Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Putin e shkarkoi këtë mëngjes: ministri rus kryen vetëvrasje

    Putin e shkarkoi këtë mëngjes: ministri rus kryen vetëvrasje

    Dëshpërimi izraelit me Gazën e pamposhtur, edhe pse nën gjenocid

    Dëshpërimi izraelit me Gazën e pamposhtur, edhe pse nën gjenocid

    Izrael: zvarrë për t’u bërë ushtar!

    Izrael: zvarrë për t’u bërë ushtar!

    Anëtarët e NATO-s me shërbim të detyrueshëm ushtarak?

    Anëtarët e NATO-s me shërbim të detyrueshëm ushtarak?

    Debat mbi nikabin në vendin me shumicë muslimane

    Debat mbi nikabin në vendin me shumicë muslimane

    Reagimi i parë i Trump-it për partinë e re nga Musk

    Reagimi i parë i Trump-it për partinë e re nga Musk

    “Oh my God!”: një tragjedi amerikan në Ditën e Pavarësisë

    “Oh my God!”: një tragjedi amerikan në Ditën e Pavarësisë

    Financial Times: Plani “Aurora” për të zhvendosur palestinezët nga Gaza

    Financial Times: Plani “Aurora” për të zhvendosur palestinezët nga Gaza

    Gjermanët drejt “lënies” së birrës?!

    Gjermanët drejt “lënies” së birrës?!

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Shqiptarët e Malit të Zi katandisen me 1 deputet, por ja pse është një “mandat i artë”

by te Sheshi
17/10/2016
in Bota & Rajoni, Kryesore
Reading Time: 3 mins read
A A
Shqiptarët e Malit të Zi katandisen me 1 deputet, por ja pse është një “mandat i artë”

Nga Ylli Pata

Shqiptarët e Malit të Zi përfundojnë vetëm me 1 deputet në Parlamentin e ri që doli nga zgjedhjet e së dielës.

14523091_10154553351294028_5978863740195944961_n

Nga 4 që kanë pasur para 12 vitesh, shqiptarët zbritën në 3, më pas dy e tani vetëm një; dhe ky është Genci Nimanbegu i koalicionit “Shqiptarët e Vendosur” që kishte së bashku partitë “Forca”, “UDSH” dhe “Alternativa Shqiptare”.

Listat e tjera nuk kanë arritur të kapin pragun për të hyrë në Parlament.

Edhe pse në zhvillimet numerike kemi të bëjmë me një “tragjedi politike”, mund të thuhet pa frikë se mandati i vetëm i shqiptarëve është i “artë” pasi si Gjukanoviç që ka fituar shumicën relative të parlamentit me 36 deputetë dhe që do e marrë e para mandatin për krijimin e qeverisë, ashtu dhe opozita malazeze, si koalicione janë fifty-fifty, pra 40 me 40.

Nga 81 vende që ka Kuvendi i Malit të Zi, pikërisht numrin tek (1) e ka Genc Nimanbegu që natyrisht do të kthehet në njeriun më të rëndësishëm të Malit të Zi apo me “kingmakerin” e politikës vendase.

Për herë të parë, Milo Gjukanoviç ndodhet nën “mëshirën” e të tre pakicave kombëtare: boshnjakët që kanë dy deputetë, shqiptarët 1 dhe kroatët 1.

Por dy partitë e para kanë një marrëdhënie më të ngushtë me kryeministrin e Malit të Zi, ndërsa shqiptarët kanë pasur polemika të vazhdueshme.

Ndaj, i vetmi deputet shqiptar është më i rëndësishëm se kurrë.

Kjo për arsye edhe të forcimit të madh të partive opozitare të Malit të Zi, të cilat për herë të parë kanë qenë shumë, po shumë pranë fitores së zgjedhjeve në vendin që sapo është pranuar në NATO.

Janë katër forca opozitare të sponsorizuara me miliona nga Rusia: Fronti Demokrat, që ka marrë 20,6% të votave dhe 18 deputetë; koalicioni “”Çelësi” që ka marrë 10.7% ose 9 deputetë; Demokratët kanë fituar 10.5; dhe Partia Socialidemokrate e Krivokapiçit (u ble me miliona nga rusët dikur aleat i Gjukonoviçit) ka fituar 5% të votive dhe 4 deputetë.

Pra e gjithë opozita ka vetëm 40 deputetë dhe i duhet vetëm një mandat për të qeverisur.

Lojrat kanë nisur të luhen rëndë që prej orëve të para të ditës së sotme.

