Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një  kryebashkiak japonez

    “Do të doja që Trump të vinte këtu…”, tha një kryebashkiak japonez

    Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

    Valët e të nxehtit dhe zjarret, viktimat e para në Evropë

    A do ta aneksojë Izraeli Bregun Perëndimor?

    A do ta aneksojë Izraeli Bregun Perëndimor?

    Klima që i kushton Evropës miliarda euro

    Klima që i kushton Evropës miliarda euro

    Pendesa e Elon Musk

    Pendesa e Elon Musk

    Viktimat e një qytetërimi me rrënjë dhune

    Viktimat e një qytetërimi me rrënjë dhune

    Qershori, “muaji i zi” izraelit në Gaza

    Qershori, “muaji i zi” izraelit në Gaza

    Gjykata e Beogradit liron gjeneralin serb për krimet në Srebrenicë

    Gjykata e Beogradit liron gjeneralin serb për krimet në Srebrenicë

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Shqiponja: debat politik apo estetik? Ç’e dallon Ramën nga Nano, Meta, Berisha e Basha…

by te Sheshi
12/11/2018
in Kryesore, Politikë
Reading Time: 4 mins read
A A
Shqiponja: debat politik apo estetik? Ç’e dallon Ramën nga Nano, Meta, Berisha e Basha…

Mes krerëve të politikës shqiptare po konsumohet një përplasje e rradhës e cila i përket në fakt sferës estetike: mega-shqiponja e Pavarësisë e hequr nga rrethrrotullimi i Laprakës në hyrje të Tiranës. Dhe e gjitha kjo për shkak të një efekti të Ramës në politikëbërje, ku reflekton dhe identitetin e tij artistik – ai që ka qenë para se të hyjë në politikë, e që është dhe profili i tij bazë profesional.

Rama ka qenë pedagog në Akademinë e Arteve, dega e Arteve Figurative, ku si i diplomuar për pikturë, ka ushtruar dhe detyrën e profesorit në këtë lëmi. Dhe ndryshe nga sivëllezërit e tij në politikë, kjo e kaluar ka patur në mënyrë konstante prezencën e vetë dhe në karrierën politike. Nano si ekonomist, Meta gjithashtu si i diplomuar në ekonomi, Berisha si mjek, e më pas Basha si jurist, askush prej këtyre emrave nuk e ka reflektuar fort e dukshëm profilin profesional më pas dhe në karrierën politike. Nano e Meta, pos që kurrë nuk lanë ndonjë model ekonomik të suksesshëm për aq sa qeverisën, kurrë nuk u dëgjuan që të paktën të  shpalosin ndonjë vizion ekonomik mbresëlënës. Pra, të tregonin vlerën e arsimimit ose formimit të tyre profesional. Po kështu dhe me Berishën. Në kaq vite politikë, prej së cilave gjysmën e ka në pushtet, së paku në shëndetësi nuk kanë lënë asnjë impakt suksesi si qeveritar. I ka munguar gjithashtu dhe një vizion se si do mundej që Shqipëria të kishte një shërbim shëndetësor model. Siduket, bashkë me bluzën e bardhë, në fillim të ’90-ve kur u kaloi në politikë, “hodhi tutje” dhe kredot e tjera profesionale që mund t’i përkisnin sferës së menaxhimit. Ngjashëm dhe Basha. I formuar si jurist, në të gjithë ligjërimin e tij politik, mungon dramatikisht shpalosja edhe e një pregatitjeje juridike.

Mu për këtë arsye, ngase shumë çështje të aspektit politik lidhen dhe me atë juridik, Basha do mund të ishte zëri më tërheqës në zbërthimin me gjuhë profesionale të ngërçeve të ndryshme me natyrë juridike. Madje ky formim, mund dhe do ishte dhe arma e tij më e fortë prej kur vendosi t’i hyjë politikës. Do ishte detaji që do bënte diferencën. Imagjinoni një moment që në respekt të formimit akademik e profesional, Basha i ofrohet Shqipërisë si një specialist fushe në shkencat juridike e konstitucionale, duke ndërmarrë një reformë në drejtësi, pse jo me emërin tij për t’u futur në histori. Fatkeqësisht, sa për të ashtu dhe për vendin, ky dimension i ka munguar dhe vijon t’i mungojë.

Ndërsa Rama ka qenë paksa ndryshe. Ka bërë politikë dhe me laps, letër e ngjyra. Madje e ka trajtuar këtë si një ndër të veçantat e tij, prej atyre që bëjnë diferencën. E shfaqi këtë që në nisje si kryetar i Bashkisë së Tiranës, duke vendosur që të lyejë fasadat e pallateve të hirta të Tiranës. Zërava që ia kundërshtuan fort shndërrimin e qytetit në “triko leshi me kolore penjsh”, iu përgjigj me argumentin se diçka e tillë do ndikonte pozitivisht në emicionet e ndjesitë e njerëzve, dhe se do i jepte qytetit një energji të re ngacmuar nga ngjyrat.

