Për presidenti Meta, vlerësimi amerikan, më saktë nga Departamenti i Shtetit për gjyqtarin, njëherësh ish-kreun e KED-it Adrian Dvorani, është dorë e kryeministrit Rama.
“Këto janë si fletët e lavdrimit që merrte Partia e Punës kur shqiptarët vdisnin për bukë në Shqipëri“, ironizoi kreu i shtetit lajmin nga Uashingtoni, me në thelb vlerësimin për një figurë nga sistemi i drejtësisë me të cilin Meta ka qenë në luftë të hapur.
E megjithatë, Meta ka pretenduar se ka raporte të mira me amerikanët.
“Raportet e Ilir Metës me SHBA janë të shkëlqyera…”, tha ai në një dalje për mediat që kishte si qëllim denoncimin e zgjatjes së koncensionit të Rinasit, që sipas Metës ka gjurmë korrupsioni. /tesheshi.com/