Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një  kryebashkiak japonez

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një kryebashkiak japonez

    Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

    Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

    A do ta aneksojë Izraeli Bregun Perëndimor?

    A do ta aneksojë Izraeli Bregun Perëndimor?

    Klima që i kushton Evropës miliarda euro

    Klima që i kushton Evropës miliarda euro

    Pendesa e Elon Musk

    Pendesa e Elon Musk

    Viktimat e një qytetërimi me rrënjë dhune

    Viktimat e një qytetërimi me rrënjë dhune

    Qershori, “muaji i zi” izraelit në Gaza

    Qershori, “muaji i zi” izraelit në Gaza

    Gjykata e Beogradit liron gjeneralin serb për krimet në Srebrenicë

    Gjykata e Beogradit liron gjeneralin serb për krimet në Srebrenicë

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Shyq Rreli, “De Biazi” shqiptar i mesviteve `80: ëndrrën që na e prishi greku 30 vjet më parë, nuk duhet të na e prishë serbi sot

by Te Sheshi
07/10/2015
in Kryesore, Sport
Reading Time: 3 mins read
A A
Shyq Rreli, “De Biazi” shqiptar i mesviteve `80: ëndrrën që na e prishi greku 30 vjet më parë, nuk duhet të na e prishë serbi sot

Nga: Ermir Hoxha

Ka një koinçidencë me substrat nacional tek përballja e nesërme me serbët. Kjo është hera e dytë në historinë e futbollit shqiptar që pretendohet të shkohet në një kompeticion të rëndësishëm ndërkombëtar, më konkretisht në europianin  “Francë 2016”, ndërkohë që 30 vjet më parë është pretenduar të shkohet në botërorin “Meksikë ‘96”.

E nëse sot si “tra” të fundit kemi serbët, atëbotë kishim grekët. Vinim nga një fitore historike 2-0 përballë Belgjikës se famshme të viteve 80, të Pfafit, Geretsit, Kulemansit e Shifos, pas një barazimi me Poloninë e Bonjekut, në Varshavë, 2-2, dhe i ishim drejtuar Athinës  për të marrë të paktën një barazim, që më pas, nga maja e Olimpit, ti thonim Meksikës: erdhëm në shqipet, na prit; siç do ishte një titull i përafërt i Sportit Popullor, me autor Skifter Këlliçin.

Por kjo nuk ndodhi. Dhe kjo e mundon akoma Shyq Rrelin, ish-trajnerin babaxhan të përfaqësueses shqiptare, që edhe sot, pas 30 vjetësh, e ka peng atë takim.

Diç dyshon se ka ndodhur, edhe pse nuk ka dëshirë të zhytet në botën e konspiracionit. Ama e thotë me bindje se morali dhe përgatitja e çunave – siç u ka thënë dhe vijon t`u thotë lojtarëve të atëhershëm – ishte shumë më lart se dhe me Belgjikën, por ajo që dhanë në fushë nuk ishte as 50 për qind e tyre.

Ai kujton përbetimet e Kolës dhe Hodjes që diçka u kishte ndodhur në organizëm, sa të shfaqen aq të dobët, apo të dobësuar, në fushë. Shyqyri_Rreli

Dhe ja ku jemi sot, pas 30 vitesh, me ëndrrën e madhe për të shkuar në një europian futbolli, duke patur përpara ekipin serb, që për arsye historiko-nacionale përbën një sfidë më vete.

Profesori Shyqi ia uron vetes që të mos vdesë pa e parë kombëtaren shqiptare në një sukses të tillë, për të cilin ai dha 10 vjet të karrierës së tij si trajner futbolli për t`ia arritur. Me një modesti që e ka tipar të kristaltë të personalitetit të tij, i pëlqen të citojë Hafëz Ibrahim Dalliun, që ka shkruar tek “Patriotizma e Tironës” se tironsit nuk janë reklamista – pra, që i bëjnë vetes reklamë – ndaj dhe ai nuk preferon shumë të rrahë gjoksin, por që, sigurisht, prej pasionit të dikurshëm, e dëshirës së sotme, për ta parë kombëtaren sa më lart, sigurisht që nuk druhet të flasë për atë kohë e të sotmen.

Nuk do i pëlqente ndoshta të quhet “De Biazi”, por realisht që Shyq Rreli i tillë ka qenë për kohën, nëse do përdornim si referencë historinë që po bën sot trajneri italian. Ose, ose, le ta quajmë De Biazin “Shyq Rrelin” e të sotmes.

Atij i takoi të punonte me një brez futbollistësh, që siç thotë, i rriti vetë. Që prej kur drejtoi “Shpresat” për një periudhë afro 10-vjeçare, nga viti 1972 e deri në vitin 1982, për të vijuar më pas me Kombëtaren (quhej Përfaqësuese në atë kohë), edhe për një dekadë tjetër, me disa shkëputje.

Profesor Shyqi e vlerëson maksimalisht atë çfarë ka bërë kolegu i tij italian me çunat që ka përzgjedhur, ekipin që ka ndërtuar, frymën që ka futur në ekip, duke veçuar sidomos optimizmin, moralin e lartë, pra, anën psikologjike, e cila sipas tij është përcaktuese për të qenë triumfues.

Diferencat e kohës së tij me kohën e sotme janë tejet të mëdha. Çfarë tregon ai për atë kohë ngjajnë si barcoleta, si produkte fantazie, e jo si realitete konkrete.

Sot premisat për të bërë historinë janë më të shumta. Profesor Shyqi shpreson dhe beson që kjo do të ndodhë të enjten në “Elbasan Arena”.

Çfarë ndodhi 30 vjet më parë me grekun, nuk ka gjasë të ndodhë me serbin. Derisa nuk janë të detyruar të hanë ushqim të gatuar nga duar të dyshimta! /tesheshi.com/              

Related Posts

Ngjan e pabesueshme: Diogo Jota nuk jeton më….
Sport

Ngjan e pabesueshme: Diogo Jota nuk jeton më….

03/07/2025
Hamasi shqyrton një armëpushim, por lufta vazhdon: a do të ketë një marrëveshje?
Diplomaci

Hamasi shqyrton një armëpushim, por lufta vazhdon: a do të ketë një marrëveshje?

03/07/2025
Një “mister” i bregdetit italian si alarm mjedisor
Kryesore

Një “mister” i bregdetit italian si alarm mjedisor

03/07/2025
Next Post
Kërcënimi i Karaxhiç: lëmë ndeshjen qoftë edhe me incidentin më të vogël

Kërcënimi i Karaxhiç: lëmë ndeshjen qoftë edhe me incidentin më të vogël

Serbët akuzojnë se i qëlluan me gurë: Ja video e televizionit serb që tregon gjithë udhëtimin nga aeroporti… por asnjë gur

Serbët akuzojnë se i qëlluan me gurë: Ja video e televizionit serb që tregon gjithë udhëtimin nga aeroporti… por asnjë gur

Spektakli luksoz: një xhiro me karvanin e makinave “Ferrari” kuqezi (Video)

Spektakli luksoz: një xhiro me karvanin e makinave “Ferrari” kuqezi (Video)

TË FUNDIT

  • Të fundit
Ngjan e pabesueshme: Diogo Jota nuk jeton më….

Ngjan e pabesueshme: Diogo Jota nuk jeton më….

03/07/2025
Hamasi shqyrton një armëpushim, por lufta vazhdon: a do të ketë një marrëveshje?

Hamasi shqyrton një armëpushim, por lufta vazhdon: a do të ketë një marrëveshje?

03/07/2025
Ishte 3 korriku 1971…dita e fundit për këtë gjeni në mbrapshti

Ishte 3 korriku 1971…dita e fundit për këtë gjeni në mbrapshti

03/07/2025
Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

03/07/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Nga Edmond Arizaj: “Sindromi Leart Vasili” dhe shoqëria shqiptare

Nga Fitim Zekthi: Kriza e PD-së, si krizë kulturore

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni