Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një  kryebashkiak japonez

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një kryebashkiak japonez

    Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

    Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

    A do ta aneksojë Izraeli Bregun Perëndimor?

    A do ta aneksojë Izraeli Bregun Perëndimor?

    Klima që i kushton Evropës miliarda euro

    Klima që i kushton Evropës miliarda euro

    Pendesa e Elon Musk

    Pendesa e Elon Musk

    Viktimat e një qytetërimi me rrënjë dhune

    Viktimat e një qytetërimi me rrënjë dhune

    Qershori, “muaji i zi” izraelit në Gaza

    Qershori, “muaji i zi” izraelit në Gaza

    Gjykata e Beogradit liron gjeneralin serb për krimet në Srebrenicë

    Gjykata e Beogradit liron gjeneralin serb për krimet në Srebrenicë

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Shullazi, “përtej të majtës dhe të djathtës”: a do të lirohet sërish për mungesë provash?!

by te Sheshi
17/04/2016
in Kryesore, Politikë
Reading Time: 4 mins read
A A
Shullazi, “përtej të majtës dhe të djathtës”: a do të lirohet sërish për mungesë provash?!
81
SHARES

E pra, Berisha ia arriti që ta thyejë mitin e Aldo Bares dhe të Lul Berishës, me shumë meritë madje, por që nuk mundi dot të bëjë të njëjtën gjë me Emil Shullazin, që transferohet si emër-mit sa nga e djathta tek e majta në pushtet, pa iu future gjemb në këmbë, veç disa orëve të kaluara në Komisariat, një rit që e shoqëron gjatë gjithë frymëmarrjes së tij, pa arritur t’ja vështirësojë sadopak, pavarërisht nëse në qeverisje është PD-ja apo PS-ja; dhe ky është një ndër misteret më të mëdha të kësaj figure të botës së krimit.

Emiliano Shullazi u bë i njohur në rrethet e krimit në vitin 2005. Në korridoret e Tiranës, asaj reale, u fol për daljen në skenë të një ‘talenti të ri”.

Një gjeniu që përdor eksplozivin si buka me djathin. Krutan me origjinë, madje PS-ja ka pasur një deputet nga Kruja me këtë mbiemër, Pëllumb Shullazi (të kenë lidhje vallë?!), Emili e ka nisur “karrierën” si “ushtar” i të famshmit tjetër, Dritan Dajtit.

Ishte pikërisht ai që u përfol për atentatin ndaj Vajdin Lamajt, ish-biznesmen i fuqishëm dhe një nga aksionerëve të Top Medias në ashensorin e pallatit të tij me eksploziv plastik, që tronditi për disa vite rresht kryeqytetin shqiptar.

Ishte një nga ngjarjet më të bujshme që fshihte edhe mjeshtërinë e vrasësit që arriti të eleminojë një nga personat më të ruajtur në Shqipëri, i cili u kishte shpëtuar disa tentativave për vrasje.

Por emri i një djaloshi krutan me fizik të fuqishëm doli nga viti 2007, kur forcat Renea e arrestuan në një pallat pranë Drejtorisë së Policisë së Tiranës.

Atëherë u fol se u pikas grupi që vrau Lamajn. Por nuk qe e thënë. S’kaloi pak ditë dhe Shullazi me të tijtë u lirua menjëherë.

Bëhej fjalë në kohën më të sukseshme të mandatit të Partisë Demokratike.

Qeveria “Berisha” arriti të arrestojë disa prej bandave më të frikshme të vendit, që nga Aldo bare dhe Lulzim Berisha, por Emiliano Shullazi mbeti jashtë. Asnjë akuzë nuk u ngrit ndaj tij prej policisë shqiptare.

Madje në ato vite u fol shumë se Shullazi ka lidhje të forta me eksponentë shumë të lartë të Policisë.

Në ambientet e Tiranës flitej se ekzistojnë dy emra të fuqishëm që si biznes kishin “vrasjen me pagesë” dhe gjobvënien ndaj sipërmarrësve të mëdhenj. Këta ishin Emiliano Shullazi dhe Dritan Dajti.

Njëri u lirua për mungesë provash dhe tjetri u arratis nga banjo e Gjykatës, pasi policët u frikësuan se i nxorri një pistoletë që e mori në WC.

