Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Al-Sharaa prezantoi emblemën e re të Sirisë: ç’simbolizon shqiponja e artë?

    Al-Sharaa prezantoi emblemën e re të Sirisë: ç’simbolizon shqiponja e artë?

    Kështu sfidohet Trump nga Putin

    Kështu sfidohet Trump nga Putin

    Virus i rrallë por vdekjeprurës

    Virus i rrallë por vdekjeprurës

    Associated Press: Ja si qëllohen palestinezët në vendet e ndihmës

    Associated Press: Ja si qëllohen palestinezët në vendet e ndihmës

    Gaza: një thes miell, më e çmuar se jeta!

    Gaza: një thes miell, më e çmuar se jeta!

    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një  kryebashkiak japonez

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një kryebashkiak japonez

    Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

    Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

    A do ta aneksojë Izraeli Bregun Perëndimor?

    A do ta aneksojë Izraeli Bregun Perëndimor?

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Shuhet Vera Putina: a ishte kjo nëna e vërtetë e Putinit?

Video: Kush e solli në jetë presidentin rus? Dy vdekjet që lidhjen me kërkimin e kësaj të vërtete

by te Sheshi
03/06/2023
in Kryesore, Sociale & Shoqëri
Reading Time: 3 mins read
A A
Shuhet Vera Putina: a ishte kjo nëna e vërtetë e Putinit?

Gruaja që pretendonte se kishte lindur presidentin rus Vladimir Putin, ka vdekur në fshatin Meteki, Gjeorgji.

Siç raporton Daily Mail, Vera Nikolaevna Putina nuk pushoi së thënë sa ishte gjallë se ishte nëna e të fuqishmit të Kremlinit. Por ai i kishte kthyer shpinën asaj…

Ajo këmbënguli për vite se Putin ishte djali i saj, të cilin u detyrua t’ua dërgonte gjyshërve të tij me urdhër të njerkut të tij.

Vera fillimisht pretendoi në vitin 1999 se ajo ishte nëna e Putinit, ndërsa Putin e mohoi këtë duke shkruar në autobiografinë e tij se ai kishte lindur dhe rritur në Shën Petersburg. Ai gjithashtu deklaron se ishte djali i vetëm i mbijetuar i një punëtoreje, Maria, dhe babait të tij, Vladimir Putin, një punëtor fabrike dhe ish-ushtarak që kishte shërbyer në policinë sekrete të Jozef Stalinit gjatë Luftës së Dytë Botërore. Prindërit e tij, sipas fjalëve të presidentit rus, vdiqën nga kanceri në fund të viteve 1990.

Vera Nikolaevna Putina lindi më 6 shtator 1926 në Ochiorsk Oblast, Rusi. Ajo pretendoi se ndërsa studionte për Inxhinieri Bujqësore në Universitet, ra në dashuri me inxhinierin Platon Privalov, mbeti shtatzënë dhe më vonë zbuloi se i dashuri i saj ishte i martuar dhe synonte t’i vidhte foshnjën sepse gruaja e tij ishte shterpë.

Ajo pretendoi se lindi djalin e saj, me nofkën “Vova”, më 7 tetor 1950, saktësisht dy vjet para datës zyrtare të lindjes së Putinit dhe se e rriti atë në fshatin e varfër Meteki, një orë me makinë nga kryeqyteti i Gjeorgjisë, Tbilisi. Një mësuese fshati, Sura Gabinashvili, pohoi në një intervistë të vitit 2008 me gazetën britanike Daily Telegraph se ajo i dha mësime të gjuhës ruse Putinit. “Atij i pëlqenin mitet ruse dhe gjuha ruse ishte lënda e tij e preferuar. I pëlqente edhe peshkimi dhe mundja”, tha ajo në atë kohë.

Kur Vera u martua me ushtarin gjeorgjian Giorgi Osepakhvili, me të cilin kishte më shumë fëmijë, ai i kërkoi asaj të hiqte dorë nga djali i saj i parëlindur, ndaj dhe ajo e dërgoi fëmijën në moshën 10-vjeçare për të jetuar me prindërit e saj në Rusi. Një vit më vonë, gjyshi i fëmijës vendosi ta çonte në një jetimore.

Prindërit që e adoptuan në Shën Petersburg, siç tha Vera, ishin të dy 40 vjeç kur ai pa dritën e diellit. Çifti rus vendosi të birësonte pasi humbi të dy djemtë e tyre në fëmijëri.

