Është shtuar një tjetër aktor i njohur shqiptar, më shumë i skenës se sa i ekranit, por që gjurmën më të madhe e ka në këtë të fundit me personazhin e famshëm të Adnan Pinxhos te “Njeriu me top”.
Pandi Siku ka ndërruar jetë në moshën 73-vjeçare. Me karrierë në Teatrin Kombëtar, ai i përket plejadës së aktrimit të viteve ‘70-‘80, në teatër dhe kinema.
Prej vitesh ai nuk qe më aktiv, ndërsa spektatori shqiptar e shihte rregullisht në filma më së shumti.
Adnan Pinxho ose ndryshe Pinxho kapella, mbetet një ndër kulmet e tij aktoreske, pasi zënë vënd dhe në memorien kolektive të dhënë pas artit të 7-të shqiptar si një personazh ikonik.
Po cila qe karriera e tij në teatër?
Aktiviteti i tij skenik do të shtrihet në harkun kohor nga 1973 – 2001. Në teatër, debutimin e bën në dramën “Toka e jonë” dhe “Bashkë me agimin”.
Pasojnë role si: Adlinin në “Lumi i vdekur”; Halimi “Pas provimit te fundit”; Arjani në “Jeta e tjetrit”; Shpendi në “Epoka para gjyqit” (1978), Bardhi në Furrnalta (1979), “Besa e madhe”; “Karavidhet”; Rrema në “Komunistët” (1981), Mërkusi në “Romeo dhe Zhuljeta” ; Valentini ne “Dy zoterinj nga Verona” (1990), “Nata e 12-ëe; Lucencio ne “Zbutja e kryeneçes”; Kostandini në “Kush e solli Doruntinën”; Rexhepi në “Besa”; Pjesëtar i korit në “Quoa vadis”; Amnekofi në “Absurditeti antik” etj. /tesheshi.com/