Ministria e jashtme e Tunizisë konfirmoi të enjten se ish-Presidenti Zine El-Abidine Ben Ali ka vdekur në Arabinë Saudite në moshën 83-vjeçare.
Një burim i njohur për gjendjen e Ben Aliut tha se ai vdiq nga kanceri në mushkëri, me të cilin u diagnostikua në vitin 2004. Burimi shtoi se Ben Ali u transferua në një spital në Jeddah një muaj më parë, ku ai ndenji deri sa vdiq.
Burimi i tha mediave të Riadit se ish-presidenti ishte në një gjendje kome tre javore, dhe se gjendja e tij u përkeqësua që nga maji.
Ben Ali u largua nga Tunizia në janar 2011 ndërsa qytetarët u ngritën kundër sundimit të tij disavjeçar, duke shënuar dhe nisjen e së ashtuquajturës “Pranverë Arabe”.
Një ish-shef i Sigurimit, Ben Ali udhëhoqi Tunizinë për 23 vjet. /tesheshi.com/