Disa qindra shqiptarë, përfshirë veteranët e UÇK-së, bllokuan këtë mëngjes rrugën për në Banja të Skënderajt në Drenicë, ku planifikohej të shkonte presidenti Vuçiç, në kuadër të vizitës së tij dy-ditore në Kosovë.
Bllokada është vendosur, siç thonë ata, disa kilometra larg Kosovska Mitrovicës dhe turma mbanë banderola kundër vizitës së presidentit serb Aleksandar Vuçiç në Kosmet.
Në regjistrimet e transmetuara nga RTS, shihet një grup i madh shqiptarësh në rrugë, me mesazhe refuzuese ndaj kësaj vizite. Nga ana tjetër, ka qenë kryeministri Haradinaj ai që ka urdhëruar zyrtarisht ndalimin e kësaj vizite në Drenicë.
“Siguria e qytetarëve është mbi të gjitha. Kam tërhjekur lejen e dhënë nga Ministria e Punëve të Jashtme për vizitë të Presidentit Serb në zonën e Drenicës. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë”, ka shkruar Haradinaj. /tesheshi.com/