Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Al-Sharaa prezantoi emblemën e re të Sirisë: ç’simbolizon shqiponja e artë?

    Al-Sharaa prezantoi emblemën e re të Sirisë: ç’simbolizon shqiponja e artë?

    Kështu sfidohet Trump nga Putin

    Kështu sfidohet Trump nga Putin

    Virus i rrallë por vdekjeprurës

    Virus i rrallë por vdekjeprurës

    Associated Press: Ja si qëllohen palestinezët në vendet e ndihmës

    Associated Press: Ja si qëllohen palestinezët në vendet e ndihmës

    Gaza: një thes miell, më e çmuar se jeta!

    Gaza: një thes miell, më e çmuar se jeta!

    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një  kryebashkiak japonez

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një kryebashkiak japonez

    Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

    Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

    A do ta aneksojë Izraeli Bregun Perëndimor?

    A do ta aneksojë Izraeli Bregun Perëndimor?

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Si arriti Izraeli dhe mbrojtja aleate të kapin më shumë se 300 raketa dhe dronë iranianë?

Regjimi shiit “humb” betejën e parë ndaj shtetit sionist, nuk dihet nëse do e vijojë luftën…

by te Sheshi
14/04/2024
in Analizë, Kryesore
Reading Time: 5 mins read
A A
Si arriti Izraeli dhe mbrojtja aleate të kapin më shumë se 300 raketa dhe dronë iranianë?

Brad Lendon, CNN

Pothuajse të gjitha raketat balistike dhe dronët e lëshuar nga Irani në drejtim të Izraeli gjatë një sulmi të paprecedentë të shtunën vonë u kapën dhe nuk arritën të godisnin shenjën e tyre, deklaruan zyrtarët izraelitë dhe amerikanë, duke theksuar mbrojtjen raketore mbreslënëse dhe me shumë shtresa të vëna në punë nga dy aleatët stretegjikë.

Pjesa më e madhe e mbi 300 municioneve iraniane, shumica e të cilave besohet se janë lëshuar nga brenda territorit të Iranit gjatë një sulmi pesë-orësh, u kapën para se të arrinin në Izrael, më shumë se 1 mijë e 770 kilometra nga pika e lëshimit. Disa nga sulmet drejt Izraelit u nisën nga Iraku dhe Jemeni.

Ushtria izraelite tha të dielën se, Izraeli dhe partnerët e tij kapën “99%” të raketave të lëshuara nga Irani dhe se vetëm “një numër i vogël” raketash balistike arritën në Izrael.

Në total, rreth 170 dronë, mbi 30 raketa lundrimi dhe më shumë se 120 raketa balistike u lëshuan nga Irani drejt Izraelit gjatë natës së të shtunës, tha ushtria.

Gjatë një telefonate të dielën, presidenti amerikan Joe Biden i tha kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu se kjo përbënte një fitore për Izraelin pasi nuk u godit asgjë me “vlerë”, tha një zyrtar i lartë i administratës amerikane për CNN.

Zyrtarët amerikanë thanë se mbi 70 dronë dhe tre raketa balistike u kapën nga anijet dhe avionët ushtarakë të marinës amerikane, pa dhënë detaje saktësisht se cilat mjete mbrojtëse u përdorën për rrëzimin e raketave.

Marina amerikane rrëzoi të paktën tre raketa balistike me anë të sistemit të mbrojtjes raketore Aegis e vendosur në bordin e dy destrojerëve me raketa të drejtuara në Mesdheun lindor, i thanë zyrtarët Oren Liebermann-it të CNN në Pentagon.

Avionët luftarakë të SHBA-ve po ashtu rrëzuan municionet iraniane, raportoi Liebermann. Ndonëse nuk u tha se nga vepronin avionët amerikanë, dihet se ka aeroplanmbajtëse të marinës amerikane dhe avionë me bazë tokësore shumë brenda rrezes së rajonit.

Biden tha në një deklaratë se SHBA-të ishin të përgatitura si duhet për të ndihmuar Izraelin në mbrojtjen kundër sulmit iranian.

“Për të mbështetur mbrojtjen e Izraelit, ushtria amerikane zhvendosi avionë dhe shkatërrues të mbrojtjes raketore balistike gjatë javës së kaluar në rajon”, tha presidenti amerikan në një deklaratë.

“Falë këtyre dislokimeve dhe aftësive të jashtëzakonshme të ushtarakëve tanë, ne e ndihmuam Izraelin të rrëzonte pothuajse të gjithë dronët dhe raketat që vinin”, tha Biden.

Britania tha se ishte gjithashtu e përgatitur të ndërhynte duke përdorur aeroplanët e Forcave Ajrore Mbretërore që ka në rajon.

“Avionët e Mbretërisë së Bashkuar do të përgjojnë çdo sulm ajror brenda rrezes së misioneve tona ekzistuese, siç kërkohet”, thuhet në një deklaratë të Ministrisë së Mbrojtjes.

Një zëdhënës i ushtrisë izraelite tha gjithashtu se Franca ishte e përfshirë në bllokimin e sulmeve iraniane.

“Ne po punojmë ngushtë me SHBA-në, Britaninë e Madhe dhe Francën të cilat vepruan mbrëmë. Ky partneritet ka qenë gjithmonë i ngushtë, por mbrëmë u shfaq në një mënyrë të pazakontë”, tha zëdhënësi.

Ndërkohë, Izraeli operon një sërë sistemesh për të bllokuar të gjitha llojet e sulmeve; nga raketat balistike me trajektore që i çojnë ato mbi atmosferë, deri te raketat e lundrimit dhe raketat me fluturim të ulët.

Sistemi i Kupolës së Hekurt në Izrael ka qenë shpesh në titujt kryesorë që kur vendi filloi ofensivën e tij ushtarake në Gaza në përgjigje të sulmeve të Hamasit të 7 tetorit brenda Izraelit që ndezën armiqësitë aktuale në rajon.

Sipas Organizatës së Mbrojtjes Raketore të vendit (IMDO), Iron Dome është shtresa e poshtme e mbrojtjes raketore të Izraelit. Ekzistojnë të paktën 10 bateri Iron Dome në Izrael, secila e pajisur me një radar që zbulon raketat dhe  më pas përdor një sistem komandimi dhe kontrolli që llogarit shpejt nëse një raketë në hyrje përbën kërcënim apo nëse ka të ngjarë të godasë një zonë të papopulluar. Nëse raketa përbën kërcënim, atëherë Iron Dome lëshon raketa nga toka për ta shkatërruar atë në ajër.

Hapi tjetër në shkallët e mbrojtjes raketore është sistemi David’s Sling, i cili mbron nga kërcënimet me rreze të shkurtër dhe të mesme, sipas IMDO.

David’s Sling, një projekt i përbashkët i Sistemit të Mbrojtjes së Avancuar të Izraelit Rafael dhe gjigantit të mbrojtjes amerikane Raytheon, përdor përgjuesit kinetikë ‘godit për të vrarë’ Stunner dhe SkyCeptor për të kapur objektiva deri në 300 km larg, sipas projektit të Kërcënimit të Raketave në Qendrën për Studime Ndërkombëtare dhe Strategjike (CSIS).

Mbi David’s Sling janë sistemet e Izraelit Arrow 2 dhe Arrow 3, të zhvilluara në bashkëpunim me Shtetet e Bashkuara.

Arrow 2 përdor koka fragmentimi për të shkatërruar raketat balistike që vijnë në fazën e tyre terminale – ndërsa ato zhyten drejt objektivave të tyre – në atmosferën e sipërme, sipas CSIS. Arrow 2 ka një rreze veprimi prej 90 km dhe një lartësi maksimale prej 51 km, sipas Aleancës së Avokimit të Mbrojtjes së Raketave, e cila e quajti Arrow 2 një përmirësim të mbrojtjes raketore ameriakne Patriot që përdorte dikur Izraeli.

Ndërkohë, Arrow 3 përdor teknologjinë ‘hit-to-kill’ për të kapur raketat balistike që vijnë në hapësirë, përpara se ato të rihyjnë në atmosferë në rrugën e tyre drejt objektivave.

Sipas raporteve mediatike, Izraeli ka gjithashtu avionë luftarakë të teknologjisë së fundit, duke përfshirë avionë stealth F-35I që i ka përdorur për të rrëzuar dronët dhe raketat e lundrimit më parë.

Raketat balistike që arritën në Izrael ranë në bazën ajrore Netavim në jug të Izraelit, tha një zëdhënës ushtarak i Izraelit, duke shtuar se ato shkaktuan vetëm dëme të lehta strukturore. Baza po funksiononte dhe po vazhdonte operacionet e saj pas sulmit, me avionë që vazhdonin ta përdornin bazën, shtoi ai.

Fotot e publikuara nga Forcat Ajrore izraelite të dielën në mëngjes treguan avionët luftarakë F-35 dhe F-15 që po ktheheshin në bazat e tyre në Izrael pas asaj që u quajt një mision i suksesshëm i “kapjes” dhe “mbrojtjes ajrore”. /tesheshi.com/

Related Posts

Al-Sharaa prezantoi emblemën e re të Sirisë: ç’simbolizon shqiponja e artë?
Kryesore

Al-Sharaa prezantoi emblemën e re të Sirisë: ç’simbolizon shqiponja e artë?

04/07/2025
Hamasi shqyrton një armëpushim, por lufta vazhdon: a do të ketë një marrëveshje?
Diplomaci

Hamasi shqyrton një armëpushim, por lufta vazhdon: a do të ketë një marrëveshje?

03/07/2025
Një “mister” i bregdetit italian si alarm mjedisor
Kryesore

Një “mister” i bregdetit italian si alarm mjedisor

03/07/2025
Next Post
Fotografia(por jo selfia) që u pagua me jetë

Fotografia(por jo selfia) që u pagua me jetë

Humbja e ububushme e Izraelit

Humbja e ububushme e Izraelit

Vendi evropian me një paralajmërim: “Largohu urgjentisht nga Irani!”

Vendi evropian me një paralajmërim: “Largohu urgjentisht nga Irani!”

TË FUNDIT

  • Të fundit
Rasti i Korfuzit: Greqia, si leksion për Shqipërinë!

Rasti i Korfuzit: Greqia, si leksion për Shqipërinë!

04/07/2025
Rruga e vetme e OBSH-së kundër alkoolit, duhanit dhe pijeve me sheqer

Rruga e vetme e OBSH-së kundër alkoolit, duhanit dhe pijeve me sheqer

04/07/2025
Danimarka, drejt një vendimi që BE nuk e ka marrë kurrë më parë

Danimarka, drejt një vendimi që BE nuk e ka marrë kurrë më parë

04/07/2025
Nga Suezi në Hormuz: kur një ngushticë destabilizon ekonominë globale

Nga Suezi në Hormuz: kur një ngushticë destabilizon ekonominë globale

04/07/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Nga Edmond Arizaj: “Sindromi Leart Vasili” dhe shoqëria shqiptare

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni