Ka ndërruar jetë në moshën 92-vjeçare Mario Zagallo, legjenda e futbollit brazilian dhe botëror.
Zagalo, i cili u bë i pari që fitoi Kupën e Botës si lojtar dhe trajner, në karrierën e tij të lojës luajti si anësor i majtë për Seleção ndërsa fitoi gjithsej 4 Kupa Botërore (dy si lojtar, një si trajner dhe një si ndihmës trajner) nga pesë që ka Brazili,
Ai ishte një anëtar i ekipit të Brazilit që fitoi Kupën e parë të Botës në 1958 dhe ekipit të 1962 që ruajti titullin.
Si trajner i ekipit më të njohur që përfshinte Pele, Tostao, Rivellino, Carlos Alberto dhe Zairzinho, ai fitoi Kupën e tretë të Brazilit në Meksikë në vitin 1970, ndërsa ishte ndihmës trajner në triumfin e katërt të Seleção në 1994 në SHBA.
Dy vite më parë FIFA prezantoi një dokumentar për Mario Zagallon në tre episode. /tesheshi.com/