Dhe ç’prej atëhere, Rama e ka patur qasjen estetike komponente të tij. Para se mbërrihet te mega-shqiponja e Laprakës, përplasje të ngjashme kanë ndodhur mbi bunkerin simbolik të BunkArt 2 te Ministria e Rendit, apo për obeliskun e “Dy Gishtave” në Kavajë.

Në rastin e shqiponjës, dhuratë nga milioneri tetovar Lazim Destani për 100-vjetorin e Pavarësisë, përplasja ka marrë dhe karakter patriotik. Rama është akuzuar se po shemb një simbol kombëtar. Monumenti do hiqej pasi aty ndërtohet një mbikalim, por kryeministri, për ta bërë të qartë se nuk do të rivendoset më gjëkundi, ose të paktën jo në atë vend dhe jo në atë formë, nuk ka ngurruar që të shfaqë padakortësinë e tij estetike, me burim profilin bazë para se të hyjë në politikë, që është pra ai i një profesori në artet figurative. Debati në këtë rast duhej të zhvillohej mes tij dhe Ardian Isufit, një tjetër profesor i kësaj lëmie, i pozicionuar pranë PD-së. Duhej të ishte ky i fundit që duhej ta mbronte performancën e deritanishme të shqiponjës, karshi kritikave estetike të Ramës, si koleg artesh apo ish-student i tij.

Sepse çështja shtrohet: është debat politik, patriotik apo artistik?

Politik nuk ka pse të jetë gjersa arsyet e heqjes janë urbane. E gjithashtu dhe nga fakti se shqiponja nuk ka përbërë ndonjë aset politik të PD-së, prej së cilës ajo merr ndonjë goditje e qeveria ndonjë përfitim.

Nuk ka pse të jetë as patriotik, pasi Rama nuk ka interes të marrë kosto gjykimi nacional për një simbol kombëtar që nuk prish asnjë punë. Tek e fundit populli, folklorikisht ndihet mirë me të.

Mbetet të jetë pra estetik, e kjo është arsyeja që opozita duhet të flasë me tjetër zë në këtë rast: të atij që është i specializuar në këtë punë. Më konkretisht, Ardian Isufit. Ky i fundit është autor i instalacioni me bunker në afërsi të selisë së Kuvendit, vepër për të cilën Rama nuk ka shprehur kurrë rezerva. /tesheshi.com/

Related Posts

Hamasi shqyrton një armëpushim, por lufta vazhdon: a do të ketë një marrëveshje?
Diplomaci

Hamasi shqyrton një armëpushim, por lufta vazhdon: a do të ketë një marrëveshje?

03/07/2025
Një “mister” i bregdetit italian si alarm mjedisor
Kryesore

Një “mister” i bregdetit italian si alarm mjedisor

03/07/2025
“Ora e xhumasë”: pse qeveria duhet t’i thotë  “po”
Kryesore

“Ora e xhumasë”: pse qeveria duhet t’i thotë “po”

02/07/2025
Next Post
Zjarret në Kaliforni: 31 të vdekur, më shumë se 250,000 të evakuuar

Zjarret në Kaliforni: 31 të vdekur, më shumë se 250,000 të evakuuar

Rama sqaron Metën për Lleshin: ja si zgjidhet vorbulla juaj e panevojshme…

Rama sqaron Metën për Lleshin: ja si zgjidhet vorbulla juaj e panevojshme…

Këshilla e një diplomati: si Thaçi e Vuçiç duhet t’i japin fund Luftës së Parë Botërore në rajon

Këshilla e një diplomati: si Thaçi e Vuçiç duhet t’i japin fund Luftës së Parë Botërore në rajon

TË FUNDIT

  • Të fundit
Ngjan e pabesueshme: Diogo Jota nuk jeton më….

Ngjan e pabesueshme: Diogo Jota nuk jeton më….

03/07/2025
Hamasi shqyrton një armëpushim, por lufta vazhdon: a do të ketë një marrëveshje?

Hamasi shqyrton një armëpushim, por lufta vazhdon: a do të ketë një marrëveshje?

03/07/2025
Ishte 3 korriku 1971…dita e fundit për këtë gjeni në mbrapshti

Ishte 3 korriku 1971…dita e fundit për këtë gjeni në mbrapshti

03/07/2025
Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

Guardian: Izraelitët, bombë 230 kg mbi kafene

03/07/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Nga Edmond Arizaj: “Sindromi Leart Vasili” dhe shoqëria shqiptare

Nga Fitim Zekthi: Kriza e PD-së, si krizë kulturore

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni