Seanca gjyqësore, ku priteshin të jepeshin konkluzionet përfundimtare të mbrojtjes, si dhe vendimi përfundimtar ndaj Kastriot Ismailajt për akuzat e “mashtrimit me pasoja të rënda” dhe “pastrim i produkteve të veprës penale”, nuk është zhvilluar sot në gjykatën e Tiranës.
Shkak i shtryrjes është bërë një kërkesë për pamundësi paraqitjeje për disa probleme familjare të kryesueses së trupit gjykues, shkruan TCH.
Ndërkohë edhe vetë i pandehuri Kastriot Ismailaj kishte paraqitur një kërkesë për shtyrje të seancës dhe mosparaqitjen e tij.
Pritet që seanca të zhvillohet ditën e martë, duke shmangur në këtë mënyrë shtyrjet e tepërta për këtë proçes.
Pesë ditë më parë prokurorja e çështjes kërkoi shpalljen fajtor të Katsriot Ismailajt për akuzat e “mashtrimit” dhe “pastrimit të produkteve të veprës penale” dhe dënimin e tij me 15 vite burgim. /tesheshi.com/