Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Saga e një dështimi serial në politikën kosovare

    Saga e një dështimi serial në politikën kosovare

    Akuzat ndaj Jordanisë mbi ndihmat në Gaza

    Akuzat ndaj Jordanisë mbi ndihmat në Gaza

    Dita e Fitores si sfidë nga Perëndimit: fjalimi i Putinit në Moskë me referenca për Ukrainën

    Dita e Fitores si sfidë nga Perëndimit: fjalimi i Putinit në Moskë me referenca për Ukrainën

    “Kush e vrau Shireen?”, Al Jazzera: E vërteta e ekzekutimit të një gazetareje

    “Kush e vrau Shireen?”, Al Jazzera: E vërteta e ekzekutimit të një gazetareje

    Dronët izraelitë të Indisë që rrëzoi Pakistani: 25 sosh

    Dronët izraelitë të Indisë që rrëzoi Pakistani: 25 sosh

    Smotrich: Si do e shkatërrojmë projektin e një shteti palestinez

    Smotrich: Si do e shkatërrojmë projektin e një shteti palestinez

    Kthimi i Yugo-s legjendare: a do preferohej sot ndër shqiptarë të Kosovës apo Maqedonisë?

    Kthimi i Yugo-s legjendare: a do preferohej sot ndër shqiptarë të Kosovës apo Maqedonisë?

    Analistët: Luftimet në Pakistan, të pashembullta në epokën e avionëve reaktivë

    Analistët: Luftimet në Pakistan, të pashembullta në epokën e avionëve reaktivë

    Foli për Gazën: saga gjyqësore e një studenteje turke në SHBA

    Foli për Gazën: saga gjyqësore e një studenteje turke në SHBA

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Shtator 1991: Kur në PD kishte garë reale

by te Sheshi
16/07/2017
in Kryesore, Kujtesë
Reading Time: 6 mins read
A A
Shtator 1991: Kur në PD kishte garë reale

Ka qënë një kohë kur në Partinë Demokratike kishte garë të fortë dhe reale. Ishin fillimet e kësaj partie, ku ishin bashkuar intelektualë të shquar të fushave të ndryshme me synimin fillestar projektimin e Shqipërisë evropiane. Ishte një mision i vështirë padyshim dhe gjithçka do të duhej të niste nga gara reale brenda partisë. Është Kuvendi i parë Kombëtar i PD-së i zhvilluar në shtator 1991, momenti i vetëm kur u zhvillua një garë reale.

Konkuruan për postin e kryetarit të PD-së, Sali Berisha, Neritan Ceka dhe Azem Hajdari. Gara u mbyll me fitoren e thellë të Sali Berishës i cili mori 400 votat e Këshillit Kombëtar, përkundrej 93 votave të Neritan Cekës e 7 votave të Azem Hajdarit.

Por ka një histori paraprake të zhvillimit të asaj gare ku spikat protagonizmi i Berishës dhe përpjekja e tij për të imponuar rregullat e lojës në funksion të zgjedhjes së tij.

Ka pak ngjashmëri në zhvillimet aktuale brenda PD-së me ato që kanë ndodhur 26 vite më parë. PD e themeluar vetëm shtatë muaj më herët vinte e dërrmuar nga humbja në zgjedhjet e 31 marsit të atij viti e cila ishte një goditje e fortë për themeluesit, të cilët me sa duket ishin përgatitur për fitore. Në atë kohë, PD drejtohej nga Sali Berisha i cili ishte zgjedhur si kryetar i përkohshëm për ta drejtuar atë deri në aktivin e 28 shtatorit të atij viti. Nuk ishte një kryetar i ngrirë, siç është sot Lulzim Basha, por nuk ishte as kryetar i zgjedhur nga forumet; ai duhet të çonte PD-në drejt Kuvendit Kombëtar ku do të zgjidhej kryetari dhe forumet.

Përgjatë kësaj kohe, PD u ndesh me problemet e brendshme që kishin lindur ndërmjet drejtuesve qysh në javët e para të themelimit. Shkarkimi i detyruar i Azem Hajdarit për shkak të përfshirjes së tij në disa incidente të “papëlqyeshme”, solli një farë amullie në organimin e brendshëm të PD-së duke theksuar ndarjet mes themeluesve.

Do të vinte shtatori i atij viti dhe Kuvendi kombëtarë ku do të përcaktohej për një kohë të gjatë drejtimi i PD-së nga Berisha, ndoshta deri në fund të historisë së kësaj partie…Berisha nuk e pati aq të lehtë të arrinte në atë ditë kur pushteti i tij më pas do të ishte i padiskutueshëm.

Një projektrregullore e hartuar nga disa prej themeluesve, ku kërkohej që të përjashtoheshin nga gara për postin e kryetarit të PD-së të gjithë ata që kishin qënë pjesë e PPSH-së, e penalizonte Berishën. Por ai nuk u dorëzua dhe përmes lëvizjesh tipike të tij, qysh në atë kohë, ia doli ta përjashtojë atë propozim duke hartuar disa rregullore të tjera që synonin sipas tij, përbashkimin e themeluesve.

Kuvendi u organizua me këtë rregullore të re, sipas së cilës të gjithë ishin të pranuar në garë, pavarësisht rrugës nga vinin. Sipas saj, përcaktues në garë ishte angazhimi në PD që prej momentit të themelimit deri në shtator, kur pritej të zhvillohej edhe kuvendi i parë nga ku do të zgjidheshin drejtuesit e rinj të partisë. Një kriter tjetër ishte integriteti i secilit dhe për këtë arsye një pikë e rregullores i kushtohej kësaj çështje:

“Riroganizimi i partisë, krahas zgjerimit dhe shtimit sasior të anëtarëve, presupozon si nevojë të domosdoshme përmirësimin cilësor të përbërjes së saj konform normave të statutit të partisë. Për këtë, ashtu sic jeni udhëzuar edhe më parë, të largohen nga detyra elementët e padenjë, provokatorë e me vese. Në mënyrë të veçantë, të tregohet kujdes, që këta elementë të mos jenë në asnjë mënyrë në udhëheqje të seksioneve dhe në përbërje të Komiteteve Drejtuese të degëve të PD-së. Gjatë kësaj periudhe të vazhdohet të mendohet e të punohet me precedencë për të ofruar në PD intelektualë dhe njerëz me reputacion e me influencë. Të synohet, që këta të futen pa hezitim në udhëheqjen e seksioneve dhe në KD-të e rretheve. Kjo është esenciale për të rritur autoritetin e partisë. Lidhur me këtë, është gjithashtu e domosdoshme të hiqet dorë përfundimisht nga mentaliteti i gabuar i kultit të nismëtarve të PD-së. Nismëtarët kanë vërtet merita të padiskutueshme, por ata si demokratë të vërtetë duhet të kuptojnë, se është në të mirë të partisë që në drejtim të saj të vihen njerëz sa më të aftë e me reputacion. Për të gjithë duhet të jetë e qartë, se në një sistem të vërtetë demokratik posti në udhëheqje të partisë të obligon vetëm në detyra dhe nuk përbën në asnjë mënyrë privilegje.”

Udhëzim për zhvillimin e zgjedhjeve në PD, prill 1991

Paralelisht me këtë rregullore, qysh në nisje të kësaj fushate në degët e në rrethe mbërriti edhe një material konfidencial, që lidhej me qëndrimet e PD-së lidhur me riorganizimin e saj, me qëndrimet ndaj PS-së, qeverisë së stabilitetit dhe rolit të ministrave demokratë në qeverinë e Ylli Bufit.

Por më kryesorja në këtë material konfidencial ishte pikërisht shmangia e publikimit të debateve brenda partisë. Grindjet, citohet në këtë material, duhej të shmangeshin domosdoshmërisht. Qëndrimi ndaj fraksioneve vinte si një pikë tjetër, e cila rrjedh prej ekzistencës së këtyre debateve. PD-ja u shfaq kundër fraksioneve, ende pa u strukturuar mirë si parti. Materiali i plotë i renditur më poshtë jep detaje rreth secilës pikë.

  • Rreth grindjeve në sferat drejtuese të partisë

Në popull flitet shumë për grindje dhe prishje qejfi midis drejtuesve qendrorë e lokalë, ose midis atyre qendrorë me ata lokalë. Pjesa më e madhe ndër ato që thuhen dihet se janë thashetheme të hartuara dhe të shpërndara nga “zyra e posaçme” e shpifjeve të forcave të vjetra. Por nuk mund të mos bjerë në sy edhe një e vërtetë e pamohueshme, se aktivistë me rëndësi apo deputetë të PD-së i bëjnë pronë të opinionit publik vërejtejet negative që kanë ndaj njëri-tjetrit, gjë që në kushtet e mentalitetit tonë prapanik përhapet me qejf në trajtë thashethemesh, duke i bërë një dëm të madh prestigjit të partisë. Është e domosdoshme, që ky problem të diskutohet me aktivistët kryesorë të partisë dhe të deputetëve dhe të kërkohet që për hir të prestigjit të Partisë Demokratike dhe më gjerë, për hir të fitores së demokracisë, grindjet e vogla dhe qefprishjet në gjirin e partisë të mos dalin në asnjë rrethanë jashtë saj.

E mira është, që njerzit e rëndësishëm të partisë të bëjnë të gjitha përpjekjet për t’u shkëputur nga edukata primitive e interesave meskine apo e sedrës aspak evropiane të hatërmbetjeve për hiç gjë. Mentaliteti modern i njeriut shpirtgjerë, që hap rrugë, që pret me gjakftohtësi vërejtjet (edhe kur ato janë pa vend), duhet të zërë vend para së gjithash në shpirtin dhe zemrën e aktivistëve të rëndësishëm të partisë, e veçanërisht tek drejtuesit e saj.

  • Rreth fraksioneve në parti

Në rrethanat aktuale është i domosdoshëm uniteti për partinë. Kur ka diferenca pikëpamjesh për çështje të vogla, të cilat mund t’i lihen të ardhmes, debatet për këto gjëra është mirë të pezullohen për të mos u bërë mollë sherri. Kur divergjencat lidhen me çështje esenciale, është e domosdoshme që asnjëra nga palët të mos jetë kategorike, a të pretendojë për monopolin e të vërtetës. Debatin duhet ta udhëheqë porosia e një filozofi, që thotë se “në një debat tolerant, secili nga bashkëbiseduesit duhet të niset nga mendimi, se e vërteta mund të jetë sa nga ana e vet, aq edhe nga ana e kundërshtarëve”. Debati nga këto pozita nuk çon kurrë në grindje. Kur pozitat nuk afrohen pranohet kompromosi, ose pozicionet ruhen për diskutime të mëvonshme, pa çuar në grindje. Pozicionet e ndryshme për çështje jothemelore, kur nuk shoqërohen me sulme por mbrohen me argumente të qeta, nuk e dëmtojnë partinë.”

Votimi në Këshillin Kombëtar

I gjithë procesi i zgjedhjeve u krye nëpërmjet votës së fshehtë, por derisa u zgjodh Këshilli Kombëtar qarkullonte ideja se një nen i veçantë përjashtonte nga kandidimi ata drejtues, që kishin të shkuar të lidhur me strukturat e PPSH-së. Lënia jashtë e tyre shkaktonte padyshim debate në grupin e drejtuesve të PD-së.

Vendimi për të lënë jashtë gare, kryesisht për postin e kryetarit të partisë, të kandidatëve që kishin të shkuar të lidhur me strukturat e PPSH-së, u pranua fillimisht në Komisionin Drejtues të PD-së, i cili më pas mori emrin kryesia e PD-së dhe aty u zgjodhën shumë prej kundërshtarëve të Berishës. Më pas, kryetari i përkohshëm Berisha kërkoi që ky propozim të votohej në Këshillin Kombëtar të sapozgjedhur.

Në nisje të mbledhjes Berisha propozoi që kryetari të zgjidhet nga Kuvendi kKombëtar, pra nga delegatët. Ndërkohë, procesi i zgjedhjeve brenda partisë ishte monitoruar përgjatë dy muajve nga Berisha dhe sekretari organizativ Arben Demeti, ndërsa Gramoz Pashko ishte angazhuar në Qeverinë e Stabilitetit.

Sali Berisha mori rreth 400 vota, Neritan Ceka mori 93 vota dhe Azem Hajdari mori shtatë vota. Berisha e fitoi garën në atë Kuvend  dhe padyshim e ndihmoi edhe fakti që ishte kryetar i përkohshëm i PD-së deri atëherë. Neritan Ceka dha një kontribut pozitiv, se si mund të konkurohet me dinjitet. Pas kësaj ai i dha dorën Berishës dhe vazhduam. U zgjodh kryesia e partisë me votim të fshehtë, u zgjodh Këshilli Kombëtar me votim të fshehtë. Ishte koha kur vota në PD kishte peshën reale. /tesheshi.com/

Related Posts

Politico: Një amerikan në zgjedhjet shqiptare
Kryesore

Politico: Një amerikan në zgjedhjet shqiptare

09/05/2025
Nga rrënimi në shkëlqim: xhamia e famshme e një ironie politike
Kryesore

Nga rrënimi në shkëlqim: xhamia e famshme e një ironie politike

09/05/2025
Kush është Papa i ri Robert Francis Prevost?
Kryesore

Kush është Papa i ri Robert Francis Prevost?

08/05/2025
Next Post

Nuk mbarron droga e Llakatundit, gjendet dhe nën tokë

765 raste të reja të kancerit në Kosovë më 2017

765 raste të reja të kancerit në Kosovë më 2017

Pazhurma e Realit dhe goditjet që janë gati

Pazhurma e Realit dhe goditjet që janë gati

TË FUNDIT

  • Të fundit
Saga e një dështimi serial në politikën kosovare

Saga e një dështimi serial në politikën kosovare

09/05/2025
Akuzat ndaj Jordanisë mbi ndihmat në Gaza

Akuzat ndaj Jordanisë mbi ndihmat në Gaza

09/05/2025
Politico: Një amerikan në zgjedhjet shqiptare

Politico: Një amerikan në zgjedhjet shqiptare

09/05/2025
Nga rrënimi në shkëlqim: xhamia e famshme e një ironie politike

Nga rrënimi në shkëlqim: xhamia e famshme e një ironie politike

09/05/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Justinian Topulli: Padija fetare e shqiptarëve

Nga Paolo Farinella: Heshtja për Gazën dhe palestinezët, Perëndimi civil e i krishterë i shuar përfundimisht

Nga Redi Shehu: T’ia thuash zullumqarit të vërtetën në sy

Nga Labinot Kunushevci: Cila ideologji ia solli tragjeditë më të mëdha historike njeriut?

Nga Ornela Çuçi: Trump rirreshton botën

Nga Justinian Topulli: Tregti me Allahun apo me dynjanë?

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni