Ka ndërruar jetë në moshën 87-vjeccare një prej figurave të spikatura të PD-së së pas 90-ës, Tomor Malasi, ish-n/kryetar Kuvendi si dhe ish ish-kryetari i parë i Bashkisë së Tiranës nga PD-ja.
Prej vitesh ai nuk ishte më një figurë politike.
Largimi i tij nga PD i përket zhvillimeve të vitit ’97-të, pasi Tomor Malasi u rreshtua në grupin e deputetëve dhe zyrtarëve të lartë të PD-së të cilët kërkonin që kjo forcë politike dhe Berisha të mbanin përgjegjësi për fajdet që shkaktuan trazirat e atj viti. Më saktë, ishte te “karrigethyesit”, sicc i etiketonte Berisha. /tesheshi.com/