Neil Douglas, është një 32- vjeçar skocez me mjekër të gjatë, i cili teksa udhëtonte me avion gjeti sozinë e tij. Me avionin e nisur nga Londra, i drejtuar për në Galway të Irlandës, ai u përball me sozinë e tij.
Praktikisht dukeshin si dy pika uji, me vetëm një dallim. Siç shikohet në fotografitë e publikuara prej tyre në Twitter, të cilat më pas u përhapën me shpejtësi, ata janë identikë por kanë vetëm një dallim, gjatësinë.
Siç raporton “Mirror” takimi mes tyre ndodhi në avion kur ata e gjetën veten të ulur njeri pranë tjetrit. “Sapo u kthyem në Irlandë zbuluam se qëndronim në të njëjtin hotel dhe në darkë u takuam në të njëjtin lokal. Në atë moment vendosëm të fotografoheshim”, tregon Neil. Sozia i Neil quhet Robert dhe është 35 vjeç./tesheshi.com/