Ish-presidenti i Filipineve, Fidel Ramos, i cili udhëhoqi vendin përmes një periudhe të rrallë rritjeje dhe paqeje, u shua në moshën 94-vjeçare, thanë zyrtarë të lartë.
“Edi” siç u mbiquajt nga filipinasit, shërbeu si president nga 1992 deri në 1998.
“Me pikëllim të madh mësuam për vdekjen e ish-presidentit Fidel V. Ramos,” tha Trixie Cruz-Angeles, një zëdhënëse e Presidentit Ferdinand Marcos Jr., djali me emrin e diktatorit të ndjerë, i cili mori detyrën muajin e kaluar.
“Ai lë pas një trashëgimi të fortë (…) në histori për pjesëmarrjen e tij në ndryshimet e mëdha të vendit tonë, si ushtarak dhe si president”, shtoi ai.
Familja e Fidel Ramos pritet të lëshojë një deklaratë gjatë ditës së sotme. Nuk dihen ende shkaqet e vdekjes së tij.
Delegacioni i Bashkimit Evropian në Filipine shprehu ngushëllimet e tij, duke e quajtur Ramos një “politikan të përkushtuar” dhe një “shtyllë të demokracisë”.
Fidel Ramos ishte protestanti i parë që u zgjodh në postin më të lartë në këtë vend kryesisht katolik, pavarësisht kundërshtimit të disa anëtarëve të Kishës. /tesheshi.com/