Një raport i Departamerntit të Shtetit theksonte se baronët e krimit mbrohen nga kupola të larta të policisë shqiptare. Madje edhe largimi i drejtorit të atëhershëm të Policisë, Ahmet Prençi u fol se u kërkua nga Shullazi dhe Dajti.

Në vetën e vitit 2009 Dritan Dajti arrestohet pasi kreu një masakër të tmerrshme në plazhin e Durrësit, vrau 4 oficerë të lartë të forcave speciale.

Në këtë kohë Emiliano Shullazi mbeti vetëm në terren. Në zgjedhjet e vitit 2009-të, për Shullazin u fol se ishte aktiv në Vlorë dhe Fier ku Partia Demokratike synonte të maksimalizonte votat në dy bastionet e majta.

Por në vitin 2011, pra zgjedhjet për kryetarin e bashkisë së Tiranës, Emiliano Shullazi, u akuzua publikisht nga Partia Socialiste se ka kërcënuar kandidatin e PS-së për njësinë bashkiake 7-të, Erjon Koka së bashku me deputetët Vasilika Hysi dhe Besnik Bare.

Policia e arrestoi dhe më pas e liroi pak ditë më pas. Opozita akuzoi policinë për lidhje me krimin.

Në vitin 2013 Partia Demokratike ikën nga pushteti dhe në qeveri vjen PS-ja.

Një nga akuzat e para të opozitës ishin lidhjet e qeverisë së Edi Ramës, e në veçanti e Saimir Tahirit, me Emiliano Shullazin.

Gjithçka u bë pas një ndalimi të Shullazit që u akuzua për vrasjen e një polici, por që u lirua më pas.

Prej dy vitesh kanë ardhur ato akuza, megjithëse asnjëherë kur ishte në pushtet Berisha nuk ngriti akuzë zyrtare ndaj Emiliano Shullazit.

Një ditë më parë Berisha e akuzoi të fortin e Tiranës se i ka bërë presion një kandidati për rector të Tiranës.

Nuk kaloi shumë dhe policia e arrestoi me urdhër të prokurorisë, por jo me akuzën ndaj rektorit por se ka vendosur gjobë ndaj një bisnesmeni.

Por çdo të ndodhë me Shullazin kësaj radhe, do të lirohet për mungesë provash apo do të mbesë në burg?!  Fakti që ia kenë përtej të majtës e të djathtës, e bën më të paqartë të ardhmen e tij, në mos po aq misterioze sa i gjithë aktiviteti kriminal i shtrirë në kohë përgjatë qeverisjeve të dy kahjeve. Edhe një detaj tjetër shton misterin e figurës së tij: përse nuk i kthehet kurrë Berishës që e akuzon parreshtur?! Përse nuk bën të njëjtën gjë si vëllezërit Shyti?!  /tesheshi.com/

Related Posts

Pse Rama s’po gjen karar më kryebashkiakët e Vlorës?
Politikë

Pse Rama s’po gjen karar më kryebashkiakët e Vlorës?

03/07/2025
Hamasi shqyrton një armëpushim, por lufta vazhdon: a do të ketë një marrëveshje?
Diplomaci

Hamasi shqyrton një armëpushim, por lufta vazhdon: a do të ketë një marrëveshje?

03/07/2025
Një “mister” i bregdetit italian si alarm mjedisor
Kryesore

Një “mister” i bregdetit italian si alarm mjedisor

03/07/2025
Next Post
Alergjitë nga ushqimet: të vërteta dhe të gabuara

Alergjitë nga ushqimet: të vërteta dhe të gabuara

Migrantët, autoritetet greke lëshojnë alarmin për epidemi në kampin e Idomenit

Migrantët, autoritetet greke lëshojnë alarmin për epidemi në kampin e Idomenit

Dramë në takimin Lestër Siti – Uest Hem: 2-2

Dramë në takimin Lestër Siti – Uest Hem: 2-2

TË FUNDIT

  • Të fundit
Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

03/07/2025
Pse Rama s’po gjen karar më kryebashkiakët e Vlorës?

Pse Rama s’po gjen karar më kryebashkiakët e Vlorës?

03/07/2025
Toka jonë: e rilindur apo e rivdekur?

Toka jonë: e rilindur apo e rivdekur?

03/07/2025
Ngjan e pabesueshme: Diogo Jota nuk jeton më….

Ngjan e pabesueshme: Diogo Jota nuk jeton më….

03/07/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Nga Edmond Arizaj: “Sindromi Leart Vasili” dhe shoqëria shqiptare

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni