Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Si dhe pse Izraeli vret edhe mjekët

    Si dhe pse Izraeli vret edhe mjekët

    Kush janë të dënuarit për Srebrenicën?

    Kush janë të dënuarit për Srebrenicën?

    Pamje historike: kur komunistët dorëzojnë armët…

    Pamje historike: kur komunistët dorëzojnë armët…

    Srebrenica: 30 vjet nga një gjenocid mu në zemër të Evropës dhe Gaza

    Srebrenica: 30 vjet nga një gjenocid mu në zemër të Evropës dhe Gaza

    Albanese, “flakë për flakë” me SHBA

    Albanese, “flakë për flakë” me SHBA

    Sot, tre dekada nga Gaza e djeshme në Ballkan

    Sot, tre dekada nga Gaza e djeshme në Ballkan

    Një nëndetëse bërthamore amerikane, në një qytet evropian për herë të parë në histori

    Një nëndetëse bërthamore amerikane, në një qytet evropian për herë të parë në histori

    Videoja e parë e Oçalanit nga viti 1999, deklamimi: Lufta jonë mbarroi!

    Videoja e parë e Oçalanit nga viti 1999, deklamimi: Lufta jonë mbarroi!

    Pse luftëtarët palestinezë veshin mantele në fushën e betejës?

    Pse luftëtarët palestinezë veshin mantele në fushën e betejës?

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Shtetësia e Janullatosit, pjesë e një pakti Rama – Tsipras: si nisi me lënien jashtë Parlamentit të Shpëtim Idrizit

by te Sheshi
25/12/2017
in Kryesore, Politikë
Reading Time: 4 mins read
A A
Shtetësia e Janullatosit, pjesë e një pakti Rama – Tsipras: si nisi me lënien jashtë Parlamentit të Shpëtim Idrizit

Nga Ylli Pata

Siç po duket, dhënia e shtetësisë shqiptare për Kryepeshkopin Anastas Janullatos nuk është një punë vetëm e Metës. Nga PS, me anë të zërit të saj, Taulant Balla, u dha e kuptuar, qartazi dhe pa ekuivoke, se akti i Metës ka dhe dakortësinë e qeverisë.

Dhe kjo lëvizje e befasishme në politikën shqiptare, ka nxjerrë në pah atë që deri më tani shfaqej e mjegulluar: një paketë konçensionesh nga ana e Tiranës për Athinën, si kusht për votën pro në hapjen e negociatave. Sepse, nëse vërehet me kujdes, brenda gjashtë muajve ka ndodhur ajo që për 4 vjet nuk u arrit mes dy qeverive, asaj të Ramës dhe Tsiprasit. E këtu davaritet dhe mjegulla që shoqëroi lënien jashtë parlamentit të Shpëtim Idrizit. Pra, edhe ai duket se ka qenë pjesë e paketës konçensionare.

Gjithçka duket se është gatuar në takimin e fundmajit, kur në selinë e NATO-s në Bruksel, takimin e vetëm protokollar, Edi Rama e zhvilloi me kryeministrin grek, Alexis Tsipras.

Nga një atmosferë lufte mes palëve, ku çdo javë gatuheshin deklarata të egra, ritmi i përplasjes ra deri sa u shua fare në Samitin e Kretës, ku Ditmir Bushati kërceu Zorbën-vallen e famshme greke, si shenjë se gjërat tashmë kanë ndryshuar.

Po ç’ndodhi në harkun e gjashtë muajve? Le t’i marrim me radhë:

Me një manovër elektorale, Edi Rama largoi PDIU-në nga koalicioni, por votat e partisë së Shpëtim Idrizit, sidomos aty ku ajo ishte e fortë dhe kishte “çam” të rinj, në Elbasan e Dibër i mori si sebrator rezervë për Kuvendin e ri nëpërmjet Aqif Rakipit dhe Reme Lalës.

Ndërkohë, aty ku çamët kanë komunitete të forta si në Tiranë, Vlorë e Fier, efekti elektoral ishte zero. Edi Rama, pas takimit me Tsipras hoqi frazën “çam” apo “çështje çame” nga fjalori politik dhe diplomatik.

Ndërsa në shtator, kur mori votbesimin nga Parlamenti për qeverinë e re, nën efektin kryefjalës “tepsi”, nuk e përmendi më as çështjen çame e as kërkesat e komunitetit çam në Shqipëri.

Tre deputetët e PDIU-së në Parlament, as ata nuk nxorën nga goja fjalën “Çamëri”: Aqif Rakipi në fillim u mor me aksidentin që shkaktoi në verë, kurse Reme Lala, fliste për “Rrugën e Arbrit”. Tek e fundit, çdokush e di se ata nuk kanë asnjë lidhje me kauzën çame.

Ndërkaq, PDIU-ja, ajo zyrtarja e Shpëtim Idrizit u struk politikisht dhe kryetari i kësaj force është avulluar  kush e di se ku, më keq se Ben Blushi.

Të vetmit që ja kanë përmendur Ramës heqjen e çështjes çame nga fjalori, kanë qenë ish-deputetja Mesila Doda, gazetari Enkel Demi dhe publiçisti e historiani Arben Llalla.

