Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një  kryebashkiak japonez

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një kryebashkiak japonez

    Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

    Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

    A do ta aneksojë Izraeli Bregun Perëndimor?

    A do ta aneksojë Izraeli Bregun Perëndimor?

    Klima që i kushton Evropës miliarda euro

    Klima që i kushton Evropës miliarda euro

    Pendesa e Elon Musk

    Pendesa e Elon Musk

    Viktimat e një qytetërimi me rrënjë dhune

    Viktimat e një qytetërimi me rrënjë dhune

    Qershori, “muaji i zi” izraelit në Gaza

    Qershori, “muaji i zi” izraelit në Gaza

    Gjykata e Beogradit liron gjeneralin serb për krimet në Srebrenicë

    Gjykata e Beogradit liron gjeneralin serb për krimet në Srebrenicë

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Si do zgjidhet bllokada turke për Suedi-Finlandën në NATO?

Aleanca shpreson se mund t’a kapërcejë ngërçin me Ankaranë

by te Sheshi
25/05/2022
in Diplomaci, Kryesore
Reading Time: 4 mins read
A A
Si do zgjidhet bllokada turke për Suedi-Finlandën në NATO?

Suedia dhe Finlanda filluan procesin e anëtarësimit në NATO në fillim të këtij muaji, ndërsa presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan e ka bërë të qartë se e kundërshton inisiativën e tyre.

Ankaraja nuk pajtohet me vendet e tjera anëtare të Aleancës që mbështesin zgjerimin e NATO-s në mes të pushtimit rus të Ukrainës.

Duke pasur parasysh se të 30 anëtarët duhet të votojnë unanimisht për vendet neutrale nordike që t’i bashkohen grupit të udhëhequr nga Uashingtoni, Turqia – në teori – mund të bllokojë aksesin e tyre.

“Turqia ka çdo të drejtë të bllokojë hyrjen e Finlandës dhe Suedisë në NATO,” tha për Al Jazeera-n Ahmet Erdi Ozturk, një profesor i asociuar i politikës dhe marrëdhënieve ndërkombëtare në Universitetin Metropolitan në Londër.

Megjithatë, një qëndrim i tillë ka një çmim, sepse në këtë rast, anëtarët e NATO-s do t’i qasen Turqisë si një “fëmijë problematik”.

“Është e vështirë të parashikohet pozicioni i ardhshëm i Turqisë, sepse ai bazohet kryesisht në ngjarjet e brendshme politike. Duhet të kemi parasysh se Erdogan i bëri këto ndryshime politikash për të fituar zgjedhjet e ardhshme”, tha Ozturk.

Murat Ersavci, një ish-ambasador turk në Irlandë, Oman, Australi dhe Belgjikë, i tha Al Jazeera-s se Ankaraja nuk e kundërshton domosdoshmërisht anëtarësimin e Suedisë dhe Finlandës në NATO, por është e kujdesshme.

Erdogan akuzoi Suedinë dhe Finlandën për një “qëndrim të hapur ndaj organizatave terroriste”, duke iu referuar Partisë së Punëtorëve të Kurdistanit (PKK), të cilën Ankaraja e konsideron një organizatë terroriste.

Turqia thotë gjithashtu se dy vendet nordike nuk kanë arritur të ekstradojnë të dyshuarit që ajo dëshiron.

Për më tepër, Ankaraja është ende e zemëruar me vendimin e Suedisë për të ngrirë shitjet e armëve në vitin 2019.

Një nga arsyet e deklaruara për pushtimin rus të Ukrainës ishte ndalimi i zgjerimit të NATO-s.

Moska ka kërcënuar Finlandën dhe Suedinë me një “përgjigje” të paqartë pasi artikuluan qartë ambiciet e tyre për anëtarësim në NATO.

“Kushtëzimi turk nuk është shkaktuar nga dëshira e Ankarasë për të kënaqur Rusinë,” tha Ersavci.

Turqia ka mbrojtur historikisht zgjerimin e NATO-s, shtoi ai.

“Turqia ka mbështetur gjithmonë fuqimisht zgjerimin e NATO-s, siç shihet në shtetet baltike, Poloni, Hungari, Rumani, Bullgari, si dhe Slloveni, Sllovaki, Mal të Zi, Maqedoni, Kroaci, Shqipëri dhe madje edhe Gjeorgji. Megjithatë, tani situata është ndryshe”, tha ai.

“Ekziston një perceptim i fortë publik në Turqi se Suedia po ndihmon armiqtë e Turqisë, gjë që po i bën shumë presion qeverisë”, tha Ersavci.

Megjithatë, ai tha se Ankarasë mund t’i duhej të angazhohej në një proces diplomatik privat përpara se ai të bëhej publik me kushtet e saj dhe të ngjallte polemika globale.

Aleanca tani është në një pozitë të vështirë.

Nga njëra anë, Suedia, Finlanda dhe shumica e Shteteve Anëtare dëshirojnë të përshpejtojnë procesin e anëtarësimit; nga ana tjetër, Turqia duket se synon të vonojë procesin për interesa kombëtare, të paktën përkohësisht.

“Turqia mbetet një anëtare mjaft me ndikim e NATO-s,” i tha Al Jazeera-s Garret J Martin i Qendrës së Politikave Transatlantike në Universitetin Amerikan.

Pozita e saj gjeopolitike e bën atë një lojtar shumë të vlefshëm, ndërsa pozicioni i saj si forca e dytë më e madhe ushtarake e përhershme në NATO, pas Shteteve të Bashkuara, e bën atë një bashkëpunëtor të mundshëm në mbrojtjen kolektive të Aleancës.

Zyrtarët e SHBA dhe NATO-s thonë se presin që çështjet turke të zgjidhen, megjithëse retorika e Ankarasë mbetet e ashpër.

Pavarësisht zhvillimeve të fundit, ekspertët besojnë se negociatat mund të vazhdojnë në heshtje.

“Hapi tjetër ka të ngjarë të jetë diplomacia e prapaskenave dhe presioni ndërkombëtar, me synimin për të bindur Turqinë për t’i dhënë fund bllokadës. Suedia dhe Finlanda do të përpiqen të qetësojnë Turqinë, por ne gjithashtu mund të presim që Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian të luajnë një rol udhëheqës në këtë fushatë presioni,” tha Martin.

“Në fund të fundit, të dyja kanë njëfarë ndikimi mbi Turqinë, pavarësisht nëse ajo i shet pajisje ushtarake (Uashingtonit) ose i ofron ndihmë (BE-së) sipas marrëveshjes së migracionit të 2016.”

Ndërkohë, po rritet presioni që kjo të ndodhë sa më shpejt, për shkak të luftës në Ukrainë dhe përgatitjes së Aleancës me samitin në Madrid, ku nevojitet një front i bashkuar.

“Ka shumë gjasa që Finlanda dhe Suedia t’i bashkohen Aleancës shumë shpejt. Erdogan është lider në transaksione dhe kostot e bllokimit të dy vendeve nordike – gjë që zemëroi shumë aleatët perëndimorë – do të tejkalonin ndjeshëm përfitimet në aspektin e mbështetjes së brendshme”, tha Martin.

Ndërkohë, disa zyrtarë besojnë se Turqia po përdor situatën aktuale për të shantazhuar Finlandën dhe Suedinë për të përmbushur kushtet e saj.

“Në vitin 2009, Erdogan bllokoi shkurtimisht emërimin e Anders Fogh Rasmussen si Sekretar i Përgjithshëm i NATO-s dhe ai u dorëzua pasi u shpërblye në një nivel të lartë,” tha Martin.

Duke pasur parasysh këtë, NATO mund të jetë sërish gati për t’i bërë lëshime të arsyeshme Turqisë në mënyrë që të kapërcejë këtë barrë të përkohshme dhe të vazhdojë me procesin e anëtarësimit.

“Ndërsa pjesa tjetër e Aleancës mirëpret Finlandën dhe Suedinë me krahë hapur, ekziston një vullnet i qartë politik për të kapërcyer këtë bllokadë të përkohshme,” tha Martin. /tesheshi.com/

Related Posts

Hamasi shqyrton një armëpushim, por lufta vazhdon: a do të ketë një marrëveshje?
Diplomaci

Hamasi shqyrton një armëpushim, por lufta vazhdon: a do të ketë një marrëveshje?

03/07/2025
Një “mister” i bregdetit italian si alarm mjedisor
Kryesore

Një “mister” i bregdetit italian si alarm mjedisor

03/07/2025
“Ora e xhumasë”: pse qeveria duhet t’i thotë  “po”
Kryesore

“Ora e xhumasë”: pse qeveria duhet t’i thotë “po”

02/07/2025
Next Post
Holandezët shndërrojnë Tiranën në banjo publike

Holandezët shndërrojnë Tiranën në banjo publike

“Moskva” e mbytur: operacion sekret për nxjerrjen e kufomave

“Moskva” e mbytur: operacion sekret për nxjerrjen e kufomave

Roma triumfon në Tiranë

Roma triumfon në Tiranë

TË FUNDIT

  • Të fundit
Ngjan e pabesueshme: Diogo Jota nuk jeton më….

Ngjan e pabesueshme: Diogo Jota nuk jeton më….

03/07/2025
Hamasi shqyrton një armëpushim, por lufta vazhdon: a do të ketë një marrëveshje?

Hamasi shqyrton një armëpushim, por lufta vazhdon: a do të ketë një marrëveshje?

03/07/2025
Ishte 3 korriku 1971…dita e fundit për këtë gjeni në mbrapshti

Ishte 3 korriku 1971…dita e fundit për këtë gjeni në mbrapshti

03/07/2025
Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

03/07/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Nga Edmond Arizaj: “Sindromi Leart Vasili” dhe shoqëria shqiptare

Nga Fitim Zekthi: Kriza e PD-së, si krizë kulturore

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni