Një familje shqiptare nga Maqedonia me vendbanim në Francë, ka pësuar një aksident fatal ku kanë mbetur të pajetë një çift 24-vjeçar, e ku i mbijetuar i aksidentit është foshnja e tyre 6-muajshe.
Çifti i cili ishte duke u kthyer në shtëpinë e tyre në Francë pas pushimeve në Itali, humbën jetën kur automjeti e tyre ra poshtë rrugës si pasojë e përgjumjes së drejtuesit. Tragjedia ka ndodhur rreth orës 03.00 të mëngjesit, në autostradën Piaçenca-Turin, në rajonin Pavia ku çifti kishte shkuar për pushime.
Aksidenti u bë i ditur fillimisht në mediat italiane, dhe më pas policia zbuloi identitetin e tyre. Ata janë si Ebubekër Sulejmani dhe Egzona Maksuti. Foshnja e mbijetuar ishte fëmija i vetëm i tyre. Thuhet se ka shpëtuar pasi ishte lidhur sipas standardeve ndërkombëtare të sigurisë për foshnjat. /tesheshi.com/