Një grup prej 7 eurodeputetësh nga Komisioni i Jashtëm i Parlamentit të BE-së mbërrijnë në Tiranë në kulmin e një krize politike diktuar nga akti ekstrem i opozitës për të dorëzuar mandatet.
Kryesuesi i këtij grupi, Tunne Kelam, një emër i panjohur për opinionin shqiptar, përcolli paraprakisht këtë mesazh: “Ne dënojmë të gjithë retorikën politike që nxisin dhunën dhe i kërkojmë opozitës të ripërfshihet në proceset demokratike në Parlament. Qeveria dhe opozita me urgjencë të mos të përkeqësojnë situatën dhe të përfshihen në diskutime konstruktive”.
Kjo vizitë në fakt ishte paralajmëruar kohë më parë dhe kishte si objektiv mbledhjen e të dhënave për një konkluzion lidhur me negociatat. /tesheshi.com/