Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Ne në Europë po përcëllohemi, por ç’po ndodh në Amerikën Latine?

    Ne në Europë po përcëllohemi, por ç’po ndodh në Amerikën Latine?

    Al-Sharaa prezantoi emblemën e re të Sirisë: ç’simbolizon shqiponja e artë?

    Al-Sharaa prezantoi emblemën e re të Sirisë: ç’simbolizon shqiponja e artë?

    Kështu sfidohet Trump nga Putin

    Kështu sfidohet Trump nga Putin

    Virus i rrallë por vdekjeprurës

    Virus i rrallë por vdekjeprurës

    Associated Press: Ja si qëllohen palestinezët në vendet e ndihmës

    Associated Press: Ja si qëllohen palestinezët në vendet e ndihmës

    Gaza: një thes miell, më e çmuar se jeta!

    Gaza: një thes miell, më e çmuar se jeta!

    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një  kryebashkiak japonez

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një kryebashkiak japonez

    Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

    Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Si do të pozicionohet Gjermania ndaj Ballkanit Perëndimor në vitin 2023?

Tej gjeopolitikës, cili është interesi i Berlinit për rajonin, edhe kur lobon heqjen e vizave për Kosovën?

by te Sheshi
02/01/2023
in Gjeopolitikë, Kryesore
Reading Time: 4 mins read
A A
Si do të pozicionohet Gjermania ndaj Ballkanit Perëndimor në vitin 2023?

Në vitin 2022, Gjermania përjetoi një përmbysje të politikës së jashtme në shumë segmente. Sulmi i Rusisë ndaj Ukrainës nuk e uli interesin për Ballkanin Perëndimor, por e thelloi më tej.

Nëpërmjet Procesit të Berlinit, i cili u iniciua pothuajse dhjetë vjet më parë (në vitin 2014) nga Angela Merkel, rajoni i Ballkanit Perëndimor është ngritur në renditjen e prioriteteve të politikës së jashtme të Bashkimit Evropian në vitet e fundit. Por ndërkohë, pak ka mbetur nga entuziazmi fillestar.

Në vitin e fundit të mandatit të saj, në 2021, Angela Merkel vendosi ta ndryshojë këtë, duke nisur një lloj ofensive diplomatike gjermane në këtë pjesë të Evropës me takime të shumta dypalëshe. Ministrat e Punëve të Jashtme, si dhe presidentët e shteteve dhe qeverive, u rreshtuan në pranverën e vitit 2021 në Berlinin ende pandemik si në një rrip transportieri, kujton Deutsche Welle.

Në të njëjtën periudhë, pra edhe para zgjedhjeve të shtatorit 2021, Gjermania bëri një përpjekje të dukshme për të emëruar politikanin demokristian Christian Schmidt në postin e përfaqësuesit të lartë për Bosnje-Hercegovinën, gjë që në fund ia doli.

Vazhdimi i aktiviteteve

Politika e mbajtjes së Evropës Juglindore në krye të agjendës së politikës së jashtme të Gjermanisë dhe BE-së vazhdoi edhe pas ndryshimit të qeverisë në Gjermani dhjetorin e kaluar. Qeveria e re social-demokrate-gjelbër-liberale, si qeveria e parë gjermane në koalicion të gjerë, përfshiu Ballkanin Perëndimor në marrëveshjen e saj të koalicionit dhe afrimin e vendeve të rajonit me Bashkimin Evropian si një nga synimet kryesore të politikës së jashtme. Qeveria e re prezantoi edhe postin e komisionerit për Ballkanin Perëndimor, i cili iu besua një njohësi të mirë të situatës në rajon, politikanit të gjelbër Manuel Sarrazin.

Edhe atëherë, ishte e qartë se Gjermania dhe Perëndimi po shfaqin sërish interes për Ballkanin Perëndimor, pasi u bë evidente vitet e fundit se lojtarë të tjerë globalë si Kina, Turqia dhe Rusia janë gjithashtu të interesuar në këtë pjesë të Evropës, si një urë lidhëse me pjesën tjetër të kontinentit.

Sulmi i Rusisë ndaj Ukrainës në fund të shkurtit jo vetëm që përmbysi shumë segmente të përditshmërisë politike gjermane, por gjithashtu thelloi interesin e shtuar gjerman për Ballkanin Perëndimor. Që atëherë, asnjë citim i vetëm i një ministri gjerman kushtuar Ballkanit Perëndimor nuk ka kaluar pa përmendur detyrimisht kushtet e reja në të cilat ndodhet bota që nga fundi i shkurtit dhe nevojën që “bota demokratike të shtrëngojë radhët e saj madje më shumë”.

Krijuesit e politikës së jashtme gjermane, Kancelari socialdemokrat Olaf Scholz dhe ministrja e gjelbër e Punëve të Jashtme, Annalena Baerbock, patën gjithashtu mundësinë ta thonë këtë para mikpritësve të tyre në turneun e tyre në Ballkanin Perëndimor në muajt e parë pas marrjes së detyrës. Baerbock ishte i pare që qëndroi në Sarajevë, Beograd dhe Prishtinë në fillim të marsit. Dhe kjo u dëgjua edhe gjatë vizitës së Kancelarit Scholz në Beograd dhe Prishtinë në fillim të qershorit.

Duke prezantuar një të dërguar special për Ballkanin Perëndimor, këtë herë të specializuar në monitorimin e negociatave për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, Gjermania ka bërë të ditur se sa e rëndësishme është zgjidhja e “fuçisë më të madhe të barutit” në Ballkanin Perëndimor. Këtë detyrë në fillim të shtatorit e mori personalisht këshilltari i Olaf Scholz-it për politikën e jashtme, Jens Plöttner, por deri më tani pa shumë sukses.

Ballkani Perëndimor, rezervuar i fuqisë punëtore

Gjermania, do të thonë disa vëzhgues, nuk e lë Ballkanin Perëndimor jashtë syve për një arsye tjetër: mungesa e fuqisë punëtore është kthyer sërish në një makth për ekonominë gjermane pas një qetësie të shkurtër pandemike. Qeveria e Olaf Scholz-it po njofton fuqishëm reformat në legjislacionin e imigracionit që do ta bënte vendin më tërheqës në betejën globale për fuqinë punëtore të mundshme.

Këtu përfshihet, ndër të tjera, njohja më e shpejtë e diplomave profesionale si dhe ulja e kritereve për njohjen e gjuhës gjermane. Ligjet mund të ndryshohen gjatë vitit 2023.

Por për banorët e Ballkanit Perëndimor, rregulli i hyrjes më të lehtë për qëllime pune në Gjermani ekziston që nga fillimi i vitit 2016 dhe së fundmi është zgjatur deri në fund të vitit të ardhshëm. I ashtuquajturi Rregulloret e Ballkanit Perëndimor lejojnë banorët e gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor të marrin një leje pune dhe qëndrimi në Gjermani vetëm në bazë të një kontrate pune.

Në konferenca të shumta përgatitore, të cilat i paraprinë samitit në nëntor, përpjekjet e mëtejshme të Gjermanisë ishin për të krijuar të ashtuquajturin sistem i dyfishtë i edukimit për studentët në ekonomi. Synimi i shpallur, natyrisht, është rritja e cilësisë së ekspertizës së punëtorëve në nivel lokal.

Por sipas komenteve, sidomos të biznesmenëve nga rajoni, të cilët mund të dëgjoheshin në tubime të shumta në Berlin, duke favorizuar sistemin e dyfishtë, Gjermania në fakt po i siguron vetes një fuqi punëtore profesionale në vitet në vijim. Sepse, duke gjykuar nga situata politike dhe ekonomike në rajon, është e sigurt që eksodi masiv, i cili ka dhjetë vjet që vazhdon, nuk do të ndalet. Heqja e vizave për qytetarët e Kosovës sigurisht që do të kontribuojë në këtë, një lëvizje politike për të cilën Gjermania ka avokuar vitet e fundit. /tesheshi.com/

Related Posts

Paralajmërimi që Obama e kishte dhënë Biden-it
Kryesore

Paralajmërimi që Obama e kishte dhënë Biden-it

04/07/2025
Rasti i Korfuzit: Greqia, si leksion për Shqipërinë!
Ekonomi

Rasti i Korfuzit: Greqia, si leksion për Shqipërinë!

04/07/2025
Nga Suezi në Hormuz: kur një ngushticë destabilizon ekonominë globale
Ekonomi

Nga Suezi në Hormuz: kur një ngushticë destabilizon ekonominë globale

04/07/2025
Next Post
Marrosje saudite pas Ronaldos

Marrosje saudite pas Ronaldos

Françesku për Benediktin XVI: Dhuratë për kishën dhe botën!

Françesku për Benediktin XVI: Dhuratë për kishën dhe botën!

Kush është kjo grua në kartolinën e Vitit të Ri të Putinit?

Kush është kjo grua në kartolinën e Vitit të Ri të Putinit?

TË FUNDIT

  • Të fundit
Ne në Europë po përcëllohemi, por ç’po ndodh në Amerikën Latine?

Ne në Europë po përcëllohemi, por ç’po ndodh në Amerikën Latine?

04/07/2025
Varësia europiane nga Kina, edhe më e shtrenjtë

Varësia europiane nga Kina, edhe më e shtrenjtë

04/07/2025
Paralajmërimi që Obama e kishte dhënë Biden-it

Paralajmërimi që Obama e kishte dhënë Biden-it

04/07/2025
Rasti i Korfuzit: Greqia, si leksion për Shqipërinë!

Rasti i Korfuzit: Greqia, si leksion për Shqipërinë!

04/07/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Nga Edmond Arizaj: “Sindromi Leart Vasili” dhe shoqëria shqiptare

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni