Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Putin e shkarkoi këtë mëngjes: ministri rus kryen vetëvrasje

    Putin e shkarkoi këtë mëngjes: ministri rus kryen vetëvrasje

    Dëshpërimi izraelit me Gazën e pamposhtur, edhe pse nën gjenocid

    Dëshpërimi izraelit me Gazën e pamposhtur, edhe pse nën gjenocid

    Izrael: zvarrë për t’u bërë ushtar!

    Izrael: zvarrë për t’u bërë ushtar!

    Anëtarët e NATO-s me shërbim të detyrueshëm ushtarak?

    Anëtarët e NATO-s me shërbim të detyrueshëm ushtarak?

    Debat mbi nikabin në vendin me shumicë muslimane

    Debat mbi nikabin në vendin me shumicë muslimane

    Reagimi i parë i Trump-it për partinë e re nga Musk

    Reagimi i parë i Trump-it për partinë e re nga Musk

    “Oh my God!”: një tragjedi amerikan në Ditën e Pavarësisë

    “Oh my God!”: një tragjedi amerikan në Ditën e Pavarësisë

    Financial Times: Plani “Aurora” për të zhvendosur palestinezët nga Gaza

    Financial Times: Plani “Aurora” për të zhvendosur palestinezët nga Gaza

    Gjermanët drejt “lënies” së birrës?!

    Gjermanët drejt “lënies” së birrës?!

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Si duhet kuptuar Angela Merkel: tre shtyllat e merkelizmit

by te Sheshi
11/09/2017
in Bota & Rajoni, Kryesore
Reading Time: 3 mins read
A A
Si duhet kuptuar Angela Merkel: tre shtyllat e merkelizmit

Tiparet dalluese të saj shpjegojnë si pikat e forta ashtu edhe dobësitë e kancelares.

Angela Merkel është shefja më jetëgjatë në krye të një qeverie në vendet e Bashkimit Europian. Kur ajo u bë kancelare, në vitin 2005, homologët e saj ndërkombëtarë ishin Xhorxh Bush, Toni Bler dhe Zhak Shirak. Ajo u zgjodh lidere e CDU-së gjatë administratës Klinton. E megjithatë, pas gjithë kësaj kohe, ajo mbetet për shumë njerëz një rebus. “Der Spiegel” e ka cilësuar atë të padepërtueshme si “sfinksat, divat apo mbretëreshat”.

Nuk është e vështirë të kuptosh përsenë e këtij cilësimi. Rekordi i kancelares është dukshëm një prej kontradiktave: politikane e qendrës së djathtë që la të hyjnë në vend 1.2 milionë emigrantë, “liderja e re e botës së lirë”, emri i së cilës është një llagap për mosveprimin (fjalë për fjalë, në gjuhën gjermane), heroina liberale që votoi kundër martesave gay. Prirja e Merkelit për një gjuhë të vagullt madje, të koduar, e shton edhe më shumë misterin.

Ndërsa zgjedhjet gjermane afrohen, duke u vendosur në fokusin e medias, profili i kancelares Merkel e cila dëshiron të zgjidhet sërish në krye të qeverisë gjermane, po merret në shqyrtim nga të gjitha anët. “The Economist” del në përfundimin se janë tre tipare dalluese që shënojnë kancelaren dhe shkyçin kontradiktat e saj të dukshme.

Ajo është etike, jo ideologjike. Besimi i saj luterian (një busull të brendshme e quan ajo vetë) shpaloset në stilin e saj të qetë dhe në instiktet e saj: borxhi është i keq, ndihma ndaj atyre në nevojë është e mirë. Ajo mendon në mënyrë etike, jo ideologjike. “Jam pak liberale, pak social-kristiane, pak konservatore”, thoshte ajo në vitin 2009. Për Konstandin Richter, i cili në romanin “Kancelarja” imagjinon jetën e saj të brendshme, mosbesimi ndaj ideologjisë është rrënjosur thellë nga përvoja e saj në Gjermaninë Lindore: “Ajo ishte dëshmitare e rrëzimit të ideologjisë dhe sesi besimtarët (ideologjikë) u shndërruan në jo-besimtarë në një natë”.

Ajo ka reagim të shpejtë, jo programim. Ajo menaxhon ngjarjet ashtu sesi ato shfaqen, më shumë sesa të thurrë plane afatgjata. “Ajo punon si shkencëtare: lexon shumë, vlerëson faktet dhe nuk ka gjykime të ngulitura”, vëren Jens Spahn, koleg nga CDU dhe zëvendësministër i Financave. Ajo monitoron ngjarjet dhe ndryshimin e humorit me anë të shkëmbimit të shpejtë të mesazheve me ndihmësit, zyrtarët dhe deputetët. Në fushatimet e saj, Merkel fton votuesit të pranojnë temperamentin e saj, jo propozime specifike. Mesazhi i saj: Unë do i përballoj drama të tilla ndërsa përplasen në tryezën time, me qetësi, me racionalitet dhe pa ndonjë gjë të tillë hutuese si projekti.

Ajo është e pavarur, jo e angazhuar. Merkel i mban të hapura mundësitë dhe përpiqet që të mos i polarizojë asnjëherë situatat. Fjalitë e saj janë si zinxhirë letre me nën-klauzola dhe cilësime. Shoqëria paranojake dhe super e vëzhguar e Gjermanisë Lindore dhe CDU patriarkale e Helmut Kohl i ka mësuar asaj virtyutet e ambiguitetit dhe durimit. Në një tubim të fundit në qytetin verior të Bremenit, protestuesit e fërshëllyen dhe i thirrën kancelares. Pothuajse e padëgjueshme, ajo shfryu mbi turmën e vrazhdë: “Disa kanë vendosur t’i kalojnë katër vjetët e ardhshëm duke bërtitur”,  tha ajo duke ngritur supet e me buzëqeshje. Ajo përdor shpesh shfaqje të ngjashme – e qetë dhe paksa ngacmuese – në takimet ndërkombëtare.

Asnjë nga këto tipare të lindura nuk është mirë apo keq. Aspektet e besueshmërisë së mandatit të kancelares Merkel – stabiliteti, pragmatizmi dhe fisnikëria fundamentale – mund të kishin qenë më pak të theksuara nën një lider më ideologjik, programatik dhe të përfshirë. Megjithatë, “The Economist” del në mbështetje të kancelares për mandatin e saj të katërt, duke theksuar se edhe pse ajo e ka administruar mirë “epokën e artë” të Gjermanisë, ende nuk e ka përgatitur atë për sfidat e së ardhmes.

E gjitha kjo ngre një pyetje të madhe: a mundet ajo ta bëjë këtë ndërkohë që është në detyrë. Në atë që me gjasa do të jetë mandati i saj i fundit në qeverisje, a mundet që pas 12 vjetësh të mund të ballancojë Kushtetutën? Ndonjëherë thuhet sesa më gjatë që një lider të qëndrojë në detyrë, aq më shumë i përafrohet karikaturës së vet. Diferenca midis një trashëgimie të drejtë të Merkelit dhe të trashëgimie madhështore do të matet me gjasa nga aftësia e saj për ta sfiduar këtë rregull.

Përgatiti: Juli Prifti – /tesheshi.com/

Related Posts

Putin e shkarkoi këtë mëngjes: ministri rus kryen vetëvrasje
Bota & Rajoni

Putin e shkarkoi këtë mëngjes: ministri rus kryen vetëvrasje

07/07/2025
Dëshpërimi izraelit me Gazën e pamposhtur, edhe pse nën gjenocid
Kryesore

Dëshpërimi izraelit me Gazën e pamposhtur, edhe pse nën gjenocid

07/07/2025
A është Turqia superfuqia e re e teknologjisë ushtarake?
Analizë

A është Turqia superfuqia e re e teknologjisë ushtarake?

07/07/2025
Next Post
Rama ironizon Akademinë e Shkencave dhe paralajmëron reformim të administratës

Rama ironizon Akademinë e Shkencave dhe paralajmëron reformim të administratës

OKB: sulmi ndaj myslimanëve Rohinja, spastrim etnik. Të ndalet operacioni mizor

OKB: sulmi ndaj myslimanëve Rohinja, spastrim etnik. Të ndalet operacioni mizor

Venger refuzoi Mançester Junajted, për të zëvendësuar Ferguson

Venger refuzoi Mançester Junajted, për të zëvendësuar Ferguson

TË FUNDIT

  • Të fundit
Putin e shkarkoi këtë mëngjes: ministri rus kryen vetëvrasje

Putin e shkarkoi këtë mëngjes: ministri rus kryen vetëvrasje

07/07/2025
Dëshpërimi izraelit me Gazën e pamposhtur, edhe pse nën gjenocid

Dëshpërimi izraelit me Gazën e pamposhtur, edhe pse nën gjenocid

07/07/2025
Mesazhet: një Athinë ndryshe nga Korça

Mesazhet: një Athinë ndryshe nga Korça

07/07/2025
A është Turqia superfuqia e re e teknologjisë ushtarake?

A është Turqia superfuqia e re e teknologjisë ushtarake?

07/07/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Nga Edmond Arizaj: “Sindromi Leart Vasili” dhe shoqëria shqiptare

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni