Artinis Hajdarmataj, 20 vjeç, u arrestua nga policia në Britaninë e Madhe me akuzën e trafikut të narkotikëve.
Sipas raportimeve nga mediet, ai u ndalua në Uinkuorth Rod, të Benstid nga policia e Surreit, ndërsa u prezantua si shtetas portugez, madje tha se quhej Samuel Alves.
Policët e pranuan sfidën e shqiptarit dhe i kërkuan të fliste portugalisht. Por, duket se këtë llogari 20-vjeçari nuk e kishte bërë, çka u bë shkak për t´a shoqëruar në komisariat, ku pas verifikimeve rezultoi se ishte i kërkuar për trafik droge. /tesheshi.com/