Është ndarë nga jeta ish-gazetari i Koha Jonë në vitet ‘90-të, Zamir Dule.
Emri i tij lidhet me djegjen e kësaj gazete në 97-ën, një akt që i atribuohet regjimit të Berishës asokohe, pasi thuhet se ai u keqtrajtua nga njerëz të tij pasi u morr nga ambientet e atyshme ku dhe flinte. Prej asaj nate ai nuk iu kthye më gazetarisë, pasi vuante nga probleme të rënda shëndetësore.
Dule jetonte në shtëpinë e tij në Miras të Korçës, pa asnjë angazhim gazetaresk, duke vuajtur paasojat e asaj nate ku do e pësonte së bashku me gazetën e Nikollë Lesit: ai u rrah, ajo u dogj.
Raportohet se Zamir Dule ka vdekur pas problemeve në zemër, në moshën 55-vjeçare. /tesheshi.com/