Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Ne në Europë po përcëllohemi, por ç’po ndodh në Amerikën Latine?

    Ne në Europë po përcëllohemi, por ç’po ndodh në Amerikën Latine?

    Al-Sharaa prezantoi emblemën e re të Sirisë: ç’simbolizon shqiponja e artë?

    Al-Sharaa prezantoi emblemën e re të Sirisë: ç’simbolizon shqiponja e artë?

    Kështu sfidohet Trump nga Putin

    Kështu sfidohet Trump nga Putin

    Virus i rrallë por vdekjeprurës

    Virus i rrallë por vdekjeprurës

    Associated Press: Ja si qëllohen palestinezët në vendet e ndihmës

    Associated Press: Ja si qëllohen palestinezët në vendet e ndihmës

    Gaza: një thes miell, më e çmuar se jeta!

    Gaza: një thes miell, më e çmuar se jeta!

    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një  kryebashkiak japonez

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një kryebashkiak japonez

    Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

    Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Shumë asete të Postës së Kosovës shfrytëzohen ende nga Serbia

by te Sheshi
08/01/2017
in Kryesore, Politikë
Reading Time: 3 mins read
A A
Shumë asete të Postës së Kosovës shfrytëzohen ende nga Serbia

Nga Bashkim Kastrati

Kohën e fundit Serbia e ka shtrirë ndikimin e saj në Kosovë më shumë sesa që e kishte para disa viteve. Një nga shkaqet e kësaj situate është dialogu me Serbinë nga i cili dolën shumë kompromise, e ndër to ishte edhe krijimi i “Listës Serbe” e cila nuk e njeh pavarësinë e Kosovës dhe tashme edhe nga brenda e lufton shtetin e pavarur të Kosovës. Hyrja e kësaj liste në institucionet e Kosovës ka ndikuar që serbët që e njihnin pavarësinë e Kosovës të lihen anash nga vet institucionet e Kosovë, por edhe nga qytetarët serbë.

Në këtë aspekt Serbia ka shtrirë ndikimin e saj  në Kosovë në shumë fusha dhe institucionet e Kosovës janë dorëzuar përballë këtij ndikimi dhe nuk ndërmarrin masa konkrete. Një nga shembujt e këtij ndikimi është fakti se një numër asetesh të Postës së Kosovës vazhdojnë të shfrytëzohen pa asnjë problem nga Posta e Serbisë. Madje në të kryhen të gjitha aktivitetet normalisht pa u penguar nga askush.

Në qendrën kryesore që mbulon pjesën dërrmuese të territorit, në Graçanicë, Posta e Serbisë kryen një numër të madh të shërbimeve. Aty përveç letrave, qytetarët e komunitetit serb dhe të komuniteteve tjera i marrin edhe pensionet e Serbisë.

Të dhënat zyrtare të Postës së Kosovës tregojnë se janë gjithsej 21 zyra postare që vazhdojnë të shfrytëzohen nga posta serbe dhe mbi të cilat institucionet shtetërore të Kosovës nuk kanë asnjë ndikim.

Kryeshef i kësaj ndërmarrje, e cila është 100% në pronësi të shtetit të Kosovës, ka deklaruar ditë më parë se ka kërkuar nga institucionet ndihmën për të kthyer asetet e saj në shfrytëzim, por deri më tash pa asnjë sukses.

Kontrolli i Serbisë në këto asete të Postes e dëmton financiarisht këtë ndërmarrje e cila tash e disa vite ka probleme financiare.

Përveç këtij problemi, Posta e Kosovës po vazhdon të ketë të pamundur kryerjen e një varg aktivitetesh, që do t’i sillnin përfitime ekonomike, pasi nuk njihet ende ndërkombëtarisht.

Nga ana tjetër, ministrja për Dialog, Edita Tahiri, vazhdon të insistojë se asetet që po shfrytëzohen nga Posta e Serbisë do t’i kthehen Postës së Kosovës. Deklarata të tilla të Tahiri ka thënë edhe për çështje të tjera, por në realitet nuk është bërë asgjë konkrete.