Kryeministri Gjukanoviç nuk doli të shpallë fitoren deri pas mesnatës; dhe eksponentë të opozitës dolën që të thonë se kanë 41 mandate për të qeverisur por pa i specifikuar ato.

milo

Në orën 00.40, Miloja, i veshur me xhaketën e vjetër të lëkurës që e mbante gjatë vitit 1997, prodhim malazez, shpalli fitoren dhe tha frazën që tregoi se i kishte mbyllur llogaritë: “Mali i Zi vazhdon rrugën e sigurtë europian e dhe po plotëson protokollin për t’u bërë anëtar me të drejta të plota i NATO-s pas marrjes së ftesës. Ne e mbrojtëm Malin e Zi nga ata që donin të merrnin të ardhmen e tij. Ne e ruajtëm. Partia Demokratike e Socialistëve ka fituar e vetme përballë 15 partive që kanë marrë miliarda nga ata që donin ta hiqnin Malin e Zi nga a ardhmja”.

Realisht të gjithë forcat e opozitës kanë kërkuar që Mali i Zi të largohet nga NATO dhe të afrohet drejt aleatit tradicional, Rusisë.

Qeveria e ardhshme sipas të gjitha gjasave do të formohet nga PDS e Gjukanoviçit që ka 35 deputetë, socialdemokratët, 2 deputetë, boshnjakët që kanë 2, shqiptarët që kanë 1 dhe kroatët që sërish kanë 1; dhe që së bashku të gjithë bëjnë 41. Pra do të kemi një qeveri ku pakicat kombëtare do të kenë rol vital dhe më të fuqishëm.

Mediat malazeze kanë folur gjithsesi për një afrim të demokratëve të opozitës në një bashkëpunim strategjik, por Gjukanoviç nuk përmendi mandate. Ai tha se gjithçka është e sigurtë për qeverisjen e ardhshme të Malit të Zi.

Parlamenti i ardhshëm i Malit të Zi

0b474cc128a02ee6af09bdee66fa44ac

PDS(Gjukanoviç): 35 deputetë.

Fronti Demokratik 18 deputetë.

“Çelësi”: 9 deputetë.

Demokratët 8 deputetë.

Partia Social Demokrate: 4 deputetë.

Social Demokratët: 2 deputetë.

Partia Boshnjake: 2 deputetë.

HGI(partia kroate) 1 deputet.

Shqiptarët e Vendosur: 1 deputet.

Gjithsej 81, shumica e duhur për të qeverisur 41. /tesheshi.com/

Related Posts

Putin e shkarkoi këtë mëngjes: ministri rus kryen vetëvrasje
Bota & Rajoni

Putin e shkarkoi këtë mëngjes: ministri rus kryen vetëvrasje

07/07/2025
Dëshpërimi izraelit me Gazën e pamposhtur, edhe pse nën gjenocid
Kryesore

Dëshpërimi izraelit me Gazën e pamposhtur, edhe pse nën gjenocid

07/07/2025
A është Turqia superfuqia e re e teknologjisë ushtarake?
Analizë

A është Turqia superfuqia e re e teknologjisë ushtarake?

07/07/2025
Next Post
Vilareali imiton kryesuesit: një tjetër fitore e thellë në La Liga

Vilareali imiton kryesuesit: një tjetër fitore e thellë në La Liga

Nis beteja e shumëdiskutuar për Mosulin, Turqia kërkon shmangien e përplasjeve sektare

Nis beteja e shumëdiskutuar për Mosulin, Turqia kërkon shmangien e përplasjeve sektare

Një histori e shkurtër fashion e “kaftanit maroken”

Një histori e shkurtër fashion e “kaftanit maroken”

TË FUNDIT

  • Të fundit
Putin e shkarkoi këtë mëngjes: ministri rus kryen vetëvrasje

Putin e shkarkoi këtë mëngjes: ministri rus kryen vetëvrasje

07/07/2025
Dëshpërimi izraelit me Gazën e pamposhtur, edhe pse nën gjenocid

Dëshpërimi izraelit me Gazën e pamposhtur, edhe pse nën gjenocid

07/07/2025
Mesazhet: një Athinë ndryshe nga Korça

Mesazhet: një Athinë ndryshe nga Korça

07/07/2025
A është Turqia superfuqia e re e teknologjisë ushtarake?

A është Turqia superfuqia e re e teknologjisë ushtarake?

07/07/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Nga Edmond Arizaj: “Sindromi Leart Vasili” dhe shoqëria shqiptare

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni