Një burrë iranian, i cili mbante titullin e “njeriut më të pistë në botë”, sepse nuk ishte larë për dekada, ka vdekur në moshën 94-vjeçare, tha sot një zyrtar.
Amu Haji, i cili s’ishte larë për më shumë se 50 vjet, vdiq të dielën në fshatin Dejgah të provincës Fars në Iranin jugor, njoftoi agjencia e lajmeve Irna.
Sipas një zyrtari vendas të cituar nga agjencia, Haji, i cili ishte beqar, shmangte larjen nga frika se mos “sëmurej”.
Një dokumentar i shkurtër për jetën e tij i titulluar “The Strange Life of Amu Haji” u filmua në vitin 2013, sipas mediave lokale.
“Për herë të parë, disa muaj më parë, fshatarët e çuan atë në tualet për t’u larë,” raportoi Irna. /tesheshi.com/