Është ndarë nga jeta një ndër ikonat e humorit shqiptar, specifikist atij shkodran, Zef Deda, njëherësh i ati i aktorit Julian Deda.
Ai ishte 73-vjeç dhe aspak i veëuar nga jeta, por prej vitesh pa aktivitet artistik.
Zef Deda do ishte një zbulim i të ndjerit Gjosho Vasia, në fillimet e viteve ’80, duke ardhur nga amtorët e bërë shumë shpejt profesionist në aktrimin humoristik falë aftësive dhe talentit të lindur.
Punoi prej dekadash në estradën dhe e Shkodrës dhe Teatrin Migjeni po në këtë qytet, duke ofruar role të shumta dhe të spikatura.
Bërë i famshëm me imitime, ndër rolet e tij ikonike do ishte ai i shokut Xhemal në vitet ‘80.
Në kujtesën e publikut, Zef Deda mbeti një ndër humoristët mëtë mëdhenj shqiptarë. /tesheshi.com/