Industria e eurozonës pësoi rënien e saj më të madhe në shtator në shtatë vitet e fundit, sipas një studimi mujor të kompanisë Markit.
Studimi thotë se kërkesa në eurozonë gjithashtu ka rënë, me kushtet e biznesit në Gjermani përkeqësuar më së shumti.
Indeksi i Menaxherëve Blerës – PMI në industrinë e zonës së euros ra 1.3 pikë në muajin shtator nga muaji i kaluar, duke rënë në një total prej 45.7 pikë, më i ulti që nga tetori 2012.
“PMI e shtatorit sinjalizon një rënie tremujore të prodhimit industrial për më shumë se 1 përqind, e cila paraqet një barrë serioze për prodhimin e brendshëm bruto – PBB në tremujorin e tretë”, tha Markit.
Rënia e aktivitetit pasqyron një dobësim të kërkesës – si të huaj ashtu edhe vendase – duke treguar faktin se porositë totale të reja në muajin e fundit gjithashtu shënuan rënien më të madhe që nga tetori 2012. /tesheshi.com/