Serbia në vazhdimësi po e cenon sovranitetin e Kosovës

Njohësit e rrethanave politike në Kosovë në vazhdimësi kanë deklaruar se ndikimi i Serbisë në shumë fusha në Kosovë dhe mos reagimi i institucioneve të Kosovës tregon se ka një përulje të shtetit të Kosovës ndaj atij të Serbisë, pasi që Serbia me këto veprime po e cenon sovranitetin e Kosovës.

Krenar Shala opinionist, ka thënë për tesheshi.com se pengesat që paraqitën në raport me ndikimin e Serbisë në Kosovë janë si pasojë e qasjes jo të mirë që e ka pala e Kosovës në bisedimet me Serbinë.

“Konsideroj që procesi i dialogut me Serbinë është duke ngecur pikërisht për shkak të faktit që kemi një qeveri e cila e ka besueshmërinë shumë të ulët tek publiku në njërën anë, dhe si pasojë, e përdorë qëllimin e dialogut me Serbinë si levë për ta zgjatur pushtetin”, thotë Shala.

Ai thotë se ndikimi i Serbisë në procese të ndryshme në Kosovë po e cenojnë rëndë sovranitetin e Kosovës si shtet. Sipas tij, kjo po ndodh edhe për shkak të infiroritetit të krerëve të Kosovës ndaj Beogradit zyrtar. Ai mendon se në këtë situatë është e domosdoshme që të mbahen zgjedhjet dhe të ndryshohet ky kurs politik ndaj Serbisë.

“Sovraniteti dhe integriteti i Kosovës është duke u vënë në pikëpyetje, prandaj është e domosdoshme që qytetarët t’i rilegjitimojnë institucionet në mënyrë që të kemi një qeverisje e cila nuk është inferiore ndaj Serbisë dhe e cila e shfrytëzon dialogun për të forcuar subjektivitetin dhe integritetin territorial të saj”, theksoi Shala. /tesheshi.com/

Related Posts

Kostoja e çmendur njerëzore e monetare e luftërave amerikane në Lindjen e Mesme dhe Afganistan
Kryesore

Kostoja e çmendur njerëzore e monetare e luftërave amerikane në Lindjen e Mesme dhe Afganistan

05/07/2025
Paralajmërimi që Obama e kishte dhënë Biden-it
Kryesore

Paralajmërimi që Obama e kishte dhënë Biden-it

04/07/2025
Rasti i Korfuzit: Greqia, si leksion për Shqipërinë!
Ekonomi

Rasti i Korfuzit: Greqia, si leksion për Shqipërinë!

04/07/2025
Next Post
Shikon borë për herë të parë, reagimi i këtij qeni është fantastik

Shikon borë për herë të parë, reagimi i këtij qeni është fantastik

Beogradi njofton çuarjen e trenit në Mitrovicë

Beogradi njofton çuarjen e trenit në Mitrovicë

Histori e rrallë refugjatësh sirianë në Kanada: Familja që u shndërrua në punëdhënëse brenda një viti

Histori e rrallë refugjatësh sirianë në Kanada: Familja që u shndërrua në punëdhënëse brenda një viti

TË FUNDIT

  • Të fundit
Turqi: zjarre në perëndim, borë në verilindje

Turqi: zjarre në perëndim, borë në verilindje

05/07/2025
Kostoja e çmendur njerëzore e monetare e luftërave amerikane në Lindjen e Mesme dhe Afganistan

Kostoja e çmendur njerëzore e monetare e luftërave amerikane në Lindjen e Mesme dhe Afganistan

05/07/2025
Efektet e ndalimit të celularëve në shkollat holandeze

Efektet e ndalimit të celularëve në shkollat holandeze

05/07/2025
Hamasi, përgjigje Izraelit dhe SHBA-së: Gati për armëpushim me këto kushte…

Hamasi, përgjigje Izraelit dhe SHBA-së: Gati për armëpushim me këto kushte…

05/07/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Nga Edmond Arizaj: “Sindromi Leart Vasili” dhe shoqëria shqiptare

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni