Emiliano Biraku, shqiptari i PD-së italiane të Matteo Renzit, ka komentuar dorëheqjen e këtij të fundit gjatë një prononcimi në Ora News. Sipas tij, edhe pse Renzi u largua duke respektuar statutin, përgjegjësia e humbjes nuk është vetëm e tij.
“Duke parë rezultatin që ishte nën 20%, kjo ishte e pritshme. Shpresojmë që mos instrumentalizohet humbja vetëm tek Renzi. Unë jam i sigurt se nuk është vetëm për fajin e tij. Kjo është edhe për shkak të politikave të të majtës, por edhe te vështirësitë që është krijuar mbi temën e emigracionit”, tha Biraku.
Ndërkohë, ai e çoi përgjegjësinë e humbjes dhe tek përçarja e së majtës.
“Ne prisnim një rezultat më të mirë, por ky është vullneti i italianëve do ta respektojmë dhe tani do mendojmë për të ndërtuar një opozitë dhe për të riformatuar tyë majtën pasi jemi të përçarë”, theksoi shqiptari i të majtëve italianë. /tesheshi.com/