Por “Paketa e Tsipras” nuk mbaroi me kaq. Zhurma greke për Himarin nga e fortë dhe me deklarata të përjashvshme, një ditë të bukur u shua si me magji. Ndërkohë, prej fillimit të vjeshtës, aktorë të rëndësishëm në Himarë bëjnë të ditur se diçka ka ndryshuar dhe pritet që një konçension i madh t’i jepet Athinës.

Heqja e shtetësisë greke për kryebashiakun Jorgo Goro ishte thjesht një lëvizje propagande për të përgatitur 10 nëntorin në Kretë, ku u takuan shefat e diplomacisë, Ditmir Bushati dhe Nikos Kotzias.

Asgjë nuk u tha publikisht, megjithëse aty duket se u morën vendimet e mëdha, efekti i të cilave po shfaqet ditë pas dite : ndërtimi i varrezës së dytë të ushtarëve grekë dhe dhënia e statusit “muze” të varrezës së parë të Bularatit të cilën e negocoi qeveria “Berisha”.

Pas kësaj, qeveria e Edi Ramës merr përsipër dhe që të ndërtojë Kishën e Shën Thanasit në Dhërmi, që në vitin 2015 e quajti një “haur”.

Dhënia e shtetësisë për Janullatosin është vetëm “qershia” në tortën që Edi Rama i bëri dhuratë Alexis Tsipras, ministri i Mbrojtjes i të cilit, kishte dërguar dhe tanket në kufi duke kërcënuar se ishte gati të pushtonte jugun e Shqipërisë.

Në këtë aferë, padyshim Edi Rama ka pjesën më të madhe të përgjegjësisë, por nuk përjashtohet edhe Presidenti Meta që i dha shtetësinë Janullatosit, e as Lulzim Basha e Sali Berisha.

Pas marrëveshjes së 18 majit, Basha vendosi në listën  e Vlorës, Vangjel Dulen të tretin, kur ky i fundit nuk merrte asnjë votë nga e djathta; dhe Dashamir Tahiri, i cili votohet prej vitesh nga komuniteti çam që në Vlorë është i madhi, u rendit i katërti. Natyrisht që deputet doli Dule, duke shënuar kështu ironinë më të hidhur të politikës: u bë deputet me votat e atyre që i mallkonte nga mëngjesi deri në darkë.

Kurse Sali Berisha foli troç: i dha një legjitimim politik Marrëveshjes së Ujrave që e kishte rrëzuar Gjykata Kushtetuese, duke krijuar mundësinë e një riciklimi. Por për këtë pakt ka një heshtje totale. Si edhe për gjërat e tjera. Në nëntor u tha nga burime qeveritare se “Shqipëria ka fituar territor”. Po atëherë përse nuk bëhet publike si varrezat, shtetësia e Janullatosit dhe çështja çame?

Sa është çmimi që Edi Rama ka vendosur për votën pro hapjes së negociatave? Ndoshta dhe për këtë s’kemi parë gjë akoma…/tesheshi.com/

Related Posts

Si dhe pse Izraeli vret edhe mjekët
Kryesore

Si dhe pse Izraeli vret edhe mjekët

11/07/2025
Srebrenica: 30 vjet nga një gjenocid mu në zemër të Evropës dhe Gaza
Ballkani

Srebrenica: 30 vjet nga një gjenocid mu në zemër të Evropës dhe Gaza

11/07/2025
Znj. Gjeli vendos të mos jetë pulë: reagimi kësaj prokuroreje ndaj përfoljes nga Rama
Politikë

Znj. Gjeli vendos të mos jetë pulë: reagimi kësaj prokuroreje ndaj përfoljes nga Rama

11/07/2025
Next Post
Iran, dënohet me vdekje shkencëtari: i dha informacion Izraelit për armët bërthamore

Iran, dënohet me vdekje shkencëtari: i dha informacion Izraelit për armët bërthamore

Fushata sarkastike e aktorit kosovar: mbi 200 kravata për, dhuratë për Haradinajn

Fushata sarkastike e aktorit kosovar: mbi 200 kravata për, dhuratë për Haradinajn

Arkivat britanike: si i trajtonin Krishtlindjet muslimanët e konvertuar të periudhës viktoriane

Arkivat britanike: si i trajtonin Krishtlindjet muslimanët e konvertuar të periudhës viktoriane

TË FUNDIT

  • Të fundit
Si dhe pse Izraeli vret edhe mjekët

Si dhe pse Izraeli vret edhe mjekët

11/07/2025
Kush janë të dënuarit për Srebrenicën?

Kush janë të dënuarit për Srebrenicën?

11/07/2025
Pamje historike: kur komunistët dorëzojnë armët…

Pamje historike: kur komunistët dorëzojnë armët…

11/07/2025
Srebrenica: 30 vjet nga një gjenocid mu në zemër të Evropës dhe Gaza

Srebrenica: 30 vjet nga një gjenocid mu në zemër të Evropës dhe Gaza

11/07/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Roald A. Hysa: Logo “hallall” dhe “turizmi hallall”

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • Get Xanax Online
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo
  • Safely Buy Diazepam or Valium Online
  • Tramadol hydrochloride Online

Na ndiqni