Nikolla Gruevski, ish-kryeministri i Maqedonisë; Gordana Jankullovska, ish-ministre e Brendshme dhe Mile Janakieski, ish-ministër i Transporteve, nuk mund të udhëtojnë dot jashtë vendit.
Gjykata e Shkupit ka urdhëruar konfiskimin e pasaportës së tre ish-zyrtarëve të lartë dhe njëkohësisht politikanë drejtues të partisë opozitare VMRO-DPMNE.
Gjykata erdhi në përfundimin se qeveritarët shkelur rregullat financiare të fushatës zgjedhore.
Gruevski i ka hedhur poshtë akuzat dhe ka fajësuar shtetet e BE-së për komplot ndaj tij. /tesheshi.com/