Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Ne në Europë po përcëllohemi, por ç’po ndodh në Amerikën Latine?

    Ne në Europë po përcëllohemi, por ç’po ndodh në Amerikën Latine?

    Al-Sharaa prezantoi emblemën e re të Sirisë: ç’simbolizon shqiponja e artë?

    Al-Sharaa prezantoi emblemën e re të Sirisë: ç’simbolizon shqiponja e artë?

    Kështu sfidohet Trump nga Putin

    Kështu sfidohet Trump nga Putin

    Virus i rrallë por vdekjeprurës

    Virus i rrallë por vdekjeprurës

    Associated Press: Ja si qëllohen palestinezët në vendet e ndihmës

    Associated Press: Ja si qëllohen palestinezët në vendet e ndihmës

    Gaza: një thes miell, më e çmuar se jeta!

    Gaza: një thes miell, më e çmuar se jeta!

    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një  kryebashkiak japonez

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një kryebashkiak japonez

    Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

    Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Si e lexojnë qëndrimin e ambasadorit amerikan Delawie, pozita dhe opozita kosovare?!

by te Sheshi
09/08/2016
in Kryesore, Politikë
Reading Time: 3 mins read
A A
Si e lexojnë qëndrimin e ambasadorit amerikan Delawie, pozita dhe opozita kosovare?!

Nga Blendi Gashi

Edhe pse kanë kaluar saktësisht gjashtë ditë nga mbajtja e debatit për Demarkacionin me Malin e Zi, që zgjati hiç më pak se 12 orë, vazhdojnë përplasjet mes pushtetit dhe opozitës në Kosovë.

Arsyeja është pjesëmarrja në debatin shkencor e ambasadorit amerikan Greig Delawie dhe deklarimi i tij pro ratifikimit të Demarkacionit, duke mbajtur kështu anën e partive në pushtet.

“Dëshiroj t’ju njoftoj se Shtetet e Bashkuara do të qëndrojnë prapa qytetarëve të Kosovës pa marrë parasysh a do të ratifikohet kjo marrëveshje në Kuvend apo jo.

Por mos u gaboni, Shtetet e Bashkuara janë të bindura se është shumë më mirë që marrëveshja të kalojë se sa të dështojë.  Është më mirë për sovranitetin e Kosovës, për integrimin evropian, si dhe ç’është më e rëndësishmja, më mirë për këtë shtet që ta tejkalojë këtë çështje të politizuar dhe false dhe të përqendrohet në çështjet të cilat janë me rëndësi për popullin e Kosovës.

Deputetë, shpresoj që do të votoni me urtësi kur kjo çështje të vijë në Kuvend në të ardhmen e afërt.  Për të mirën e vendit, ju lutem votoni në paqe dhe ndihmojeni Kuvendin të merret me çështjet e rëndësishme, të cilat njëmend iu interesojnë punëdhënësve tuaj, qytetarëve të Kosovës”, deklaroi në debatin e 3 gushtit, ambasadori Delawie.

Kjo deklaratë e bërë nga diplomati amerikan aspak nuk i ka pëlqyer partisë së parë opozitare, Lëvizjes Vetëvendosje të themeluar nga Albin Kurti, që tani udhëhiqet nga Visar Ymeri.

Kjo lëvizje nuk e ka problem të “qortojë” edhe ambasadorët e vendeve mike kur nuk pajtohet me qëndrimet e tyre, për dallim nga partitë tjera politike që asnjëherë nuk dalin kundër.

Por, si gjithnjë kur VV sulmon për arsye të ndryshme diplomatët e huaj që punojnë në Kosovë, këtyre të fundit në ndihmë ju dalin zyrtarë të partive në pushtet, derisa kritikojnë ashpër  lëvizjen në fjalë, dhe jo rrallë herë e quajnë edhe anti-amerikane.