Vera kishte mësuar se djali i saj ishte bashkuar me KGB-në (ish-shërbimi sekret rus), por mendonte se nuk do ta shihte më. Megjithatë, në vitin 1999, duke parë lajmet në televizion që përmendnin kryeministrin e ri të Rusisë, ajo e njohu menjëherë djalin e saj, Vladimir Putin, sepse, siç kishte thënë ajo, “ecte si rosë”.

Gjatë gjithë kohës që Vera pretendonte se ishte nëna e Putinit, Kremlini mbajti një heshtje të ashpër për këtë çështje.

Ndoshta nuk është rastësi që dy gazetarë që u përpoqën ta takonin atë vdiqën në mënyrë misterioze. Artyom Borovi, një kundërshtar i Kremlinit, i cili në atë kohë po përgatiste një dokumentar për fëmijërinë e Putinit, u vra më 9 mars 2000 në një aksident avioni në Aeroportin Ndërkombëtar Sheremetyevo të Moskës. I dyti, italiani Antonio Russo, u vra më vonë atë vit ndërsa mbulonte luftën e dytë të Rusisë në Çeçeni.

Nga ana e tij, historiani amerikan me origjinë ruse Yuri Felstinsky ka argumentuar se pretendimet e Vera Putin mund të shpjegojnë përkushtimin e Vladimir Putinit ndaj KGB-së (dhe pasuesit, FSB-së): “I privuar nga rehatia prindërore në fëmijërinë e tij, Putini iu drejtua KGB-së për të gjetur një familje të re”, pohon ai.

Burime në Gjeorgji konfirmuan për gazetën britanike The Sun se gruaja ka vdekur nga pleqëria në Tbilisi dhe është varrosur në fshatin e saj, Meteki, të martën e kaluar.

Edhe pse gjeorgjianja kishte ofruar t’i nënshtrohej një testi të ADN-së për të vërtetuar se ajo po thoshte të vërtetën, Kremlini i kishte hedhur poshtë pretendimet e saj, me ish-zëdhënësin e Putinit, Dmitry Peskov, duke thënë: “Kjo histori nuk është e vërtetë. Nuk ka asnjë lidhje me realitetin”. /tesheshi.com/

Related Posts

Rruga e vetme e OBSH-së kundër alkoolit, duhanit dhe pijeve me sheqer
Sociale & Shoqëri

Rruga e vetme e OBSH-së kundër alkoolit, duhanit dhe pijeve me sheqer

04/07/2025
Nga Suezi në Hormuz: kur një ngushticë destabilizon ekonominë globale
Ekonomi

Nga Suezi në Hormuz: kur një ngushticë destabilizon ekonominë globale

04/07/2025
Al-Sharaa prezantoi emblemën e re të Sirisë: ç’simbolizon shqiponja e artë?
Kryesore

Al-Sharaa prezantoi emblemën e re të Sirisë: ç’simbolizon shqiponja e artë?

04/07/2025
Next Post
Fjalët e para të Tahirit pas daljes nga burgu

Fjalët e para të Tahirit pas daljes nga burgu

Arrestohet zyrtarja e lartë, Rama: E tmerrshme!

Arrestohet zyrtarja e lartë, Rama: E tmerrshme!

Tahiri, reagim zemërak i një amerikaneje

Tahiri, reagim zemërak i një amerikaneje

TË FUNDIT

  • Të fundit
Paralajmërimi që Obama e kishte dhënë Biden-it

Paralajmërimi që Obama e kishte dhënë Biden-it

04/07/2025
Rasti i Korfuzit: Greqia, si leksion për Shqipërinë!

Rasti i Korfuzit: Greqia, si leksion për Shqipërinë!

04/07/2025
Rruga e vetme e OBSH-së kundër alkoolit, duhanit dhe pijeve me sheqer

Rruga e vetme e OBSH-së kundër alkoolit, duhanit dhe pijeve me sheqer

04/07/2025
Danimarka, drejt një vendimi që BE nuk e ka marrë kurrë më parë

Danimarka, drejt një vendimi që BE nuk e ka marrë kurrë më parë

04/07/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Nga Edmond Arizaj: “Sindromi Leart Vasili” dhe shoqëria shqiptare

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni