë ndaj deklaratës së Bashës;
Një prej tyre jepte një ide për luftën që kërkon Basha duke kritikuar bashkë me të gjithë klasnë politike. “Duan luftë,jam shumë dakord,le ta fillojnë por më parë do të propozoja një ide.Armatosim të gjith parlamentar,gjykatës,prokuror dhe këdo tjetër që don luftë dhe i çojmë në Sazan,fitimtarëve u dhurojmë ishullin me kusht që mos ta braktisin kurrë”- shkruan komentuesi me emrin Ladi.
Të tjera komente kujtojnë vitin e mbrapshtë ‘97:
-Thirrja e Bashes per lufte civile strategji e qarte filoruse.
-Ky qe ju mendoni se mendon per ju nxit lufte …por lind pyetja :-Kunder kujt do luftojm mo lule???? Apo do kthesh 97 qe u vran qindra te rinj,ku shum nena i veshet me ne zi,ku familje hyn ne gjak,ku femij mbeten jetim….Turp te te vij e po je burr prit voten e prit te vendos populli per fatin tend por mos i vra….
-Sa bukur i meson bravo.dhe ca do fitojne te behen gjakpirsa si ju po lat nam.po ik atje ne parlament dhe bashkohuni te beni dica per vendin.po vetem helm nxirrni jeni njerez nje gjak pse vetem doni te hani per vete.
– Mos i bej thirrje popullit por dil vet tek e tek me Ramen dhe kush fiton te behet Kryeminister
– Ç’eshte kjo llogjike elefanti,,Po Kur ishit ju ne pushtet deputet e opozotes te benin thirje te tilla çfar do thoshit..populli ska nevoj per lufte e kemi kalur disa her nje kuris 97..21 janarin fal juve politikaneve.beni protest eshte e drejta juaj Po mos beni thirje per lufte dhe anarshi…
-Po ik o ne parlament atje dhe merruni me vetingun spo skini bythe se jini te tere per ne burg o plera nuk ka nge populli per lufte jemi bere me keq se afganistani ska populli buke te haje ju me llomotisni aty turp turp
– Rroft injoranca 😂😂 n’fakt jemi në 2017 dhe jo në 1997 , 26 vite “demokraci pluraliste” 26 vite mbrapa jemi tu shku😡😡 sa Të ketë turmë partiake kshu Ka me shku !?!!
-shko nzgjedhje or m…. leje luften se ne luft jemi xhdo dit, po tkan kap ethet e humbjes prandaj qa nuk mundon me bo po me kshu thirrjesh humbje do marresh , po partija e “madhe” ku ka ren ne vitin 2017 jemi o pall jo 91shin
– Mallkuar qofte ai bir shqiptari qe fton vete shqiptaret me u zene. Turp per te gjithe ju politikane qe dhe nenat tuaja nuk jua bejne hallall qumshin qe ju Kane dhene.Po jetoni si bosa,do treteni nga krimbat dhe do kujtoheni si ushujza te ketij atdheu.
– Me ne fund s’duroi shume e verteta dhe doli sheshit, e nxori kafsha fytyren e vertete! ehhh thuaj s’behemi ne !! Kafshe nga te gjitha anet si keta e si ata…
– E perse duhet bere lufta,te behet luli kryeminister..E po njerzit spo vene mend te ngrihen ne protesta per vete te tyre se po i shtypin kudo jo per politikane.