Çaushi “kundër” ambasadorit Delawie, Zv.ministri Gecaj e mbron diplomatin amerikan

Nënkryetari i Vetëvendosje-s, Driton Çaushi, është politikani opozitar që ndezi debatin, pasi shprehu hapur kundërshtimin dhe mospajtimin me deklaratën e bërë nga ambasadori Delawie në tryezën e 3 gushtit.

Deputeti Çaushi në një intervistë të dhënë për një televizion kosovar theksoi se ambasadori amerikan nuk është dashur të jetë pjesë e tryezës pasi nuk është ekspert i gjeografisë apo gjeodezisë.

“Është thirrur një simpozium shkencor dhe unë mendoj që çfarëdo devijimi nga shkenca, për shkak se është një çështje shkencore, nuk ka qenë i duhur për atë ditë. Prej pushtetit ka qenë qartë i devijuar, Delawie ka qenë i ftuar dhe unë mendoj që faji për këtë devijim i takon Kadri Veselit se e ka hapur dhe e ka menaxhuar këtë, si kryetar i kuvendit”, deklaroi Çaushi.

Por kjo deklaratë aspak nuk i ka pëlqyer zv.ministrit nga radhët e LDK-së, Bajram Gecaj, i cili për më shumë se dhjet vite punoi si këshilltarë në ambasadën amerikane në Prishtinë.

Zv. ministri Gecaj, ka thënë se pjesëmarrja e diplomatit amerikan i ka ndihmuar debatit në konferencën e 3 gushtit, që është mbajtur në ambientet e Kuvendit.

“Po ku pat Kosova ekspert të kufirit. Aty ke pas nga çdo profil të mundshëm; politikan, gjeografa, kryeministra, president. Kështu që absolutisht nuk mundet ai (Çaushi v.j.) me thënë që aty ka pasur vetëm ekspertë.  Madje, aty ke pas edhe qytetarë të thjesht të rajoneve për të cilat kemi biseduar”, ka thënë Gecaj.

Sipas ish punonjësit të ambsadës së SHBA-ve në Prishtinë, prezenca e ambasadorit Delawie ka qenë plotësisht e nevojshme dhe e domosdoshme, ashtu si edhe kontributi që ka dhënë diplomati amerikan. /tesheshi.com/

Related Posts

Paralajmërimi që Obama e kishte dhënë Biden-it
Kryesore

Paralajmërimi që Obama e kishte dhënë Biden-it

04/07/2025
Rasti i Korfuzit: Greqia, si leksion për Shqipërinë!
Ekonomi

Rasti i Korfuzit: Greqia, si leksion për Shqipërinë!

04/07/2025
Danimarka, drejt një vendimi që BE nuk e ka marrë kurrë më parë
Politikë

Danimarka, drejt një vendimi që BE nuk e ka marrë kurrë më parë

04/07/2025
Next Post
Reagon VV: le të na arrestojnë, ne nuk ndalemi

Reagon VV: le të na arrestojnë, ne nuk ndalemi

Mercedes Benz prezanton makinën e së ardhmes (video)

Mercedes Benz prezanton makinën e së ardhmes (video)

SHBA: Turqia, partner strategjik, mbështesim qeverinë e ligjshme

SHBA: Turqia, partner strategjik, mbështesim qeverinë e ligjshme

TË FUNDIT

  • Të fundit
Ne në Europë po përcëllohemi, por ç’po ndodh në Amerikën Latine?

Ne në Europë po përcëllohemi, por ç’po ndodh në Amerikën Latine?

04/07/2025
Varësia europiane nga Kina, edhe më e shtrenjtë

Varësia europiane nga Kina, edhe më e shtrenjtë

04/07/2025
Paralajmërimi që Obama e kishte dhënë Biden-it

Paralajmërimi që Obama e kishte dhënë Biden-it

04/07/2025
Rasti i Korfuzit: Greqia, si leksion për Shqipërinë!

Rasti i Korfuzit: Greqia, si leksion për Shqipërinë!

04/07/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Nga Edmond Arizaj: “Sindromi Leart Vasili” dhe shoqëria shqiptare

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni