Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Shitje e bujshme raketash amerikane në Turqi

    Shitje e bujshme raketash amerikane në Turqi

    Një shkollë në Maqedoni merr emrin e Alija Izetbegoviç

    Një shkollë në Maqedoni merr emrin e Alija Izetbegoviç

    Tmerret në Gaza teksa Trump “bënte pazare” me arabët

    Tmerret në Gaza teksa Trump “bënte pazare” me arabët

    Trump: a e piu vërtet kafenë që i ofruan sauditët apo jo?

    Trump: a e piu vërtet kafenë që i ofruan sauditët apo jo?

    Katastrofa e një populli prej 77 vitesh që vetëm Izraeli mund ta shkaktojë

    Katastrofa e një populli prej 77 vitesh që vetëm Izraeli mund ta shkaktojë

    Izraeli në ankth: po sikur F-35 të mbërrijë në Turqi?

    Izraeli në ankth: po sikur F-35 të mbërrijë në Turqi?

    Burgjet “full” të BE-së

    Burgjet “full” të BE-së

    Macron nuk e do një Luftë të Tretë Botërore

    Macron nuk e do një Luftë të Tretë Botërore

    Shuhet një majtist me nam

    Shuhet një majtist me nam

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Shteti i Kosovës ende i gjunjëzuar nga uzurpuesit e ndërmarrjeve shtetërore

by te Sheshi
09/12/2016
in Ekonomi, Kryesore
Reading Time: 4 mins read
A A
Shteti i Kosovës ende i gjunjëzuar nga uzurpuesit e ndërmarrjeve shtetërore

Nga Bashkim Kastrati

Një nga problemet me të cilat është përballur Kosova që nga paslufta është uzurpimi i pronave nga individë të ndryshëm. Edhe pse mund të tingëllojë e çuditshme, por edhe sot ka ende ndërmarrje shtetërore që janë të uzurpuara.

Ka qytetarë që e kanë blerë një ndërmarrje me vlera qindra mijëra euro, ndërsa nuk mundet që të shfrytëzojë atë për shkak, ndërsa ka pasur edhe konflikte mes uzurpatorëve dhe blerësve për këto asete.

Shumë uzurpatorë të bizneseve fitimprurëse kanë refuzuar thjesht për t’i lirojnë lokalet që janë duke i shfrytëzuar në mënyrë joligjore dhe njëkohësisht nuk kanë paguar qira ndaj Agjencisë së Privatizimit e as tani për pronarët e ri.

Me gjithë publikimin e listave të uzurpatorëve të pronave publike dhe shoqërore, është për çdo brengosje heshtja e institucioneve më të larta shtetërore dhe e Qeverisë së Kosovës përballë kësaj dukurie. Agjencia Kosovare e Privatizimit tashmë ka ngritur padi për disa persona fizikë dhe juridikë, të cilët mbajnë të uzurpuara pronat shoqërore që menaxhon kjo Agjenci si dhe llojet e aseteve dhe rajonet ku janë të uzurpuara ato. Por, me gjithë premtimet e Qeverisë “Mustafa” se do t’i luftojnë këto dukuri, deri më sot askush nga individët apo pronarët e bizneseve, që i kanë uzurpuar pronat dhe objektet që janë në administrimin e AKP-së, nuk ka dhënë përgjegjësi.

Edhe Gjykatat e mbingarkuara me lëndë duket se nuk po ofrojnë shumë ndihmë për zgjidhjen e rasteve të tilla.

Këtë vit ka filluar rikthimi i ndërmarrjeve shtetërore tek blerësit, por edhe 62 ndërmarrje ende mbeten në dorën e uzurpatorëve. Pra, Agjencia Kosovare e Privatizimit (AKP) ende nuk ka arritur që t’i lirojë edhe 62 asete nga uzurpatorët e identifikuar, ndonëse një aksion të tillë bashkë me Policinë dhe Prokurorinë e kishin nisur në prill të këtij viti.

Këtë iniciativë e pati përkrahur edhe kryetari i Kuvendit të Kosovës Kadri Veseli. Ai në shtator të këtij viti ka dalë në aksion së bashku me zyrtarët e AKP-së për lirimin e pronave shoqërore. Gjatë kësaj ekspedite Veseli që ishte i përcjellur nga mediat ka pasur edhe një mesazh për to.

Ai ka thënë se janë mediat ato që duhet të punojnë sa më shumë që është e mundur që të zbardhin uzurpimet, të çfarëdo natyre qofshin ato.

“Mediat duhet të punojë sa më shumë që të qesin në pah çfarëdo lloj uzurpimesh, qofshin uzurpime të pronave e ndërmarrjeve, ose qofshin edhe uzurpimeve të pozitave nëpër institucione”, ka pohuar

Por, pas këtij aksioni AKP-ja në mënyrë simbolike ka vazhduar me lirimin e pronave të uzurpuara, madje për një kohë të gjatë nuk është marrë ndonjë aksion.

Zyrtarë të Agjencisë Kosovare të Privatizimit kanë deklaruar se aksioni për lirimin e pronave të uzurpuara po vazhdon dhe nuk është ndërprerë.

Ndërkohë, Bordi i Drejtorëve të AKP-së nuk ka diskutuar asnjëherë për ndërprerje të aksioneve për lirimin e aseteve të ndërmarrjeve shoqërore nga shfrytëzuesit e paligjshëm. Pra këto aksione sipas AKP-së pritet që të vazhdojnë edhe në muajt në vijim në gjithë territorin e Kosovës në përputhje me mandatin ligjor të dhënë me Ligjin e AKP-së, të miratuar nga Kuvendi i Republikës së Kosovës.

Pronat e uzurpuara largojnë investitorët

Lulzim Beqiri magjistër i ekonomisë ka thënë për tesheshi.com se fillimi i zbatimit të ligjit për t’i liruar pronat e uzurpuara është për t’u përshëndetur, mirëpo ky aksion me duket se ishte vetëm medial, ende ka hapësira të uzurpuara dhe patjetër duhet të japin llogari uzurpatorët.

“Në aspektin ekonomik është shumë e dëmshme sepse nëse një investitor vendos të investojë në Kosovë në momentin që has në këto problema normalisht që nuk investon në atë vend, ai nuk vjen për të lënë kokën në vend, por për të investuar dhe krijuar një mirëqenie më të mirë për vetën e tij, andaj konstatoj se ky akt është në dem te ekonomisë dhe imazhit të shtetit”, thotë Beqiri.

Ai thotë se institucionet e drejtësisë duhet që të merren seriozisht me këtë problematikë dhe të zbatojnë ligjin në mënyrën e duhur, dhe këtë ndërmarrje të kthehen në shërbim të qytetarëve dhe ekonomisë së Kosovës.

“Neve kot bëjmë ligje përderisa ende janë 62 prona të uzurpuara dhe këto prona kanë mbrapa njerëz të politikes që as gjykatat, e as Prokuroria nuk po munden t’i lirojnë, pra duhet që të kenë guxim më të madh dhe t’i lirojnë ato prona në mënyrë që t’u kthehen blerësve ose shtetit në pronësi.

Privatizimi i ndërmarrjeve shoqërore në Kosovë ka filluar në vitin 2002 nga Misioni i OKB-së në Kosovë, si administrues i territorit pas luftës, deri në shpalljen e pavarësisë në vitin 2008. Pastaj AKP-ja e mori përsipër procesin e privatizimit. /tesheshi.com/

Related Posts

Si reagoi lobi izraelit ndaj përjashtimit të Tel Avivit nga turneu i Trump-it
Gjeopolitikë

Si reagoi lobi izraelit ndaj përjashtimit të Tel Avivit nga turneu i Trump-it

15/05/2025
Rrëzimi i avionëve indianë nga Pakistani: nëse është e vërtetë, pse ka rëndësi
Analizë

Rrëzimi i avionëve indianë nga Pakistani: nëse është e vërtetë, pse ka rëndësi

15/05/2025
Ironia: sirianët po kthehen në atdhe, shqiptarët jo!
Kryesore

Ironia: sirianët po kthehen në atdhe, shqiptarët jo!

15/05/2025
Next Post
Policia e Nju Jorkut arreston personin që sulmoi gruan muslimane; akuzohet për krim për shkak të urrejtjes

Policia e Nju Jorkut arreston personin që sulmoi gruan muslimane; akuzohet për krim për shkak të urrejtjes

Nga Bujar M. HOXHA: Lëvizja BESA, mesazhi që vjen nga Maqedonia

Nga Bujar M. HOXHA: Lëvizja BESA, mesazhi që vjen nga Maqedonia

Kjo është lupa më e vogël në botë

Kjo është lupa më e vogël në botë

TË FUNDIT

  • Të fundit
Si reagoi lobi izraelit ndaj përjashtimit të Tel Avivit nga turneu i Trump-it

Si reagoi lobi izraelit ndaj përjashtimit të Tel Avivit nga turneu i Trump-it

15/05/2025
Udhëheqës perëndimorë që kundërshtojnë fuqishëm Izraelin, me gojën plot: “Shtet gjenocidal!”

Udhëheqës perëndimorë që kundërshtojnë fuqishëm Izraelin, me gojën plot: “Shtet gjenocidal!”

15/05/2025
Shitje e bujshme raketash amerikane në Turqi

Shitje e bujshme raketash amerikane në Turqi

15/05/2025
Një shkollë në Maqedoni merr emrin e Alija Izetbegoviç

Një shkollë në Maqedoni merr emrin e Alija Izetbegoviç

15/05/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Justinian Topulli: Padija fetare e shqiptarëve

Nga Paolo Farinella: Heshtja për Gazën dhe palestinezët, Perëndimi civil e i krishterë i shuar përfundimisht

Nga Redi Shehu: T’ia thuash zullumqarit të vërtetën në sy

Nga Labinot Kunushevci: Cila ideologji ia solli tragjeditë më të mëdha historike njeriut?

Nga Ornela Çuçi: Trump rirreshton botën

Nga Justinian Topulli: Tregti me Allahun apo me dynjanë?

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni